E enjte, 25.04.2024, 01:10 AM (GMT+1)

Mendime

Llemadeo: Intervista me gruan e diktatorit te Shqiprise...

E premte, 03.10.2008, 07:17 PM


Intervista me diktatoren-grua, diktatoren e pare grua te Shqiprise  ishte nje tentative e re e gazetarve qe tentojne te rehabilitojne diktatoret dhe diktaturen me gjithe krimet qe kane bere!

Nga Llemadeo
 
Intervista me gruan e diktatorit te shqiprise mund te jete cdo gje cka u shkon per shtat diktatorve dhe sistemit te tyre kriminal!
Por kurresesi ajo interviste nuk mund te jete Historike e aq me teper nuk mund te quhet deshmi e asgjeje per cfare ajo u justifikua, per cfare ajo genjeu serish, per cfare ajo nuk dha spjegime, por fyeu serish popullin shqiptar duke i bere ne asgje gjithe vuajtjet qe i jane shkaktuar mases shqiptare per gjysem shekulli, duke  i bere ne asgje gjithe krimet makaber qe jane bere ne ate sistem, ku jane pushkatuar mijra burra, gra e femije te pa faj, ku jane detyruar te vdesin neper kampe perqendrimi e burgje, nen dhune kerbaci e urie...thjeshte vetem pse nuk e donin ate sistem, thjeshte vetem pse flisnin kunder atij regjimi!
 
Dalja ne ekranet televizive te Shqipersie e asje diktatorje eshte nje fatkeqesi per shqiprine, nje mungese aftesie medeiale dhe gazetareske e gazetarve te sotem te shqiprise(e disa gazetarve qe vijne direkt ose indirekt me lidhje me nominklaturat e regjimit), te cilet po merren me rehabilitimin e diktatorve duke u dhene mundesi atyre qe jo vetem te justifikojne krimet qe jane bere me urdhrat e tyre, por qe ta fyejne serish popullin shqiptar si dhe mijra viktimat qe dergjen gropave te groposura pa adrese' neper shqipri gjate diktatures!
 
- Valle pse nuk e pyeti ajo gazetare se perse u cvarros trupi i At Gjergj Fishtes nga Kisha e Shkodres dhe ju hodhen eshtrat ne lume te Kirit, me urdher te kujt dhe perse?!
 
- Valle pse nuk e pyeti ajo gazetare se perse u pushkatuan qindra e mijra intelektual te tjere si ne Tirane dhe ne gjithe Shqiprine nga regjimi?!
 
Shume pyetje qe ajo gazetare nuk ja beri dot, treguan qarte se ajo diktatore nuk ishte thirrur ne interviste per te treguar ndonje deshmi e aq me pak per te kerkuar falje, por iu dha rasti qellimisht nga servilet e diktatures, nga te korruptuarit me ate regjim, nga mafja komuniste, qe te i tregoje popullit se ajo eshte gjalle dhe e forte se ajo vepron dhe shkruan, se ajo kercnon pa frike,  deri dhe shkrimtarin shqiptar me te njohurin ne bote, se ajo kercnon dhe fyen cdo shqiptar, biles edhe te vdekurit, viktimat e veta, sic ishte rasti kur fyeu ish shoqen/miken e vet te ngushte gruan e diktatrorit numer 2 Fiqirete Shehun edhe pse ate e futi ne burg, pasi detyruan Mehmetin te bente vetvrasje ose sikur u vetvra...
 
Nga bota demokratike dhe e qytetruar por dhe nga shqiptaret demokrat dhe te qytetruar, Nexhmije Hoxha ska qene' as nuk do te quhet asnjehere "zonje e pare" e shqiperise, por do te quhet diktatorja-grua e pare e shqiperise. Ashtu do te quhet sepse ajo ka qene kryetare e  te ashtuquajturit "fronti demokratik" te shqiperise dhe me urdhrin e saje jane hequr mijra triska fronti' shqiptarve qe pastaj, po me miratimin e saje dhe me urdhrat e ligjet e saje e te diktatorve te tjere rreth saje, pasi jane perjashtuar nga ai front ata jane arrestuar, internuar, burgosur e vrare pa gjygje e pa asnje lloj faji!
 
Gazetaria shqiptare dhe gazetaret e shqiprise kane deshtuar ne qendrimet e veta ndaj regjimit diktatorial dhe diktatorve, sepse shumica e gazetarve nuk kane bere asnjehere publike krimet masive qe kane bere ata diktator ne shqipri, por dhe skane qene ne gjendje e as nuk jane te gatshem qe te ndahen vete me ate te kaluar, duke mbajtur qendrime te rrebta ndaj aytre kriminelve e jo ti sjellin ne intervista apo te u bejne privilegje mediatike, duke u dhene rastin qe te justifikohen me genjeshtra banale. Genjeshtra me te cilat justifikojne lidhjet me Mugoshet e Ppopovicet e Beogradit, ne pazaret qe bene ata me njeri tjetrin per tia ngulur thiken mbas shpine Kosoves dhe popullit Shqiptar ne Mal te zi, Kosove e Macedoni!
 
Per asnje vrasje ska justifikim! Per asnje krim ska justifikim!
Per asnje tradhti kombetare, qe tashme jane te faktuara, se cfare ka thene diktatori ne Beograd apo ne Moske  kunder Kosoves etj, ska justifikim!
Per cdo krim ka denim me burg ose denim moral; qe do te thote qe ata njerez nuk mund te jene me ajo pjese e shoqerise qe mund te u degjohet me zeri apo cfaredo tjeter cka ata genjejne!
 
Por ata lloj gazetaresh, ne emer te gjoja lirise se shtypit, perfitojne dhe sjellin para ekraneve edhe ish diktatoret, duke bere ironi me vuajtjet e popullit gjate atij regjimi!
 
Serish e perseris se:
Gazetaria shqiptare ka deshtuar totalisht ne lidhje me qendrimt ndaj diktatures, luften mediatike kunder atyre diktatorve te cilet tashme kane krijuar klanet e tyre mafjoze e pushtetare, duke arritur qe te veshin me poste drejtuese farefislleret e vet, apo miqte e besniket e ngushte te sigurimit te regjimit!
 
Pikerisht per shkak te pa aftesise dhe korruptimit te mediave me te kaluaren komuniste eshte edhe ajo gjendje kaotike ne vend, ku vazhdohet te kete krime, korrupsion, ikje te njerzve nga vendi etj. fatkeqesi qe demtojne rende aktualitetin shqiptar dhe te ardhmen!
 
E them kete, pasi Mediat-Gazetaret demokratik dhe te qytetruar jane motorri i levizjes se nje shoqerie perpara, drejt zhvillimit dhe pastrimit nga cdo e lige e cdo sistemi!
 
Historia e vertete e djeshme dhe e sotcme do te shkruhet realisht, ku vendin e turpit do ta zene diktatoret bashke me kriminelet qe ata urdheruan te vrasin e shtypin!
Por nje vend turpi do ta zene dhe gazetaret e djeshem qe e mbajten ne kembe ate regjim, si dhe pseudogazetaret e sotem te cilet perpiqen te u hapin rruge rehabilitimi atyre kriminelve...e ata servile te diktatures, sigurisht qe do te shkruhen si servile ne histori, si qellimkqinje qe frenuan shoqerine demokratike te ecin perpara drejt lirise se vertete duke i ndare kriminelet nga viktimit dhe duke ua dhene hakun seicilit:
Kriminelve denimin qe meritojne, ndersa viktimave vlersimin qe meritojne!
 
Poshte servilizmi!
Poshte pseudote e cdo lloji!
Rrofte Demiokracia e vertete!
Rrofshin njerzit qe e shohin te verteten ne sy dhe dine ta vlersojne ate!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora