E enjte, 25.04.2024, 02:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Bacelli: Kush është shkronjësi modest Luan Kalana?!

E marte, 27.08.2019, 11:04 AM


Agim Bulgareci Bacelli ,shkrimtar

PASTHËNIE

-"Kush është shkronjësi modest Luan Lumeka Kalana?!"

Dy fjalë për ju lexues.

-Shumë shqiptarë në internet, website e facebook e njohin

Luanin nëpërmjet artilerisë së tij letrare. Mua më pëlqen ta

thërres “Topçiu i Letrave”, por thjeshtësia e tij e natyrshme dhe

konservative përsa i përket natyrshmërisë së një devolliu

tabanor, s’më lejon të vazhdoj superlativitetin tim ndaj penës

tipike luanore.

Pamja origjinale e Luanit është po ajo e pasqyruar virtualisht

në websitet letrare: një buzëqeshje devolliçe i varet përherë në

fytyrë dhe nuk i prishet edhe kur dikush tenton t’ia turbullojë;

pastaj është fjala e butë, e shtruar dhe e çelur si një boçe

burbuqesh që sa vjen dhe më shumë çelet pasi ecën me

pjekurinë e kohës. Unë tashmë e di se “bardhaku qit çfar’ ka

barku” dhe se bukuria e njeriut rritet nga bukuria e mendimit që

e kthen fjalën e folur në të shkruar.

Megjithëse vështirë të gjesh tek ai një mendim për veten,

sepse s’do që të mburret e të shprehet se kush është, kam

mundur të kap disi atë të fshehtë për veten e tij: “Kam qënë e do

të mbetem një njeri i thjeshtë, jo vetëm për modesti. Një prind si

ju; dje ish-mësues i gjuhës shqipe në Shqipëri, sot një qytetar

shqiptaro-amerikan – më shumë devolli - që ishte, është dhe do

të jetë shqiptar i shqiponjtë që nga flokët e deri tek thonjtë.”

Luani është invalid në dokumenta amerikane. I sëmurë dhe i

operuar disa herë nga zemra. Po të mos punosh, ndjen një farë

keqardhje, të duket vetja parazit. Për mua ai punon, madje

punon shumë, aq shumë sa s’ka kohë të lirë! Ka ndihmuar

shqiptarët e ardhur pas tij në gjetjen e strehimit, punësimit,

blerjen e makinave dhe shkollimin e fëmijve të tyre, duke

nënçmuar sëmundjen, bllokimin e venave të zemrës, aq sa në

Waterbury në Connekticut e thërrisnin “Nënë Tereza,” një

aktivist patriot i shquar në organizmin e aktiviteve në diasporë.

Nuk po zgjatem në këtë aspekt se ai nuk pëlqen superlativat

dhe komplimentet. Është anëtar i rregullt i librarisë amerikane.

Aktiv sa askush duke i hedhur shkrimet në internet. Aktiv në

aktivitete kombëtare shqiptare në emigrim ku dallohet Florida. I

rregullt në biseda dhe telefonata me miq e dashamirës. Lexon

dhe shkruan papushim, aq sa, me shaka, i them, Luan na mbyte!

S’dalim dot nga deti yt i letrave dhe bombardimeve artilerike

letrare! Sigurisht që qesh dhe më bën vërejtje të mos shkruaj nga

këto shakara. Kjo është e natyrshme sepse kur shkruan, më parë

duhet të lexosh, po që të lexosh duhet të ecësh edhe nëse je pa

këmbë. Dhe nëse ecën, dmth jeton dhe, kur jeton s’mund të

jetosh dot pa lexuar.

Luan, ja që më në fund e shkrojta, pasi rastin ma dha libri yt

më i fundit, “Prelud Krenarie, mozaik letrar” të cilin ti, me

zemërgjerësinë që të karakterizon, ma dërgove menjëherë pa

dashur të marrësh honorar. Të falenderoj publikisht dhe më lejo

të them pakë fjalë rreth librit.

Libri “Prelud krenarie” është vërtet një mozaik letrar i bukur

me ese, hulumtime, monografi, rezyme, kumtesa, artikuj, skica,

portrete, fabula, vjershërime dhe grimca të tjera letrare; të gjitha

të këndshme që lexohen me ëndje, sepse shkruan mendimin

tënd, citon thënie e vlerësime të spikatura të figurave historike,

letrare, sjell fragmente të marra nga dëshmi dokumentare nga

më të funditt, nga puna juaj si një studjues i pasionuar.

Redaktor i librit është një njeri i ditur dhe i gjithanshëm në

njohuri; vërtet një fisnik letrar i Devollit, Kosta Nake, të cilin

pata fatin ta njoh nga afër dhe të ndjej një respekt dhe admirim

jo vetëm për diturinë e tij por edhe për një veti që unë e çmoj

shumë, bujarinë që e mban fisnik njerinë.

Në fakt, brenda këtij libri janë tre pjesë (s’është trilogji) ku i

pari është vërtet një monumet letrar për nga tema: Prelud

krenarie – obeliskë të Kombit, i cili përmban 15 shkrime ku

gjenden disa nga komentet për veprat e shqiptarëve më të

dalluar në art, letërsi dhe kinematografi që autori i ka për zemër.

Në pjesën e dytë: Motive shqiptare, janë disa komente rreth

miqve dhe shokëve të autorit ku bëhen 12 shkrime dhe që mund

të them se aty Luani ka derdhur dashurinë e tij jo vetëm për

letërsinë e miqve të tij, por mbi të gjitha për vetë miqtë e tij që i

çmon shumë duke derdhur një mirënjohje dhe respekt që i ka me

shumicë jo vetëm në të shkruar por edhe në jetën shoqërore.

Në pjesën e tretë: Burime krenarie, autori ka 15 shkrime të

tjera ku shumica janë limfa shpërthyese e shpirtit poetik të tij.

Me aq sa dallova nga brendia e librit, vura re se autori

emigrant “ka marrë me vete baltën e Devollit” si një shenjë

krenarie dhe fati. Në çdo shkrim dallohet dashuria për

vendlindjen, atdheun, miqtë dhe të afërmit e tij. Aty ndjeva jo

vetëm mallin për atdheun, por edhe erën e luleve vishocicare

përzjerë me kundërmimin e faunës dhe florës shqiptare,

valëzimin e bimëve të arave dhe frutikulturës ku pikon pika e

parë e dollisë devolliçe, dëgjova cicërimat e zogjve të gëzuar si

në asnjë vend tjetër të botës, ashtu siç është dhe shpirti i

shqiptarit të thjeshtë!

Autori ka peneluar bukur tipe dhe karaktere nga personazhet

reale të jetës shqiptare dhe sidomos devollite, i ka daltuar aq

bukur sa i ka bërë që lexuesi t’i dashurojë por edhe të mendojë

se Luan Kalana është mjeshtër enciklopedik i karaktereve të

njerëzve realë që ka njohur apo studiuar. Aty gjeta me kënaqësi

të madhe jo vetëm shqiptarë por edhe pellazgë, ilirë dhe arbër.

Gjeta të Madhin Skënderbe që i jep librit madhështi, gjeta Nënë

Terezën e vogël nga shtati por të madhe nga shpirti që i jep

bujari dhe thjeshtësi pafund.

E pata lexuar librin pjesë-pjesë në faqet internetike, por këtu

i gjeta të gjithë ato personazhe madhështorë si në një dasmë

devollite, ku pashë edhe veten time...

I uroj mikut tim Luan Kalana sa më shumë suksese të

mëtejshme në krijmtari duke i thënë të vazhdojë të shkruajë për

heronjtë e thjeshtë shqiptarë si dhe për miqtë e tij, si deri tani, që

ai i do kaq shumë.Sa e kam pyetur kam marrë vesh indirekt se

ka në dorë një libër të ri me novela dhe mund të na bëjë

surprizën e radhës.

Nuk fola shumë për librin duke i lënë hapësirë gjithsecilit të

shtojë diçka dhe sidomos atyre “vallëtarëve” që “kërcyen”

bashkë me mua.

Faleminderi, Luan!

@-Agim Bulgareci Bacelli, New York

Shkrimtar,Konsulent i botimit te librave te Luan Kalanes.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora