E enjte, 25.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Borshi im ballkon i Bregut

E shtune, 24.08.2019, 09:47 AM


Borshi im ballkon i Bregut

Kushtuar borshiotit Lefter Velca e gjithë borshiotëve në botë

Nga Namik Selmani

Do të marr gjeminë te deti

Do ta vë gjoksin mbi dallgë

Flatra hapur si zgalemi

Më pret Borshi dritëlarë.

Se më presin portokallet.

Mbase duan ujë te rrënja

Ndaj do shkoj sot valë pas vale.

T’ia marr këngës si thëllëza.

Se më pret ulli i lashtë

Ku fle gjyshi, derë e fisit.

Trëndafili ngjyrëgjaktë.

Tëmë  çelë në palcë tëdimrit.

Se më pret një këngë labe

Që than detin cep më cep

E marr krahë pulëbardhe.

Ta zgjoj shqipen në kurbet.

Se do zgjoj Sali Vranishtin

Që nuk pyet për gjyle bote

Krenaria më ngroh shpirtin

Më jep vrull të shkoj mes shqote.

Se do mbush odat me vaj

Petë-petë  në baklava.

Ta mjaltos portën  me mjaltë

Sup më sup vallen ta marr.

Herë më bën fëmijë të vogël

Borshi im si ballkon Bregu.

Herë  më bën si gjysh mes sofrës

Dorështrënguar te dyfeku.

Prapë i mbetem borxh për këngën

Për një gur  që ia lashë arës.

Se ay e kemi rrënjën

Si parmenda buzë brazdës.

Prapë ia kam një borxh për shkronjën

Të gatuar me barutin.

Dhe pse thinjat zbardhin flokët

Nëpër pragje e ul gjurin.

Boston, 13 gusht 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora