E premte, 29.03.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dëshmori i kombit Tahir Sinani

E diele, 18.08.2019, 01:20 PM


Dëshmori i kombit Tahir Sinani

- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

Çka po  ma thotë zemra , po ma këndon goja –

Për  trim luftëtarin , lindur  nga Tropoja !

Këndoj për  vullnetarin  edhe  komandantin  ,

Dëshmor  kombëtarin , për  Tahir Sinanin !

Nga tri lufta çlirimtare që i pat vatani –

Kudo po luftonte trim  Tahir Sinani !

Komandant përmbi  Ushtrinë Çlirimtare –

Për bashkim e për liri mbi trojet shqiptare !

Ishte i paepur , luftëtar  pedant ,

Prijatar ushtrie  edhe komandant !

Ishte sypatrembur në ballë të  ushtrisë –

N’ luftë kundër armikut , kundër robërisë !

Tahir Sinani , trim me besë , biri i Tropojës –

Ishte ushtar i UÇK-së , në luftën e Kosovës !

Ishte ushtar i UÇK- së , për  Maqedoninë

Dhe i UÇPMB-së , në Preshevë e  Luginë !...

Tahir Sinani , ishte brumosur me atdhetarizëm –

Në familjen  ku jetoi , me trimëri e heroizëm !...

Gjatë shkollimit ushtarak –  i doli Zot trimërisë ,

Gjatë përvojës jetësore në Ushtrinë e Shqipërisë !

Gjatë gjithë jetës ,  mbajti pranë zemrës  ideale –

T’i  bashkojë trojet shqiptare , fusha edhe male !...

Me synimet e kamotshme  për  të drejta kombëtare –

Për çlirim edhe  bashkim te të gjithë trojeve  shqiptare !

Para luftës Tahir Sinani , me detyrë  ishte  emëruar ,

Si instruktor i stërvitjeve –  ushtarët për t’i ushtruar !

N’ Divizionin Ushtarak në qytet  të Bajram Currit –

Që t’ i  forcojë ushtarët  trima me zemër të gurit !

E në vjeshtë të vitit 1998,

Kur ushtarët i  thirri detyra e shenjtë ,

Bashkë  me ushtarakë e qytetarë  nga Shqipëria –

Iu bashkuan  luftës  n’ Kosovë, ku i thërriste  liria !

Më pas me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ,

Iu dha detyra e instruktorit të Stërvitjeve me besë !

Dhe ajo e komandimit t’ Njësisë Speciale “Arbëria” –

Për t’ bërë luftën çlirimtare , ku  n’ atdhe  gëzohet  liria !

Tahir Sinani , ishte komandant i gjashtë brigadave ,

Të Zonës Operative të Pashtrikut , pa iu lakmua fare gradave !

Dhe e ndihmoi  me pjesë aktive , operacionin “Shigjeta” –

Për t’ luftuar mirë e  drejt , për t’i mbrojt  trojet e  veta !

Po ashtu , ai organizoi edhe një mori aksionesh –

Të suksesshme të UÇK-së , n’ shumë vende rajonesh !...

Dhe minoi terrene t’ shumta të  strehimeve t’ armiqësisë –

Shkaktoi  dëme t’ jashtëzakonshme t’ gjitha  forcave të  Serbisë !

Bindja dhe vendosmëria e tij , ishin t’ thella  përparimtare –

Për çlirimin dhe bashkimin e  mbarë  trojeve shqiptare !

Respektonte  mbarë nderimin  dhe  betimin e  UÇK-së ,

Luftëtar Tahir Sinani , luftën e bënte me besë !

Menjëherë pas luftës në Kosovë, që u  nginë –

Shkon dhe i  bashkohet  luftës në Luginë !

Më pas  n’ Maqedoni , shkon    bjeshkë të  Sharit –

Bashkë me  ca  ushtarë , në zonë të  Gostivarit !

Tahiri , përveç trimërisë dhe guximit  pa fije frike –

Mbahet mend  për mospranim t’ shumë marrëveshjeve politike !...

Ishte i pathyeshëm n’ bindje  dhe i pakthyeshëm ndaj  veprimit ,

Ai , ishte  pikëprerja e saktë mes betimit dhe luftimit !...

Luftëtarët  si Tahir Sinani ,  jo që janë spektri i frymëzimit ,

Por , janë edhe indikatorë të shumëkujt të angazhimit !

Që shpalos  errësirën e  dëmshme politike –

Që janë e kundërta e  popullit të Kosovës kreshnike !

Më 29 t’ Korrikut , të vitit 2001 –

Ballë për ballë  armikut , luftoi për liri !

Në Malësinë e Gostivarit , përtej bjeshkëve t’ Sharit –

Atë ditë u  shua jeta e Tahir  luftëtarit !

Heroikisht  u shua jeta e  komandantit –

Birit nga Tropoja , e  Tahir Sinanit !

Pjesëmarrës i tri luftërave tona  çlirimtare –

Për liri  edhe bashkim të trojeve  shqiptare !

Në çdo vend  të mbarë vatanit  – uron zemra , uron goja –

Lavdi i qoftë  Tahir Sinanit – dëshmorë kombi  nga Tropoja !

Lavdi veprës së Tahir Sinanit , që u flijua për liri –

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe i nënës Shqipëri !

Gjilan, më 29. 07. 2019 .

Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora