E marte, 16.04.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Mendime

Resmi Osmani: Letër e hapur - Shkëlqesisë së saj Eleni Sourani, Ambasadore e Greqisë në Tiranë

E enjte, 22.08.2019, 07:32 AM


LETËR E HAPUR

Shkëlqesisë së saj Eleni Sourani

Ambasadore e Greqisë në Tiranë

Nga Prof. Dr. Resmi Osmani

Zonja ambasadore, shkak për këtë letër të hapur, u bë deklarimi Juaj në intervistën për “Albania  Daily News” dhe publikuar në gazetën “Dita” për çështjen çame. Ju, deklaruat tekstualisht:

“Çamët e Greqisë (duhet ti ndajmë nga çamët e Shqipërisë) lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e raprezaljeve që mund të kishte si pasojë e bashkpunimit të liderve të tyre me forcat okupatore…” Ndersa per pronat e tyre, ju u rekomandoni t’u drejtohen gjykatave greke.

Që Ju nuk keni të drejtë dhe gaboheni po ja u parashtroj qartë dhe fare thjesht:

Kam lindur në Çamëri(Thesprotia) më 0.5.05.1940 në fshatin Mazrek (Masarakia), te Marglliçit (Margariti). Aty gjenden rrënojat e shtëpisë, arat, tokat dhe ullishtat, prona të familjes sime. Deri në vitin 1953, kam qenë qytetar i shtetit grek, i shpërngulur në Shqipëri.

Ati im, gjatë luftës, nuk u ngatrrua në lëvizjet apo simpatitë politike, ishte një bujk I thjeshtë që shihte jetën e vet. Ne e lam vendin kur Zerva filloi masakrën ndaj popullatës çame, ai në 27 qershor 1944, vrau dhe masakroi në Paramithi dhe rethinat mbi 600 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Përpjekja për të shpëtuar jetën, është e drejtë themelore e gjithkujt. Ose iknim ose vdisnim.

I mashtruar nga propaganda, ati im me familjen, u kthye në pranverë të vitit 1945 në Çamëri. Ai, bashkë me mbi 80 vetë, të pafajshëm, që po ktheheshin në shtëpitë e tyre, u vra në Filat nga bandat zerviste, pa faj dhe pa shkak, dhe ne u rikthyem në Shqipëri. Nga trungu im familjar, mbetën të vrarë e të vdekur pesë persona.Mos ju duken pak për një familje?

Zonja ambasadore, kjo është e vërteta e thjeshtë e familjes sime dhe e qindra e qindra familjeve të tjera çame, viktima të politikës megalideiste dhe genocidit për spastrimin etnik të Çamërisë nga shtetasit grekë që i përkisnin popullatës shqiptare myslymane.

Pronat e familjes sime, mbi bazën e ligjit të luftës, që shteti juaj e mban në fuqi, janë në sekuestro konservative dhe me një sërë aktesh të tjera juridike, thuajse janë tjetërsuar dhe shpronësuar.

Pyetja ime për ju dhe qeverinë që përfaqësoni është e thjeshtë: mbi familjen time dhe mua individualisht si trashëgimtar, si ish shtetas grek,  nuk rëndon asnjë implikim, delikt apo çështje penale. Me ç’të drejtë më ndalohet kthimi fizik në vendin tim dhe zotrimi i pronave të trashëguara që vërtetohen me dokumenta kadastralë?

Kjo vlen edhe për qindra familje të tjera.

Kësaj pyetje ju duhet ti jepni përgjigje dhe jo të përsërisni ca sllogane stereotipe që u ka ikur koha.

Tiranë, më 22.09.2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora