E premte, 19.04.2024, 06:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Maskat pa fytyrë!

E marte, 20.08.2019, 08:11 AM


Satirike

MASKAT PA FYTYRË !

Acarohen maskat deri n’hasmëri,

Ndjehen në alarm për fatin e zi !

Sillen të shfrenuara andej në Luginë,

E qesin bishtin rrotë përmbi shpinë !

Nuk janë të sigurta as n’zgjedhjet e reja,

Shkojnë e goditen nga lart si rrufeja !

Në prag të sezonit s’dihet kush i ngjet,

Shefat e maskarave le t’i lidhin qentë !

Ashtu të harlisur përpëliten me zor,

E sjellin Arushën me def në oborr !

Nuk u shkon për dore aspak opozita,

Ngrihen me çdo kusht të kurdisin prita !

Me “miq” t’idealit t’gatshëm si përherë,

Për një grusht pushtet shesin edhe nder !

Shesin Amanetin e të parëve tanë,

S’bëhet tugjarllëk edhe me Vatan !

Maskat e tilla nuk na hyjnë në punë,

Lugina me ujqër, derra e spiunë !

Duhet të lirohet sa jemi në verë,

Ndryshe kopilin e kemi në derë !

E Molla e Kuqe, do vijë në kufi...

Duke lënë prapa një Sanxhak të Ri !

Sevdail Hyseni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora