Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Pse u larguam prej shqiptarizmit?!

| E shtune, 24.08.2019, 11:11 AM |


Zymer Mehani

Pse ?!....

I harruam rrënjë

E origjinë

Nën gurë i harruam

Thellë nën tokë i shtimë

Harruam, e thyem

Fjalën e besën

Skënderbeun

Dhe Nënë Terezën

Oh, vallë pse harruam

E kaq shumë ndryshuam

Ikëm prej vlerave

Me fjalët e kota

Tani me sy vëngër

Na shikon dhe bota

Ikëm nëpër ëndrra

Të përzime

Me gënjime,

Plot zhgënjime

Duke vrapuar tinëz

Dhe me vrik

Nëpër qiellin e syve

Me flatrat e erës

Veç pas antivlerës

Me lulen e zogut

Me këngën e borës

Dalldisur, ikëm

Largësive të premtuara

Nëpër shi me stuhi

Kodrës mbi shkëmb

E krejt të stërlodhur

Arritëm te pagjumësia jonë

E u mbyllëm në parmakët e egoizmit

Pse, pse u larguam prej shqiptarizmit?!....