Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lokahaxhillari: Për ty vendlindja ime

| E shtune, 24.08.2019, 08:34 PM |


PËR TY VENDLINDJA IME

Benda e rilindur,

qëndruar kohës, krenare,

e dashur në zemrën time..!!

"Më mirë vonë se kurrë"

nga populli doli,kjo fjalë e urtë,

për ty, o vendlindja ime,

sec kam mall e dashuri të zjarrtë.

Gojëdhëna e përcjellë ndër breza,

qëndruar në histori,

Bendën e quajtën,njerëz bejtexhi,

se flasin ëmbël,me zgjuarsi,

ndaj dhe unë, këto vargje,

erdhur si ndjesi,

do i përcjell me rimë, në poezi,

si para ardhësit e mi.!!

Benda,një krahinë malore,

plot lëndina, pyje e tokë pjellore,

me vargmale lidhur, dorë për dore,

pasuri të gjalla natyrore.

Syri shikon vargmale,

që zgjaten me shpella plot...

Ikona muzeale, edhe sot.!!

Mali i Dajtit, me tri kate bimësie,

dushqe,ah dhe kullota blegtorie,

apo mali me Gropa,

qëndron gjigand,me disa burime,

kurora e malit,

e gjitha kullotë alpine.

Kodrat e ulëta,

thuajse në të njëjtën lartësi,

ngjitur në fshatra, lugina malesh,

syri kënaqet me një reliev uniformë,

veshje e bukur, ngelur pasuri..

Benda brenda meje, je mrekulli!..!!

Benda "tokë prapa malit"

vërshim ujrash, si rrebesh,

në ç'do shpat,

vend i bekuar, nga Zoti

Benda, tokë e begatë.!!

Me luginat e lumenjve,

shumë rrallë, shfaqet si dritare,

zona e Makies,

me shkurre mesdhetare.

Uji i pastër,i kulluar,

nga burime, rrjedh në lumenj,

me forma kanionesh,

e bukur qëndron,Benda ime..!!

Lule shumëngjyrëshe,

plot aromë e freski,

shpirti mer frymë lirshëm,

ke rilindur përsëri,

Benda o vëndlindje, je krenari..!!

Benda e traditës,

mbarte në vite shumë vlera,

arsimdashëse me kulturë,

patriotë të besës,atdhetarë,

të sinqertë,zemër bujarë.

Benda ime, të puth në ballë,

vendlindja ime, ngelesh e rrallë.!!

© Drita Lokahaxhillari

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:20.08.2019

Qyteti im i bukur

Mbështetur tek një shkëmb,

me kodra gjelbëruar,

fusha,lugina,mozaik i vërtetë,

natyrë e mahnitshme,

gjerdan zbukuruar!

Osumi,pranë të kalon,

herë duket e herë zhduket,

në c'do stinë,të jep jetë,

të zbukuron...

Polican,qyteti im,

me pamje si ballkon.

Mënjanë,si relikë e vjetër,

kombinati ushtarak,

krenaria jote,dikur...

Sot,i heshtur rri,

si një objekt muzeal,

i mbetur,në histori.

Dikur...qytet "fantazëm"

për arsye "sigurie"

me tela "izoluar"

mbetur në hije,

por vlonte puna dhe hareja,

sot,i harruar,i pa shpresë.

Mbrëmjeve,qielli me yje të buzëqesh,

hëna bukuroshe,të ndrin,

gjith nur e hijeshi,

banorët zemër mirë,

ngrysin natën,në qetësi.

Qyteti im i vogël,

i bukur sa më s'ka,

agimet e c'do mëngjesi,

të gjejnë,fukara,

i braktisur,i fjetur,i mjerë,

fasadë zbukuruar,

për t'u dukur,për të tjerë.

Rinia...në dhe' të huaj,

mosha e thyer,rri e menduar...

Vite e vite më parë,

aktivitete plot...

Sa keq...!

Pallati i kulturës,në qendër,

rri i heshtur,sot,

në festa dhe rrallë,

fëmijët,e mbajnë gjallë.

Më dhemb,shumë më dhemb në shpirt,

kur të shoh të tillë,

i rënë në dëshpërim,

qyteti i mikpritjes,

i bukuri,qyteti im !

Ngrije kokën,hidh vështrimin,

lart,te mali i Tomorrit,

fshije lotin,largo trishtimin,

jepi vetes forcë e shpres'

Një ditë,dhe ti do lulëzosh,

i trashëguar,në c'do brez,

qyteti im,të përshëndes !

© Drita Lokahaxhillari

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:22.08.2019