Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Tregoni dinjitet përballë totalitarizmit!

| E hene, 19.08.2019, 08:47 PM |


TREGONI DINJITET PËRBALLË TOTALITARIZMIT!

Nga Frank Shkreli

23 Gushti shënon Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të stalinizmit, komunizmit dhe nazizmit.  Anë e mbanë Evropës, 23 gushti kujtohet si një ditë simbolike kundër ekstremizmit, mos tolerancës dhe shtypjeve -- një ditë ndërkombëtare e përcaktuar si e tillë nga Parlamenti Evropian, më 2008/2009, me qëllim që në atë ditë të kujtohen viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, “me dinjitet dhe pa dallime”.

Siç dihet, kjo datë është zgjedhur për arsye historike pasi përkon me datën e nënshkrimit të Paktit të mos-agresionit – të quajtur Molotov-Ribbentrop, i vitit 1939 – midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, marrveshje kjo e cila përmbante edhe një protokoll për ndarjen, në sfera influence midis --Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë, të disa vendeve evropiane, Rumanisë, Polonisë, Lithuanisë, Letonisë, Estonisë dhe Finlandës.   Ky traktat famëkeq midis dy ideologjive komuniste dhe nazizte të shekullit të kaluar, është cilësuar nga ish-presidenti i Paralamentit Evropian, Jerzy Buzek si “bashkpunimi midis dy formave më të këqia të totalitarizmit, që ka njohur historia e njerëzimit.”

Dita Evropiane për Kujtimin e Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, e njohur gjithashtu në disa vende edhe si “Dita e Shiritit të zi”, shënohet nga të gjitha entet e Bashkimit Evropian anë e mbanë Evropës, përfshirë vendet ish-komuniste, me përjashtim të Shqipërisë.   Këtë ditë e nderojnë dhe e kujtojnë edhe disa vende që nuk kanë përjetuar as komunizmin as nazizmin, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Më 21 maj, 2014, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar rezolutën në mbështetje të ditës kushtuar viktimave të regjimeve komuniste dhe naziste, “Për të kujtuar dhe për të mos harruar kurrë terrorin e ushtruar ndaj miliona qytetarëve të Evropës Lindore dhe Qendrore, për më shumë se 40-vjet, nepërmjet shtypjeve ushtarake, ekonomike dhe politike, duke përdorur ekzekutimet arbitrare, arrestimet në masë, deportimet, shtypjen e fjalës së lirë, konfiskimin e pronës private, si dhe shkatërrimin e identitetit kulturor dhe moral të kombeve…”, forma shtypëse këto që gjatë dekadave kanë “çuar në krime jashtzakonisht të mëdha të bëra me paramendim kundër miliona njerëzve duke shtypur në mënyrën më flagrante të drejtat e tyre bazë të njeriut, duke I ndarë ata nga bota demokrataike me një perde të hekurt dhe meMurin e Berlinit”, thuhet, ndër të tjera, në rezolutën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kushtuar Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit. Vitet e fundit, është bërë zakon që në këtë ditë, Shtëpia e Bardhë të lëshojë një deklaratë të veçantë në kujtim të Ditës Ndërkombëtare, kushtuar viktimave të komunizmit dhe nazizmit.

Shënimi Ditës së Kujtesës ka për qëllim që, brez pas brezi, të ruhet kujtimi i miliona viktimave të komunizmit dhe nazizmit, si rrjedhim i deportimeve në masë, vrasjeve dhe zhdukjeve pa shenjë, viktimave të kampeve të punës dhe kampeve përqendrimit të këtyre regjimeve – ndërkohë që të njëjtën ditë të promovohen gjithashtu edhe vlerat demokratike, në shërbim të paqës dhe stabilitetit në kontinentin evropian por edhe në vendet individuale të kontinentit të vjetër.

Fatkeqësisht, Shqipëria jonë, zyrtarisht, nuk e ka gjetur ende vullnetin politik, forcën morale as dinjitetin kombëtar për tu bërë pjesë e Evropës, në këtë ditë të kujtimit të viktimave të komunizmit -- dhe për të treguar dinjitetin e saj përball totalitarizmit në përgjithsi, megjithse politikanët e të gjitha ngjyrave dhe të partive kryesore politike shqiptare të këtyre 30-viteve post-komunizëm – bërtasin me të madhe, në përpjekje për të na bindur se ata i ndajnë vlerat me botën perëndimore. Por siç duket Shqipëria zyrtare, në këtë ditë, nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës -- pasi nuk ka asgjë të bëj me pjesën tjetër të Evropës, e cila çdo vit, me 23 gusht kujton dhe nderon viktimat e komunizmit dhe të nazizmit -- ata burra dhe ato gra të guximshme të cilat me qëndrimet e tyre mbrojtën vlerat e përbashkëta njerëzimit, në mbështetje të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit të tyre njerëzor.

Por, fatbardhësisht, dita e 23 gushtit nuk do të kalojë krejtsisht në heshtje as në Shqipëri, falë punës së palodhëshme të Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.   Ashtu si në të kaluarën edhe sivjet, do të vazhdojë bojkotimi i kësaj dite nga autoritetet dhe entet më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar.  Por, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, (AIDSSH), njofton në faqen e saj të internetit se ky ent – i cili në mendimin tim po bën një punë të mrekullueshme megjithë kufizimet politike dhe financiare që i imponon legjislacioni shqiptar –njofton se në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, në disa qytete shqiptare po zhvillohen aktivitete përkujtimore të organizuara nga AIDSSH, në bashkëpunim me institucionet partnere, pushtetin lokal dhe komunitetin e të përndjekurve.   Njoftohet se ceremoni përkujtimore do të zhvillohen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, Belsh, Tepelenë dhe Tiranë, duke dokumentuar historinë individuale dhe familjare të të internuarve në Tepelenë e po ashtu, vijimësinë e dënimeve shumëvjeçare në kampe apo vende të punës në Lushnjë e Belsh, thuhet në njoftimin e AIDSSH.

2019 shënon 80-vjetorin e Paktit famëkeq Hitler-Stalin, nënshkruar më 23 gusht, 1939 -- një aleancë tiranike kjo që shkaktoi Luftën e dytë Botërore si dhe vujatjet dhe vdekjen e miliona njerëzve, anë e mbanë Evropës dhe botës.   Ishte ky një pakt djallëzor midis dy diktaturave më të egra në histori, të cilat, si pjesë të ideologjisë së tyre -- siç provoi edhe historia e shekullit të kaluar -- komunizmi dhe nazizmi kishin një kauzë të përbashkët krimesh kundër njerëzimit, duke ushtruar një terror të paparë mbi njerëzimin si dhe shkatërrimin e shumë kombeve, anë e mbanë botës.

Por qëllimi përfundimtar pan-evropian për shënimin e kësaj dite të Kujtesës një herë në vit, është që këto krime të mos qiten në harresë, ashtu që të mos përsëriten më në historinë e njeërzimit.   Në deklaratën e Parlamentit Evropian të miratuar në shtator të vitit 2008, në kujtim të viktimave të komunizmit dhe nazizmit, thuhet se, “në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk skadon kurrë afati për dënimin e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit.”

Edhe Shqipëria duhet domosdoshmërisht të shënojë këtë ditë zyrtarisht, me akt të Kuvendit të Shqipërisë.   Jo vetëm për të nderuar dhe kujtuar viktimat e totalitarizmit, por edhe për të nderuar të mbijetuarit e komunizmit, ish-të përndjekurit e sotëm të atij të regjimi, të cilët me frymë i shpëtuan atij sistemi, por që edhe 30 vjet pas shembjes së komunizmit, vazhdojnë të vuajnë pasojat e asaj tiranie, shpirtërisht, psikologjiisht dhe materialisht.   Një përkujtim i tillë i viktimave të komunizmit është i nevojshëm gjithashtu për të treguar se vërtetë shqiptarët duan të ndajnë me të tjerët popuj vlerat e tyre në mbrojtje të jetës dhe të drejtave universale të njeriut, duke shënuar këtë ditë me pjesën tjetër të Evropës dhe botës.

Fatkeqësisht, shënjat nuk janë inkurajuese se Shqipëria ka në mend ti bashkohet Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadës për të kujtuar viktimat e totalitarizmit duke i kushtuar atyre një ditë në kalendarin e saj.  Klasa politike shqiptare, fatkeqsisht, refuzon të shkëputet krejtësisht dhe as nuk është përballur me të kaluarën e saj totalitare dhe komuniste.   Përkundrazi, ajo po përpiqet me fjalë dhe me vepra të ruaj e të mbrojë atë të trashëgimi të hidhur kriminale për qëllime të veta të ngushta politike dhe ekonomike, në kurriz të një populli shumë të vuajtur, i cili vazhdon të vuaj gjithnjë pasojat e atij regjimi.  Fati i keq për shqiptarët është se duket se kjo klasë politike, 30-vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit – me fjalë dhe me veprat e saja pa bujë të madhe – është përcaktuar se cilën rrugë do të ndjekë.   Por gjithsesi, po e mbyll këtë shkrim modest me pyetjen që kam shpesh në të kaluarën post-komuniste në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare: Cilën rrugë do të ndjekë Kombi shqiptar sot dhe në të ardhmen?  Rrugën e vlerave dhe të drejtave bazë universale të njeriut, të lirisë dhe demokracisë perëndimore, apo rrugën e një regjimi autoritar, përcaktuar gjysmë shekulli më parë nga një ish-diktatori, pasojat e rënda të të cilit shihen ende anë e mbanë vendit?

Ka ardhur koha që të tregoni dinjitet kombëtar përball totalitarizmit!

----------------------

SA PËR INFORMACION –REZOLUTA E KONGRESIT AMERIKAN E CILA KA CAKTUAR 23 GUSHTIN, SI Ditën Ndërkombëtare të Vikitmave të Komunizmit dhe Nazizmit – miratuar me 21 maj, 2014

113th CONGRESS

1st Session

H. RES. 302

IN THE HOUSE OF REPRESENTATIVES  -Mr. Shimkus submitted the following resolution; which was referred to the Committee on Oversight and Government Reform

RESOLUTION

Expressing support for designation of August 23 as Black Ribbon Day to recognize the victims of Soviet Communist and Nazi regimes.

Whereas, on August 13, 1941, President Franklin D. Roosevelt and Prime Minister Winston Churchill issued a joint declation of certain common principles in the national policies of their respective countries on which they based their hopes for a better future for the world and the right of all peoples to choose the form of government under which they will live and self -government restored to those who have been forcibly deprived of them and that the people of countries may live in freedom;

Whereas the United States Government has actively advocated for and continues to support the principles by the United Nations Universal Declaration of Human Rights and the United Nations General Assembly resolution 260 (III) of December 9, 1948;

Whereas Captive Nations Week, signed into law by President Dwight D. Eisenhower in 1959, raised public awareness of the oppression of nations under the control of Communist and other nondemocratic governments;

Whereas the European Parliament resolution on European conscience and totalitarianism of April 2, 2009, and the Black Ribbon Day resolution adopted by the Parliament of Canada on November 30, 2009, establish a day of remembrance for victims of Communist and Nazi regimes to remember and commemorate their victims;

Whereas the extreme forms of totalitarian rule practiced by the Soviet Communist and Nazi regimes led to premeditated and vast crimes committed against millions of human beings and their basic and inalienable rights on a scale unseen before in history;

Whereas fleeing the Nazi and Soviet Communist crimes, hundreds of thousands of people sought and found refuge in the United States;

Whereas August 23 would be an appropriate date to designate as Black Ribbon Day to remember and never forget the terror millions of citizens in Central and Eastern Europe experienced for more than 40 years by ruthless military, economic, and political repression of the people through arbitrary executions, mass arrests, deportations, the suppression of free speech, confiscation of private property, and the destruction of cultural and moral identity and civil society, all of which deprived the vast majority of the peoples of Central and Eastern Europe of their basic human rights and dignity, separating them from the democratic world by means of the Iron Curtain and the Berlin Wall; and

Whereas the memories of Europe’s tragic past cannot be forgotten in order to honor the victims, condemn the perpetrators, and lay the foundation for reconciliation based on truth and remembrance: Now, therefore, be it.

That the House of Representatives supports the designation of Black Ribbon Day to recognize the victims of Soviet Communist and Nazi regimes.