Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Rikthimi i zjarreve

| E shtune, 24.08.2019, 08:00 AM |


Satirike

RIKTHIMI I ZJARREVE…

Zjarret prapë rikthehen

Në tokat shqiptare,

Ato vijnë t’qëllimshme,

Duket ashiqare…

Bëhen shkrumb e hi

Me qindra hektarë,

Shkurre, pisha, male

Përfundojnë në zjarr !

Flaka edhe tymi

Vazhdojnë n’pafundësi,

Askush nga këto zjarre

Nuk jep përgjegjësi !

S’japin llogari

Bëmat me taktikë,

Nga të cilat jeta

Vihen në rrezik !

Me këto marifete

Fare s’na bënë puna,

Po na shkon për lesh

Flora dhe fauna..!

Institucionet me nder

Nuk skuqen kur thonë:

-Malet janë mushkëritë

E planetit tonë !

Sevdail Hyseni