E premte, 19.04.2024, 04:39 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Zingjiri i veprimeve me të cilat provokon Serbia vazhdon të përzgjatet pa kufi

E enjte, 22.08.2019, 11:12 AM


ZINGJIRI I VEPRIMEVE ME TË CILAT PROVOKON SERBIA VAZHDON TË PËRZGJATET PA KUFI

Nga Dedë Preqi

Njohja e njerëzimit realizohet me mundësinë e njohjes së veprimit, që nënkupton njeriun normal dhe paqëdashës, në të kundërtën e tij me njeriun e sojit ngucakeq, provokues, dhunues, pushtues, vrasës dhe me një emër që i mbulon të gjitha, njeri “çnjerëzor”, të cilin e atakon kudo në rrugët e jetës.

Nuk do të thotë se raca shqiptare është e tëra një racë e pastër dhe dukshëm i paraprinë veprave cilësore dhe veprave të mira njerëzore, por duhet të ndalemi të veqojmë prekshëm prirjet e   veprimeve dhe provokimeve zingjirore të politikës së Serbisë, ndaj Kosovës, të cilat nuk dallojnë nga qëllimet politike të industrisë kriminale të Millosheviqit.

Në fakt, po vërehet se makineria politike e Serbisë, po vazhdon me të njëjtat koncepte dhe metoda raciste ndaj Kosovës, me ç’rast po hargjon energji pa llogari dhe nuk dihet deri në cilën pikë do të arrihet një qëllim i tillë, kur duhet të mirret parasysh se Kosova, nuk është më nën diktaturën e këtij vendi dhe matematika me të cilën po llogarit ky shtet, sikur iu kanë ngatërruar ekuacionet e zgjidhjes së problemit, duke përdorur metodat e njëjta të veprimit.

Dhe në këto rrethana qëndrimi i Kosovës, pothauajse ka mbetur pezull, e cila nuk është në gjendje e vetme të gjejë rrugëdalje dhe të krijojë marrëveshje të qëndrueshme dhe të shëndoshë me palën serbe, sepse Serbia përveq se është lojale është edhe kontraverse, duke mos respektuar asnjë marrëveshje, sëcilës nuk i ngutet dhe as nuk i tutet askujna?...

Edhe Evropës nuk i ngutet, dhe sikur shikon vetëm me njërin sy, duke i dhënë kohë dhe duke e amnestuar Serbinë prej krimeve të luftës, kur thëmi kështu kuptojmë lirinë e kriminelëve dhe mbrojtjen e tyre nga gjykatat e Serbisë dhe ato ndërkombëtare, në vend që kriminelët të arrestohen dhe dënohen për krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, ata dënohen pjesërisht dhe shumica e tyre janë të lirë por edhe në pozicione të rëndësishme shtetërore.

Serbia i ka të njohura shifrat e viktimave shqiptare gjatë luftës në Kosovë, përveq se masakroi të rinjë dhe pleqë, në mënyrë mizore masakroi edhe qindra fëmijë dhe bebe në djep, që nga logjika e vepres krimet e tilla do ia kalonin grupeve të  shpellarëve dhe logjikës shtazarake. Dhe sa do fatale që duken humbjet e shkatërrimet, duke pësuar mijëra viktima, janë edhe 1600 të pagjetur, të cilët i mbanë Serbia, në misterin e vet, që i shfrytëzon dhe manipulon me këto mbetje për përfitime politike.

Serbia më shumë i kushton vëmendje Mitrovicës veriore të Kosovës, se Luginës së Preshevës, dhe ky këndvështrim shprehet në forma të ndryshme me direktivat e Vuçiqit, i cili serbët e këtij vendi i ka bërë marioneta të politikës, të cilët i shfrytëzon sa herë i duhet ta destabilizojë Kosovën. Nga ana tjetër, këtij aspekti i përketë edhe kolonizimi e veriut të Mitrovicës, me popullatë serbe nga viset e ndrysheme të Serbisë, të cilëve ua ka ndërtue banimet me fondin e vet pa ndonjë plan urbanistik, që koncepti i këtij qëllimi është i ditur dhe i më mëvonshëm, apo të mbushet Kosova me ardhacak serb, të cilët kurrë më parë nuk ishin banor të këtij vendi, në mesin e të cilëve ka edhe kriminel të luftrave, të cilët ky shtet i ka përdorë në luftat e fundit, tani duke i shpërblyer me tokën e Kosovës.

Në ecurinë e mëtejme politika e Serbisë, po vazhdon pikërisht me një zingjir aksionesh të formave të ndryshme, për ta popullue Kosovën në gjitha pjesët me serbë dhe përveq Mitrovicës veriore, në mënyrë të pa ndërprerë po ua rregullon kushtet edhe në vendet tjera të Kosovës, duke u afruar shtëpia të banimit, biznese dhe fabrika të vogla për punësim të familjeve serbe, sikur është rasti i Osojanit në Istog.

Në këtë vend tani janë kthyer këto ditë edhe 800 serb, të cilët më parë ikën në kohën e luftës, sepse ishin ata të cilët i bënë krimet e para ndaj fqinjëve shqiptarë dhe tani sipas projektit të Serbisë dhe BE-së, kthehen përsëri në vendin e krimëve, i cili vend funksionon me gjitha Institucionet e veta dhe pushtetin e tyre paralel serb.

Përveq shumë veprimeve provokative të kësaj forme tipike dhe e llojit  pa kulture njerëzore dhe e një elementi të dobët të karakterit të një shteti, sjelljet dhe veprimet që po ia hedh Kosovës, përveq asaj që nuk gjenë gjuhë të marrëveshjes me vendin tonë, Serbia, pjesën më të madhe të politikës së jashtme ia kushton lobimëve me vendet e ndryshme të botës, që edhe ato vende që e kanë njohur Kosovën, një pjesë të tyre po e bind që ta bëjnë tërheqjen e njohjeve të shtetit tonë.

Sërbia lobon në gjitha format e saj të mbrapshta kundër Kosovës, duke shpenzuar edhe shuma të mëdha materiale në shkëmbim të tërheqjeve të njohjes së Kosovës, posaqërisht shtetëve të vogla dhe të varfëra të botës, ndaj të cilave shpreh mirënjohje e simpati, që ta bojkotojnë shtetin tonë në organizmat ndërkombëtar, sikur në UNESK-o, në INTERPOL dhe organizma tjerë ndërkombëtar, të cilat vlera janë të lidhura ngushtë me elementin e prekshëm të shtetit të Kosovës, që e tërheqin këtë vend në rrjedhat e mëtutjeshme.

Politikanët dhe politika kosovare sikur gjindet në gjumin e thellë të ëndërrimëve dhe nuk e ngacmon kjo ëndërr e keqe dhe e trishtuar që po përjeton shteti i Kosovës, që nënkupton mundësinë për tu zgjuar dhe për të treguar gadishmërinë e vet, si dhe aftësinë që të vendos për të qenë zot i vetëvetës.

Prej një zingjiri të tillë të veprimëve dhe provokimëve të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, vjen një përshtypje e veqantë e një ironie dhe racizmi që vjell politika e shtetit serb me shekuj, përmes të cilit nuk shkëputët lehtë, duke e treguar edhe anën tjetër të ndërgjegjës së vet të prishur, që sot nuk e ka guximin e lidershipit të saj serb, për t’u pozicionuar në realitetin e kohës, dhe për të dhënë një shembull të vlerave dhe parimëve të shëndosha njerëzore, që mund të gëzohet e sotmja dhe e ardhmja e njerëzimit pa dallim nacioni dhe regjioni.

Hallkat e këtij zingjiri nuk do ishin edhe po aq të forta, sikur politikën shofeniste serbe të mos e përkrah dejtëpërsëdrejti politika ruse e Putinit, së cilës po i ndihmon edhe politika erdoganiane e Turqisë, duke ia mpreh brirët Serbisë, me qëllim që përmes Kosovës, të gjejnë pretekst të destabilizojnë rajonin dhe Ballkanin, e deri te hakmarrja ndaj Evropës.

Këto janë padyshim rrethanat nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës, që lidhet edhe me fajin e lidershipit të vet të lodhur dhe të pa aftë kosovar, që të menagjojë me vetëvetën, sidomos në aspektin e zhvillimëve ekonomike e politike, të cilave u lëkundet dhe u rrezikohet ekuilibri. Megjithatë mbetëmi me përshtypjen dhe besimin vetëm nga miqësia me SHBA-të, dhe aleatët e saj të besueshëm, me ç’rast përkrahja e këtyre aleatëve ka peshë të pazavendësueshme për ta mbajtë në këmbët e veta shtetin e Kosovës, dhe për ta avansuar në rrjedhat e mëtutjeshme këtë vend, njëherazi për ta mbrojtur nga kthetrat e ndonjë agresori të mundshëm, që ka apetite të moqme  për ta copëzuar pamëshirshëm këtë tokë dardane.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora