Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Vullkanet antishqiptare që shpërthejnë të “kurdisura me sahat“

| E diele, 25.08.2019, 06:02 PM |


Vullkanet antishqiptare që shpërthejnë të “kurdisura me sahat“

Shkruan Fahri Xharra

Interesant me ne !  Në tokat tona nuk e kemi asnjë vullkan as të gjallë e as të heshtur, por ne kemi erupcione vullkanike aq shumë sa që nëse shikohen në madhësinë e dëmit që ia sjellin kombit mund të krahasohen me shpërthimin e Vezufit në vitin 79 AD. Të gjithat janë erupcione të përgatitura qoftë nga ne , qoftë nga armiqët tanë. Pasojat e  “llavës vullkanike” të sajuara special për ne,  janë aq të rënda që ndoshta nuk jemi aspak të vetdijëshëm për efektet në të ardhmen tonë.

Shtypi serb këto ditë po alarmon :” „Big danger, Prishtina supports jihadistis’’ Minister of police, Nebojša Stefanovi?, says that Prishtina’s authorities have propitius relationship with jihadists who came back to Kosovo from Syria and Iraq  (https://www.b92.net/eng/news/politics.php? )

E vërtetë apo jo, nuk e di, por ata po e alarmojnë Europen , për një rrezik që mund të vjen nga Kosova ?

Ishte viti 2011, “ murtaja” islamike pati shpërthyer në anët tona. Ishte ende koha kur bota ndante me ne hidhërimin e një të kaluare jo aq të largët, ( vit1999 ) kur shporrja e dëbimi i shqiptarëve nga tokat tona kishte marrë përmasa biblike ( mbi një milion shqiptar të dëbuar me dhunë).  Ishte ende koha kur hapeshin ekspozitat me fotot prekëse nga kampet e “ përqëndrimit” në Maqedoni dhe Shqipëri, hapeshin që të mos harrohej krimi serb.

Kishte foto të cilat iu kishin rënë në sy edhe kancelarive europiane, se si një racë vendore me pamje homerike që  katandisej në atë mënyrë

Ishte edhe kjo fote e një të rejeje shqiptare që i kishte mbetur në mbamendje edhe Kancelares ,Zonjes Merkel, dhe ajo interesohet pas 12 vitesh të di për fatin  e saj

Gazeta “ Bild” e  Gjermanisë e gjenë. Por ajo del ndryshe nga ajo që kishin pritur  përkundër mikpritjes dhe strehimit të saj në Gjermani. Dhe ja si dukej pas 12 vitesh

A nuk ishte ky një shpërthim vullkanik për t`ardhmen  e Kosovës.?

Pse ne i harrojmë të mirat dhe ndihmen e madhe të miqëve euro-amerikan?

Le të mbeten në ndërgjegjen e secilit prej nesh, gabimet tona me pasoja të rënda për ne.

Fahri Xharra 25.08. 19

Gjakovë