Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Kabili: Lufta Nacionalçlirimtare dhe Benda

| E hene, 26.08.2019, 10:15 AM |


Lufta Nacionalçlirimtare dhe Benda

Nga Ibrahim Kabili

Lufta e krahinës sonë kundër pushtuesve nuk mund të merret e shkëputur nga situata e përgjithëshme në të cilën ndodhej vendi. Sot në vend që të evidentohen këto vlera të luftës, disa politikanë dhe një pjesë e akademikëve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, po përpiqen ta paraqesin sot këtë si luftë civile. Eshtë e pamundur të shkruash disa radhë për luftën në krahinë, për vlertat e sajë, pa hedhur poshtë me  indinjatë antivlerat e sotme ndaj luftës në përgjithësi. Një antivlerë e tillë për luftën qe Mit'hat Frashëri. Ai qe kreu i Ballit Kombëtar, figura kryesore kolaboracioniste që bashkëpunoi me armikun. Mbas 75 vjetësh eshtrat e tijë sillen në Atdhe dhe rivarroset me një ceremoni zyrtare pompoze! Ai e meriton një varr në tokën amë, por jo pranë tre frashëllinjëve të mëdhej. Kjo është absurde, e pa pranueshm dhe nuk mund të legalizohet kurrë në memorjen e shqiptarëve. Objektivi dhe strategja e tyre është tjetërsimi i luftës!

LNÇ-ja qe luftë antifashiste, kundër pushtuesit. Ajo na radhiti në kampin e fituesve. SHqipëria nisur nga numri i popullsisë dhe fuqia ekonomike dha një kontribut të madh në këtë luftë. Ajo u çlirua me forcat e veta pa praninë e ushtarëve të huaj, të bllokut antifashist. Peshën më të madhe në këtë luftë e mbajti populli, rinia, shtresat e varfëra, të motivuara nga ideologjia kombëtare dhe drejtuara nga Shtabi i Përgjithshëm i U.N.ÇL. Kjo luftë qe një nga periudhat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë që çoi në çlirimin e vendit. Idealet e luftës janë aktuale dhe sot, ato nuk mund të shuhen kurrë në memorjen e kombit.

Historianë me peshë si Paskal Milo, Pëllumb Xhufi,  specialistë të fushës së historisë dhe intelektualë të tjerë me fakte dhe argumenta të shumta vërtetojnë se LANÇ qe luftë kundër pushtuesit dhe jo luftë civile.

Lufta Nacionalçlirimtare u përkrah dhe në krahinën tonë. Natyrisht lufta në Bendë u zhvillua në kuadrin e Luftës Nacionalçlirimtare. Parë në këtë kontest mund të themi, dhe madje jemi dhe krenar që edhe krahina jonë dha kontributin e sajë në luftë. Edhe për Bendën e banorët e sajë pushtimi i vendit më 7 prill 1939 qe i rëndë. Si i tillë ky pushtim solli mjaft indiniatë, zemërim, urrejtje popullore dhe qëndresë njëkohësisht. Sipas të dhënave nga zona jonë ka patur demonstrues në  protestën popullore të 6 prillit 1939 në Tiranë. Po kështu në rezistencën e 7 prillit 1939 në Durrës kanë marrë pjesë disa nacionalistë nga krahina. Midis tyre përmendim: Bajram Celami, Sulejman Balliu, Metan Koni, Dërvish Xhia, Adem Bilja, Zyber Bilja, Xhemal Tafa, Bajram Tafa, Met Kurti, Bajram Tarja,  Ismail Tarja, Mustafa Hidër Balika, Xhemal Qevani, Xhemal Balika, Selman Lami, Hajdar Elezi, Ram Allushi, Adem Meta, Hysen Tufa, Hysen Kaca etj. Këto morën pjesë dhe bënë rezistencë nën drejtimin e Abaz Kupit. Kjo reziztencë qe në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme shekullore që kanë  bërë banorët kundra pushguesve turq, serb, malazez, austro-hungarez, grek, italian, gjerman. Benda n? bashkëpunim dhe me krahina të tjera fqinje ka dhënë kontributin e sajë në mbrojtjen e vendit.

Populli i zonës nuk mund të pajtohej me pushtimin ndaj filloi të organizohej në forma të ndryshme në mbështetje të luftës. Lufta pati si objektiv madhor luftën kundër pushtuesit ndaj u mbështet fuqishëm nga banorët. Fillimisht në krahinë janë formuar 5-6 çeta nacionaliste të cilat kishin komandat e tyre, të cilat komandoheshin nga Abaz Kupi. Shtabi i Legalitetit u vendos në Kodër Shupal.

Abazi Kupi dhe nacionalistët që e ndiqnin ishin  për luftë kundër pushtuesit dhe rikthimin e Zogut e Monarkisë pas çlirimit. Në këtë periudhë Abaz Kupi bënte pjesë në Këshillin Nacionalçlirimtar dhe për rrjedhojë pat ndikim  të fuqishëm në Krahinë. Në betejën e Qaf-Shtamës forcat nacionaliste dhe ato të ushtrisë nacionalçlirimtar bënë një betejë kundër ushtisë armike duke e shkatëruar plotësisht atë. Lufta kundër armikut në fillimet e sajë në Bendë, pati mbështetje si nga forcat komuniste ashtu dhe nga ato nacionaliste.

Lufta në krahinë u fut në një fazë të re të rëndësishme si rezultat i punës se F.N.CL.

Formimi i Brigatës së 23 sulmuese në Zall-Mëner më 21.09.1944 i dha një hov dhe mbështetje më të madhe luftës në shkallë vendi. Kjo brigatë përbëhej nga tre batalione: Krujë-Dajt, Ishëm dhe Mat. Kjo flet qartë për lidhjen e krahinës sonë me krahina të tjera në mbeshtetje të luftës. Shumë të rinj nga krahina ju përgjigjën thirrjes dhe u inkuadruan në radhët e Brigatës së 23-të Sulmuese. Nga krahina në radhët e brigatave partizane u inkuadruan: Rexhep Beka, Sulejman Beka, Shaban Beka, Qerim Cani, Osman Meta, Sulejman Elezi, Xhemal Dërvishi, Mahmud Sula, Anife Sula, Osman Gjeçi, Haxhi Totri, Hamdi Tafa, Hasan Sallaku, Besim Selita, Riza Selita, Ali Duka, Xhemal Rama, Kurt Koni, Sefer Koni, Can Lila, Hajrulla Alixhepi, Hajdar Gjoka, Zenel Koni, Xhep Hysa, Zenel Çali, Hasan Basha etj. Më pas tyre në luftë u inkuadruan dhe: Hamdi Kabili, Dum Fejza, Halil Fejza, Shaban Kuka, Elmaz Kuka, Kalem Isaku, Met Visha, Rexhep Tarja etj.

Në përfundim të luftës nga zona jonë ranë dëshmorë: Sulejman Elezi, Xhemal Dërvishi, Mahmud Sula dhe Anife Sula. Nder dhe lavdi atyre që dhanë jetën për atdhe. Eshtë në nderin dhe dinjitetin tonë si krahinë të kujtojmë dhe vlerësojmë kontributin e tyre. Nga radhët e partizanëve të zonës sonë ka patur dhe disa të plagosur.  Partizanët nga zona jonë, pas 29 nëntorit të vitit 1944, kanë ndjekur armikun deri në Jugosllavi. Ne ndihemi krenar për to dhe veprën e tyre në shërbim të luft?s. Në të gjitha fshatrat e zonës gjen gjurmë të luftës. E gjithë Benda, sipas fuqisë ekonomike dhe mundësive të banorëve  ka ndihmuar luftën me ushqime, veshmbathje, kafshë transporti etj. Janë strehuar  partizanë dhe veprimtar të Luftës. Në zonë ka funksionuar dhe spitali partizan në Bastar-Murrizë dhe Zall-Mëner. Në to janë trajtuar dhe shpëtuar partizanë.

Gjatë luftës në Selitë dhe Bastar është pritur, strehuar dhe ndihmuar Brigata e I -re Sulmuese dhe komandanti i sajë Mehmet Shehu. Brigata qëndrojë këtu gjatë marshimit të sajë në Operacionin e Dimrit të vitit 1943-44 në ndjekje të armikut.

Në territorin e krahinës ka vepruar edhe Brigata e 5-të Sulmuese. Kjo brigatë u vu në ndjekje të Shtabit të Legalitetit në Kodër Shupal pas prishjes së Abaz Kupit me Frontin Nacionalçlirimtar. Pas kësaj ngjarje pjesa më e madhe e përkrahësve të Abaz Kupit u bashkuan me F.N.ÇL.

Pas spastrimit të forcave të Bazit në krahinë u zgjodhën Këshillat Nacionalçlirimtare dhe Komanda e Vendit. Komanda e vendit u vendos në Shupal. Detyrat e sajë për kohën ishin: Mbrojtja e populli, e këshillat të krijuara dhe të mbante rregull dhe qetësi. Në Komandën e vendit dhe Këshillat Nacionalçlirimtare qenë: Nezir Fejza, Beqir Zela, Halil Meta, Ruzhdi Tufa, Shaban Hasa, Xhemal Tafa, Beqir Mansaku, Xhemal Ahmeti, Qazim Kiçi, Avdi Zeneli, Mal Hidri, Mexhit Alla, Cen Fejza, Idriz Hoxha, Ali Luca, Sinan Beka, Ramazan Ademi, Ismail Lala , Ismail Moqi, Beqir Zdralla, Sadik Dajti, Shaban Kuka, Beqir Hoxha, Abdulla Lila, Beshir Ibrahimi, Hajdar Rrema, Ramazan Dërvishi, Ejup Kuka, Sadik Sallaku, Sali Elezi, etj. Sipas dokumentash dhe proncimeve të disa protagonistëve në krahinë nuk ka patur konfrontime  me armë midis forcave të Frontit Nacionalçlirimtar me ato Nacionaliste. Konfrontimi ka qenë i popullit me pushtuesin. Kjo përbën një vlerë, e cila ruhet dhe transmetohet nga një brez te tjetri.

Tiranë 25.08.2019