Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Drançolli: Një dokument i vitit 1439 kushtuar Skënderbeut që pas vete ka lënë shumë dilema

| E hene, 26.08.2019, 12:50 PM |


Një dokument i vitit 1439 kushtuar Skënderbeut që pas vete ka lënë shumë dilema, të cilat edhe sot e gjithë ditën kërkojnë zgjidhje!?

Është fjala për një vendim të Senatit të Republikës së Raguzës, i cili njofton për kërkësën e Gjon Kastriotit në kontekstin e marrjes së qytetarisë/nënshtetësisë së Republikës së Raguzës. Vendimi mban datën e 10 korrikut 1439. Dokumenti ka këtë përmbajtje:”Prima pars est de confirmando carta civilitatis Georgio Castrioth (emër ky i fshirë ose i korgjiuar) prout et quemadmodum facto fuit Juano Castrioth petri suo...per omnes” (“Së pari është konfirmimi i kartës së qytetarisë/nënshtetësisë së Gjergj Kastriotit (emri i të cilit është fshirë ose korigjuar) që është bërë në përputhje më dekretin e Gjon Kastriotit, atit të tij... për të gjithë”).

Në margjinë: “Pro civilitate filijs Juani Castrioth facto” (“Për qytetarinë e bijve të Gjon Kastriotit”).

Burimi: Nga kërkimet në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut (2017), rializim nga MA sc. R. Manaj, MA sc. R. Panxha, dhe nga autori i postimit.