E premte, 29.03.2024, 10:37 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: “Rama ik” edhe fëmijët të dekoplimentojnë

E marte, 20.08.2019, 09:29 AM


“Rama ik” edhe fëmijët të dekoplimentojnë

Nga Dedë Preqi

Ik, Rama ik, të njëjtat urata i kanë edhe fëmijët e Shqipërisë, për kryeministrin Edi Rama, të cilin e thumbojnë kur ai do lahet dhe shetitet në begdetin e Vlorës, me çrast edhe këta njomak shprehin indinjatën dhe mllefin e tyre, që ky njeri tani më është bërë “bajat” dhe i pa dëshirueshëm si kryeministër, i cili duhet të largohet vet, nëse ka ndërgjegje njerëzore e kombëtare.

Ik, Rama ik, i tingëllojnë voglushët pa u ndalë, po sa kryeministri dëshironte të shijoj ujin e njelmët dhe të çlodhej nga brengat që e “besdisin” dhe “hallet e popullit”  që e molisin. Ku të iki Edi i gjorë, ka do ia mbajë, vetëm t’ia mbathi përpjetë detit dikund në thellësinë e tij të gjerë dhe të gjejë ngushëllim, se tjetër rrugëdalje nuk i ka mbetë...

Nuk është diçka e thjeshtë, nëse edhe fëmijët e kuptojnë rrolin e shtetit dhe pushtetit, intrigat, hajnitë, korrupsioni, krimet dhe shumë çrregullime tjera, sikur edhe këta e kanë kuptuar se diçka nuk po shkon në rregull në qeverisjen shqiptare, diçka po çalon dhe për gjitha mundësitë e çrregullimeve të këtij vendi, kush do të fajësohet më shumë se vetë kryeministri Edi Rama me kompannjët dhe zullumqarët e tij në pushtet.

Ky rrezik ekziston thjeshtë te çdo shoqëri njerëzore, por jo edhe në kushte normale, sepse në një vend të lirë demokratik dhe në një vend ku do ta lakmonte tërë bota me pozitën gjeografike të saj, e rrethuar me detra e lumenj të kulluar, poashtu me resurse të pasura që ka ky vend, është diçka e pa imagjinuar që në këto kushte aq të volitshme të luaj sot rrolin e dështuesit, ku qytetari i saj duhet të përballet me kushtet më elementare të jetës, ose detyrohet të braktis vendin e vet për një mirëqenje më të mirë.

Për të krijuar pushtetin nuk mund të anashkalojmë tiparin e rregullave dhe vajtjes së gjithmbarshme ndaj tij, dhe me siguri njeriu në ushtrimin e tij ndien një kënaqësi të veqantë, sikur diçka që kjo gjë lidhet vetëm me zotërimin e një përsoni që vepron sikur në pronësi të babës, për të mos harruar se, çdo akt i të vepruarit dhe i të shijuarit të pushtetit, lidhet me format e prekshme të saj dhe me këto lind edhe vetëdija e zotërimit dhe veprimit ndaj tij.

Kur në këtë kohë flitet për pushtetin, siq ndodh shpesh në Shqipëri dhe Kosovë, flitet edhe për djallëzorën që përdoret dhe veprohet brenda këtyre pushtetëve, sepse thelbësores së pushtetit i mungon serioziteti, i mungon organizimi, i mungon përkushtimi, i mungon uniteti, dhe në vend të njerëzve të ndershëm dhe të sinqertë, i zavendëson modeli i djallit, që në këtë mënyrë e merr formën edhe pushteti me qeverisjen e tij të mbrapësht.

Kur flasim për djallëzorët, thjeshtë i japim zë ndjenjës, se në ekzistencën njerëzore ka edhe elemente të veqanta të kontraditave dhe mospajtimeve, të ligësisë dhe ogurzezës, si diçka e pa kuptueshme, që shpaloset ironisht ndër individ e grupe partiake kundër njëri-tjetrit, apo me e përkthye më mirë, shqiptarët kundër shqiptarëve, duke shkakëtuar një rrëmujë individuale, shoqërore dhe shtetërore.

Prandaj edhe pushteti i sotëm përfaqëson mundësinë e diçkaje jo të mirë, por arrënuese në shoqërinë shqiptare, dhe nëse e kuptojmë më drejtë, ky rrezik po rritet si në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri, në përpjestim me masën e pushtetit dhe pikërisht për këtë gjë, ne shqiptarët jemi akoma në gjumë, apo akoma të pa ndërgjegjësuar, për të cilat duhet të jemi vetë përgjegjës, nganjëherë me një befasi të frikshme, nga fakti që pushteti në këtë mënyrë e ka një orientim të gabuar, apo të rremë, kur i cili nuk ndien fare asnjë lloj detyrimi moral dhe human.

Kur veprimi i kryeministrit në pushtetin ekzekutiv nuk mbështetët në ndërgjegjën e tij dhe nuk jep përgjegjësi për veprimet e veta çfarë qofshin ato, ai nuk e ka më ndjesinë se është vetë përgjegjës, apo llogaridhënës dhe nuk e ndien se veprimi fillon prej tij dhe kalon thjeshtë përmes një hallke zingjirore, duke e drejtuar, apo shtrembëruar kurrizin e shtetit dhe palcën e lëvizjes.

Dhe në këtë mënyrë duket pasqyrimi i drejtpërdrejtë i gjendjes së pushtetit dhe shtetit, që në formën pozitive prodhon vetëdijen e zotërimit të vetëvetës dhe të fuqisë që ke, ndërsa në formën negative kthehet në kotësi dhe fodullëk, apo gënjeshtër e pa drejtësi. Prandaj, Edi Rama, i përketë formës së fundit dhe negative, i cili duhet të ik natën dhe duhet ti thotë vetës, mjaftë me këto përrala dhe tundime të kota të qeverisjes së mbrapësht, që e kanë kuptuar edhe fëmijët.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora