E shtune, 21.09.2019, 06:06 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Shqiptarët me “prejardhje“ turke dhe arabe – thoshte Dr. Muhamed Mufaku

E shtune, 24.08.2019, 08:39 PM


Shqiptarët me “prejardhje“ turke dhe arabe – thoshte Dr. Muhamed Mufaku

Shkruan Fahri Xharra

Doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë, në Gjakovë, pranë kafes italiane  doja t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetësuese  kombëtare ; Prejardhja e shqiptarëve ?  Ishte viti 2015, viti i përmbysjes totale morale të shqiptarëve në të gjitha tokat e veta.

Po çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleq?

”-Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.

– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.

-Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.

-Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.

– Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”

Vetëmohimi kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët, ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim, se pse bëhej në emër të shkencës ““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” ( Në kafen Rostand f. 172).

“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri. ( Enver Robelli )

Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoratë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe. Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( (Ismail Kadare )

“Deri tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke,  antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit” të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .

Sa vështirë kur dikush ta paralizon mendimi ne porositur Zoti Mufaku!

Kadareja e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj

” “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e thyen teorinë  serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve

“E për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por nëse ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhet në një disertacion shkencor . Ik ore, ik!

Perandoria Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët që fituan pozita në perandori, nuk i fituan pse ndjeheshin shqiptarë patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare. (Lis Bukuroca )

Për realizimin e kësaj teme, pranë kafesë së zezë italiane  u shërbeva me të gjithë këta autorë sepse po shkruhet për mua : “ Fahriu besohet të jetë konvertuar katolik gjatë qëndresës së tij në Kroaci.  ( Në Slloveni . Lublanë isha une fxh)  Në Jugosllavinë e Titos dhe Sllobodanit ka qenë modë e shërbimit sekret jugosllav që në bashkëpunim me Kishën Katolike dhe Opus Dein të konvertonte tradhtaret shqiptarë në katolikë, dhe ti bënte ata armiq të myslimaneve shqiptarë të Kosovës. Fahri Xharra është një nga yjet e racizmit, urrejtje nxitjes dhe histerisë kundër myslimaneve në Kosovë. . Ne po e quajmë Xharrën të sëmurë mendor duke shpresuar që shprehjet e tij të jenë vërtet pasojë e ndonjë sëmundje. Këtë e bëjmë për ta lehtësuar Xharrën nga përgjegjësia e rëndë morale që mbajnë thëniet e tij që ngjajnë me jezuitët e mesjetës në Europë. Në këtë rast Xharra duhet të kërkojë sa më shpejt mjekim.  Nëse dëshiron ai mund t’i vizitojë disa mjekë popullorë musliman  që t’i këndojnë Kur’an dhe t ’ja heqin xhindet që ka në kokë ose ndonjë mjek të njohur psikolog nga mjekët e shumtë që ka Shqipëria dhe Kosova.

Dhe këta që e kërcejnë vallen e dreqit shkruajnë  ” Katoliku fanatik Fahri Xharra, një prej propaganduesve të Shqipërisë së Madhe dhe nacionalizmit të sëmurë laik-katolik, duhet patjetër të vizitohet tek ndonjë mjek psikolog. Nacionalizmi i tij katolik ekstremist dhe racizmi i tij i theksuar po krijon habi tek opinioni i gjerë.” ( diku në shtypin  ekstremist islamik)

Të jesh arab apo turk është privilegj në këtë shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse shqiptare.

Referencat:

(Kadare : “ Mëngjeset në Kafe Rostand, faqe 172, ; Enver Robelli ““Hoxha” Irfan Salihu llomotit e gënjen për historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës . ; Muhamed Mufaku : “Kur romansierët shndërrohen në historianë e historianët shndërrohen në teologë!” Lis Bukuroca : Millosheviçi, hero i shqiptarëve? : Hoxhë Irfan Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli Turqia (VIDEO) )



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT