E premte, 19.04.2024, 04:36 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Infrastruktura e Kosovës me projekte pro-erdogane

E merkure, 21.08.2019, 11:48 AM


INFRASTRUKTURA E KOSOVËS ME PROJEKTE DHE PLANE PRO- ERDOGANE

Nga Dedë Preqi

Vërehet prirja e një vazhdimësie tragjike e prezentimit të fatit të shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve në pëgjithsi, që sinjalizohet edhe pas shumë shekujve, përmes planeve dhe programeve që i ka të projektuara shteti i Turqisë, me kryetarin e saj Erdogan, me qëllim, për ti kthyer edhe njëherë ato vende si trofe dhe prona të veta.

Kryetari i Turqisë së sotme Recep Tayyp Erdogan, ka një dorë të zgjatur politike e dinake, ndaj vendeve të okopuara që më parë, që të ndikoj përsëri me filozofinë e tij politike, duke u përqendruar tek “viktimat”, që të krijojë një tërësi kompaktesh dhe marrëdhëniesh tek këto vende të Ballkanit, kinse për t’ua kthyer optimizmin fetar me predentimet e kësaj natyre orientale, ku pasojat për këto vende janë të dukshme, sepse pushtuesi kurrrë nuk mendon në lirinë e pushtuesve, por ndjehët edhe më i relaksuar, duke e forcuar ndjenjën e urrejtjes për ti nënshtruar përgjithmonë.

Prej kur Erdogan e merr në dorë shtetin turk, sikur e ka ndjekur këtë linjë të kohës së otomanisë turke, i cili përmes disa xhuxhave që gjenden në krye të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, e fillon përgjimin e thellë të historisë së këtij populli, kinse duke u “miqësuar” në një mënyrë, dhe duke i quajtur “vëllezër”, ndërsa në anën tjetër gjatë vizitave në këto vende u kërkon që ti heqin figurat madhështore e historike të shqiptarëve, sikur atë të Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe të tjerëve, duke pasur frikë dhe për të mos ua parë surratin e tyre.

Veprimet e disa liderëve shqiptarë, sikur në tiparin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, duken sikur luajnë rrolin e maskarenjëve, apo një rrol të turpshëm për kombin e tyre, sipas të cilit tregohen të pa pjekur dhe të nënshtruar, duke e konsideruar pushtimin e Turqisë si “dhuratë”, që kjo nënkupton duke mbetur në një marrëdhënie dhe bindje ndaj këtij peradori, apo sulltani dhe duke i mbetur besnik urdhërave të tij.

Investimet e Erdoganit dhe shtetit turk prijnë ndër investimet më kapitale në Kosovë, duke filluar që nga Aeroporti “Adem Jashari”, i cili aeroport është më i frekuentuari në rajon dhe shërbimet e tij janë shumë fitimprurëse, duke shkuar në xhep të Rexhepit, dhe jo edhe të Kosovës.

Investimi tjetër i kompanisë turke vjen në Distribucionin e Energjisë Elekrike, i ashtuquajtur KEDS, e cila kompani po e shfrytëzon konsumatorin kosovar në format më përfide që ekzistojnë, ku konsumatori kosovar paguan energji të pa shfrytëzuar dhe më e keqja, kur konsumatori kosovar gjysmën e kohës e kalon më shumë në terr se në dritë.

Dhe shtylla e tretë e investimeve turke, është kompania e ashtuquajtur Bechtel-Enka, një kompani turko-amerikane, e cila merret me ndërtimin e Autostradave, ku një kilometër autostradë e kësaj kompanie në Kosovë, kushton sa dyfishi i autorstradës në Serbi, apo e autostradave tjera e punuar nga e njëjta kompani.

Ndikimi turk në Ballkan është duke u bërë në cilësinë e urdharave të Erdoganit, përmes investimeve të tilla, dhe në këtë mënyrë Turqia, po i shtrien rrënjët e veta përgjatë Ballkanit, poashtu në Kosovë e Shqipëri, Bosnje e Maqedoni, me qëllim të dominimit dhe ndikimit të saj në këto pjesë, që dikur ishin të okopuara nga Perandoria Osmane.

Erdogani përveq tjerash ka kërkuar në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, që qytetarët turq, të aplikojnë edhe një pasaportë të dytë, që në këto rrethana të veprimit të krijojnë blloqe tek votuesit, duke përfituar impulse pozitive në politikën erdoganiane dhe në favor të shtetit turk.

Fakti që Kosova ka nevojë të krijoj marrëdhënie bilaterale me të gjitha vendet e botës perëndimore, si edhe vendet e rajonit, pse jo edhe me shtetin e Turqisë, Serbisë dhe vendet tjera, në harmoni me ligjet e CEFTA-s, por do të ishte fatale për vendin tonë, nëse në vend të profiteve dhe formave fitimprurëse, të radhisim humbjet e infrastrukturës tonë, të cilat i japin kahe të kundërt të ardhmës politike dhe ekonomike Kosovës.

Turqia është një vend i fuqishëm industrial dhe ekonomik, i cili luan rrol të rëndësishëm jo vetëm në Azi, por edhe në botë, mirëpo investimet që ky vend i bënë në vendet tjera, apo në Serbi, nuk i bënë edhe në Kosovë, sepse në këtë vend dukshëm ka strategji të tjera, dhe në mënyrë të planifikuar, një nga simptomat më shqetësusese të asaj filozofie që i përjetojmë çdo ditë, e cila ka një indiferencë në marrëdhënie në mes këtij populli, si një vend sekular dhe në harmoni fetare.

Në Turqi jetojnë me qindra shqiptarë, të cilët janë dëbuar me dhunë, apo përmes marrëveshjeve që kishin sllavët me këtë vend aziatik për ti asimiluar shqiptarët, mirëpo ky popull në asnjë rrethanë deri më sot nuk e ka gjetur vetën për të treguar preardhjen e vet në Turqi, sikur edhe në vendet tjera perëndimore, për ta ruajtur kulturën dhe gjuhën e tyre.

Në këtë mënyrë, nuk do të thotë se koncepti i marrëdhënieve nëmes Kosovës dhe Turqisë, apo Serbisë të ngushtohet, mirëpo thelbi i marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve me Kosovën, i tejkalon kufijtë e organikës dhe harminkës, që nuk i bënë më pak, apo më shumë se çfarë ishin këto vende më parë ndaj popullit shqiptarë, duke mos harruar se, edhe rreziqet për të cilat duhet patur kujdes, mund të paraqiten në të ardhmën dhe më serioze, ku populli shqiptarë tani mund të hynë në krizën e vertetë të humanitetit të vet.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora