E premte, 22.11.2019, 09:14 PM (GMT)

Kulturë » Kinema

Albert Zholi: “Open Cinema” zbret në Gjirokastër

E diele, 18.08.2019, 12:23 PM


Ky aktivitet organizohet për herë e dytë në këtë qytet me vlera të rralla

GJIROKASTRA  MIRPRET FORMATIN KINEMATOGRAFIK “OPEN CINEMA”

Nga Albert Z. ZHOLI

Pas Kryeqytetit tonë Tiranës, “Open Cinema” zbret në qytetin e bukur Gjirokastër. Ky aktivitet organizohet për herë e dytë në këtë qytet me interesimin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gjirokastër z.Flamur Golemi dhe mjeshtrit të këtyre aktiviteteve producentit Skënder Jacce.  Për katër net me radhë, festa e bukur e kinemasë në këtë qytet me tradita shekullore do të ndjejë dhe shijojë magjinë e ekranit të madh me filmat e fundit të kinemasë shqiptare dhe asaj botërore duke kujtuar me dashuri edhe ndonjë film nostaligjikë nga epoka e ndritur e kinemasë. Ai starton në datën 17 deri në 20-Gusht 2019, ora 20:00 deri në orën 001 pas nate, rrëzë kalasë që mbanë gjallë historinë dhe kulturën e Kombit tone. Në këtë shou Kinematografikë do të jenë të ftuar emra të njohur të skenës dhe ekranit, këngëtar dhe të ftuar special. Aktiviteti mbështetet fuqishëm nga Bashkia e Qytetit Gjirokastër, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe kurohet nga “Production Cinemania”. Filmat shqiptar do të jenë të titruar edhe në gjuhën Angleze, gjë e cila, ashtu si dhe vjet, u jep mundësinë edhe shumë turistëve të huaj këtë sezon veror ta ndjekin me interes filmin shqiptar. Një kolazh i bukur me muzikën e filmave shqiptar do të shoqërojë përgjatë ditëve këtë maratonë të filmit, ku dhe nëpërmjet retrospektivave në projeksion do të ketë edhe homazhe për artistët dhe kineastët që janë fikur. Ai do të prezantohet nga Silvana Braçe një ikonë e viteve të ekranit të televizionit shqiptarë. Ky aktivitet do të sjelli padyshim argëtimin e bukur të artit të 7-të në këtë verë të nxehtë në qytetin e Gjirokastrës plot dashuri dhe mikpritje. Sipas producentit Jacce, ky lloj aktivitetei është një risi në Shqiëpri dhe unik në Ballkan. Mënyra e shfaqjes, përzgjedhja e filmave, mënyra e organizimit, dhe cilësia e përcjelljes janë të niveleve më të larta artistike. Ejani në gjirokastër në këto mbrëmje magjike të shijoni bukurinë e ekranit të madh të kinemasë që nuk shteron kurrë!

Shtrirja e Gjirokastrës

Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë,në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet është pothuajse e zhveshur, pa bimësi. Duke qenë e tillë, në dimër kur reshjet s'kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta. Ato vijnë deri në qytet. Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga njëra-tjetra me një të tillë. Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë. Ajo ka pasur lidhje jugore me Janinën, me bregdetin shqiptar, Vlorën,dhe pellgun e Delvinës. Nëpërmjet grykës së Këlcyrës lidhet me qendra të tjera të Shqipërisë jugore. Është e lidhur gjithashtu me Kurveleshin e Sipërm dhe të Poshtëm, Lunxhërinë, Dropullin e Poshtëm, Pogonin, Zagorinë etj. Mali i Gjerë në rrëzë të së cilit është vendosur Gjirokastra, e ndan qytetin nga bregdeti. Nga veriu qyteti Gjirokastër kufizohet me fshatin Mashkullorë, nga jugu me Lazaratin, nga lindja me lumin Drino dhe me fshatrat e Lunxhërisë dhe nga perëndimi me Malin e Gjerë. Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Gjirokastrës, pas rënies së komunizmit, ka toponime të reja. Gjirokastër ka këto lagje: Cfakë, Dunavat i I-rë, Dunavat i II-të, Hazmurat, Manalat i I-rë, Manalat i II-të, Meçite, Palorto, Pazar i Vjetër, Pllakë, Teqe, Varosh, Zinxhire.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT