E premte, 19.04.2024, 07:59 AM (GMT+1)

Mendime

Xun Çetta: Fatkeqësitë e pa kuptimta shtetërore, kombëtare dhe njerëzore në Kosovë

E premte, 03.10.2008, 06:31 PM


Xun Çetta
Fatkeqësitë e pa kuptimta shtetërore, kombëtare dhe njerëzore në Kosovë

Nga Xun Çetta

Të gjitha krimet politike dhe shëmtitë që ia kanë sjellë Kosovës servilët politikë në ish-Jugosllavi, i bënin disa politikanë shqiptarë të asaj politike dhe ktheheshin e thoshin: “Unë nuk kam asgjë në dorë. Shko te Misha, Marku, Mihajli a ndonjë serb tjetër, ashtu si edhe sot të gjitha këto të zeza i bëjnë disa politikanë shqiptarë servilë, mafiozë politikë me krimin e organizuar ekonomik e politik, pse jo edhe kriminelë të cilët kanë vrarë dhe vrasin fizikisht, eliminojnë të ndershmit nga ndikimi në politikë dhe në fund kthehen e thonë: “Shko te ndërkombëtarët. Ata janë pengesa juaj dhe jo ne.

E keqja tjetër akoma më e rëndë si pasojë e kësaj çfarë u tha më lartë, që po lulëzon mjerisht në po këtë popull, është për shqetësim kur vetë populli fukara me shpresë të thyer nuk preokupohet dhe të thotë: “Po si nuk po mund t’i eliminoni këta plaçkitës, keqbërës dhe shpërdorues të kësaj fitoreje,, por në vend të kësaj i dëgjon duke thënë: ”Po si nuk munde që edhe ti të kapësh diku dhe të bësh diçka për vete në vend të atyre, që nuk kanë merituar ta hanë dhe ta rrjepin këtë popull!” Kjo do të thotë se edhe populli po shndërrohet në fajtor pa vetëdijen e tij politike.

Pra jemi në gjendje kur po shihen dhe kuptohen të gjitha fatkeqësitë, edhe njeriu më i thjeshtë ka kuptuar standardizimin e 10% -shit në tenderim dhe prapë kjo lejohet të vazhdojë si normë e kësaj shoqërie, e këtij shteti të sapoformuar, kjo pra është murtaja qe po pllakos vendin tonë.

Do t’i mbyllnim sytë para kësaj sëmundjeje vetëm sa për t’i shpëtuar kancerit, infarktit e të ngjashëm si pasojë e këtyre të sëmurëve politikë, por nuk po mund të mbyllen sytë para asaj çfarë e pret Kosovën. Është vështirë, madje tepër e vështirë të mbyllësh sytë në rrugën nga po e çojnë vendin dhe popullin e traumatizuar, i cili po përjeton krizat e reja për bukë goje e lëre më standardizim evropian.

Asnjë periudhë e asnjë pushteti në vendin tonë nuk ka arritur t’i bëjë këto krime politike pa i manipuluar edhe disa individë të caktuar më pak apo më shumë vlera duke i përdorur ata si mbulesë e krimit të tyre politikë, kanë mjaftuar pak emra të lakuar dhe pa forcë në vendimmarrje që t’i kenë si pakicë në mesin e tyre, t`i kenë ata shpirtthyer, egoistë deri në nihilistë të veprës së tyre që po braktisnin atë, kështu ka ndodhur dikur, po ndodh sot dhe frikësohem se do ndodhë nesër.

Të tilla personalitete kanë gjetur dhe i kanë tjetërsuar nga vepra e tyre madhore e vitit 1968, të tilla personalitete kanë gjetur dhe kanë tjetërsuar nga vepra e tyre e vitit 1981, pastaj të gjithë bashkë i kanë rekrutuar dhe i kanë manipuluar politikisht më 1990-91-92 dhe, mjerisht, kështu në po këtë sistem, por me më shumë vështirësi arritën ta sfidojnë, të manipulojnë dhe tash keqpërdorin akoma më keq dhe më dhimbshëm luftën, gjakun e derdhur 1998-99.

Pastaj edhe pas lufta ka vazhduar po më ato forma, me pak përpjekje, por të pasuksesshme për ta ndarë meritorin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, ku edhe aty gjithsesi sundonte tendenca e të lakuarve, jo kurrizorëve, egoistëve që ta kthejnë moralin e humbur politik. Edhe në atë tendencë gjithherë shkonin të pakoordinuar, në përpjekje të njëanshme si ata të 1968-tës për vete, të 1981-shit për vete, të 1990-91-92-shit për vete dhe në fund, këta gazi i të palarave, shpërdoruesit e luftës së UÇK-së dhe gjakut të derdhur (1998-99), pra të njëanshëm për vete.

Nuk shikojnë zi dhe vetëm zi ata të cilët kinse nuk paskan gjetur veten askund dhe kinse kështu paskan mbetur jashtë këtyre proceseve, siç kanë bërë shprehi të thonë apo të arsyetohen të shigjetuarit në politikën e këtyre krimeve politike, por faktikisht të gjitha këto të zeza të tyre politike i shikojnë dhe i luftojnë ata të cilët janë lënduar më së shumti në këto krime politike, që nuk po dinë të ndalen. Pra i shikojnë këto të zeza dhe i luftojnë me egërsi ato vetëm ata të cilëve u është vrarë mundi, ideali dhe një jetë e tëra në veprim.

Pavarësia në logjikën e këtyre të lënduarve sot dhe arritjet e proceseve të tjera të cilat nuk mund t’i ndalë krimi politik, ekonomik dhe as diplomacia servile është merita e gjeneratave të këtij populli në vazhdimësi, si p. sh:

Pas NDSH-së arkitekti i pavarësisë se Kosovës ishte viti 1968, ngjarjet e atij viti ishin vetë regjia e fitores.

Prova gjenerale e pavarësisë së Kosovës ishte në vitin 1981, kur filloi përfundimisht për të mos u ndalur deri në finalizimin e saj.  

Shpallja e pavarësisë më 1990 ka qenë premiera e dështuar për shkaqe defektesh me më shumë statistë sesa aktorë, lufta e UÇK-së (1998-99) me shumë vështirësi dhe tendenca të pa kontrolluara për ta paternalizuar dhe për ta monopolizuar atë deri në privatizim të plotë, por më në fund, edhe si e tillë, arriti ta përmirësonte raportin statistë-aktorë si defekt i shpalljes më 1990, ndërsa shpallja e vitit 2008 ishte shfaqja e parë pas premierës se dështuar të vitit 1990 dhe kështu tash jemi këtu ku po çalojnë shfaqjet e bërjes shtet.

Populli në gjitha këto periudha ka qenë i goditur keq dhe absolutisht i pambrojtur, ka qenë i lënë në mëshirën e fatit të tij, kush si di dhe mundet për t’u gjendur, për çka edhe sot jo pak qytetarë pa fajin e tyre nga e kaluara ndihen keq, pasoja këto të cilat po gjenerojnë fatkeqësi të tjera për kohën.

Intelektuali, gazetari e publicisti, veprimtari e politikani gjatë të gjitha këtyre proceseve gjithashtu kanë përjetuar dhimbje, por për të ndihmuar me kontribute tutje në këtë rrugë, tash ka nevojë që secili nga ne ta kontrollojmë veten dhe veprimetë tona, kështu mund ta bëjmë një baraspeshë  morale dhe ta shohim se ku paskemi gabuar e ku jo, ku paskemi lakuar veten e ku jo, ku paskemi damkosur këtë rrugë e ku jo, kjo do ishte nje vlerë morale e secilit prej nesh.

Prishtinë 22.09.08



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora