E premte, 19.04.2024, 04:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Elvi Sidheri: Nënë Tereza - gjyshja tipike shqiptare

E hene, 26.08.2019, 12:50 PM


Nënë Terezës gjithmonë kam dashur t'ia kujtoj ditëlindjen në vend të ditës kur vajti në amshim, pranë Hyut, të cilit ia kushtoi jetën e shëlbimin, mundin e vetëmohimin e saj të skajshëm, nga Shkupi në rrugët e ndotura të Kalkutës.

Nënë Tereza ishte një grua, një shqiptare imcake, shtatmpakur dhe kërrusur nga vitet, por vigane e paepur në zemër e shpirt, ndërsa pa nevojë britmash e mburrjesh vetëlëvduese iliro-pellazge, diti t'i dëshmonte botës përmes shëmbëlltyrës së veprës së saj, më të mirën absolute të shpirtit shqiptar, me thjeshtësinë e sjelljes, me qëndrimin e përvuajtur dhe jetën e saj në çdo ditë e çast kur pati frymuar.

Kjo e bëri Shenjtore,

Ajo ishte gjyshja tipike shqiptare, që shumëkujt nga ne i kujton gratë e mençura e të urta që na patën rritur, me të njëjtën dhembshuri, përkushtim e mirësi, siç Nën Tereza përqafoi të skamurit e krejt globit, si sinonim i të mirës e dashurisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora