E shtune, 21.09.2019, 06:08 AM (GMT+1)

Komente

Aurel Dasareti: Politik-bërësit shqipfolës si qentë

E diele, 18.08.2019, 04:01 PM


Nëse qentë mund të flisnin, do të kishim të njëjtat telashe me ta si me politik-bërësit shqipfolës

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Shpirtrat atdhedashës kudo që gjenden, i dënojnë vendosmërisht përpjekjet e bastardëve për të justifikuar bashkëpunimin me të gjitha llojet e armiqve që punojnë për ndarjen dhe përçarjen brenda Kombit tonë. Ky akt paraprak kriminel do të lehtësonte shpërbërjen e dy shteteve tona të brishta dhe tjetërsimin-asimilimin tërësisht të shqiptarëve. Tradhtarët nuk do të arrijnë të heqin qafe njollën e fëlliqtë as përpara popullit, as para historisë.

Siç e di çdo oficer, nuk ka asnjë arsye të argumentojë se kur do të ndalet një grup ushtarësh që është duke ikur. Për t'i bërë gratë dhe burrat shqiptarë të fillojnë betejën për mirëqenien e popullit të tyre, do të kërkohen shumë më tepër sesa argumente. Në disa raste, ju ndoshta do të duhet të jepni shembuj, veçanërisht për individët më frikacakë dhe pa karakter. Përveç përdorimit të karotës dhe kamxhikut, institucioni i ngarkuar me ndalimin e ikjes duhet të jetë i pajisur me zëra të lartë dhe forcë fizike mbresëlënëse. Imagjinoni se ne jemi në një luftë, të grupuar menjëherë pas vijës së përparme të frontit, në një zonë të mbushur me krater dhe llogore qitjeje, tela me gjemba dhe tanke të shkatërruara. Diçka ka ndodhur këtu, të gjithë ushtarët janë në gjendje paniku dhe ikin mbrapa, larg pozicioneve të tyre të mbrojtjes kundër një nocioni iluzionist dhe të paqartë të sigurisë. Askush nuk dëshiron të mbetet në shiun e plumbave, askush nuk do të copëtohet nga shpërthimet e granatave. Askush nuk guxon të qëndrojë në pozicionet e tyre, domethënë pothuajse askush, ata që mbeten nuk mund të ofrojnë asgjë tjetër përveç rezistencës maksimale të pamjaftueshme. Ushtria është në tërheqje të plotë, në gjendje çrregullimi dhe armiku po fiton gjithnjë e më shumë terren. I gjithë autoriteti praktikisht është zhdukur, vetëm armiku duket se ka një plan specifik, dhe udhëhiqet nga udhëheqës të vendosur dhe të aftë. I gjithë organizimi është shembur, grupe më të vogla janë duke luftuar të vetmuar dhe sipas gjykimit të tyre, por ato mund të jenë thjesht një moment i bezdisshëm dhe nuk mund në asnjë mënyrë të pengojnë përparimin e armikut.

Përveç disa pikave të ndritshme, siç është lëvizja shqiptare e rezistencës, skenari i përshkruar më sipër është mjaft i ngjashëm me situatën në vendet shqiptare sot. Njerëzit janë në ikje të plotë. Atdheu boshatiset tërësisht. Armiku ka nismën (iniciativën) absolute dhe mund të zgjedhë kohën dhe vendin e pothuajse çdo beteje me karakter vendimtar. Armiqtë tanë e përdorin luftën psikologjike deri në skajshmëri, ata janë shumë të aftë t`i demoralizojnë burrat tanë, të cilët duhet të jenë në pjesën e përparme të frontit, si dhe pjesën tjetër të popullatës. Agjentët e armiqve ndajnë njerëzit në luftë klasore, luftë fetare, luftë krahinore, luftë fisnore, luftë klanore dhe luftë gjinore, duke u përpjekur të largojnë vëmendjen e shoqërisë shqiptare, nga situata alarmante në iluzione më të parëndësishme dhe të përshtatshme. Agjentët e tij përhapin të gjitha llojet e stimujve midis njerëzve tanë për t`i dobësuar ata më tej. Nëpërmjet agjentëve të tij të brendshëm ai përhap ide subversive dhe false, duke mbështetur të gjitha llojet e besëkotësive dhe mashtrimeve.

***

Armiku na thotë se vendet tona janë toka e të gjithëve, nëse thjesht dorëzojmë paragjykimet dhe dyshimet tona, nëse thjesht heqim dorë nga gjithë rezistenca për të mbrojtur kufirin nga emigracioni ilegal e i paligjshëm - atëherë gjithçka do të marrë fund, të gjithë do të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin në një parajsë “demokraci”. Ai gjithashtu na thotë se pushtimi është tashmë një fakt - të huajt do të vijnë apo janë këtu për të qëndruar (zëvendësuar shqiptarët) - dhe se ne thjesht duhet të "mësohemi" të jetojmë dhe të pranojmë shoqërinë e re dhe “begatuese” (dmth ndryshimin demografik ku shqiptarët në vendin e vet do të jenë minoritet brenda 4-5 vitesh). Atyre që e kundërshtojnë atë u atribuohen epitete si "nazistët", "racistët" dhe "kriminelët".

Feja e organizuar (e importuar nga të huajt dashakeq) mobilizohet nga armiqtë tanë si një kalë Trojan, i cili gjithashtu prish bashkëjetesën (unitetin) e njerëzve nga brenda. Hoxhallarët-priftërinjtë veprojnë në mënyrë aktive për të huajt, duke i portretizuar të gjithë kundërshtarët e botëkuptimit të tyre si "të këqij".

Kuvendet e dy shteteve tona janë mbushur përplot me krimba pa-kurrizorë që zvarriten rreth e poshtë para këmbëve të armiqve. Krimbat e trojeve jashtë murit të arbrit gjithashtu. Prejardhja jonë e lashtë pellazge/ilire edhe nga vetë bastardët mohohet, kurse nga armiqtë përvetësohet. Njerëzit tanë dhe natyra jonë e begatshme mbitokësore, nëntokësore, ujore, ajrore, diellore shfrytëzohen nga të huajt dhe oligarkët e vendit. Të gjitha format e fenomeneve të sëmura shoqërore mbështeten nga propaganda e armikut nëpërmjet zagarëve të tyre shqipfolës - gjithçka fisnike bëhet e turpshme dhe degradohet.

***

Ikja duhet të ndalet. Këtu është e rëndësishme për të rifilluar betejën. Ekuipazhi i ikur duhet të bindet të kthehet prapa në fortifikimet e tyre. Pyetja është se si. Unë kam parë oficerë dhe ushtarë, madje edhe viktima të keqinformimit të armikut, që përpiqeshin ta ndalojnë arratisjen (ikjen) e turmave  me argumente dhe fjalë të këndshme. Kjo ka dështuar gjithmonë.

Unë kam parë grupe të vogla burrash (grash) shqiptarë por jo vetëm, t`i përvishen betejës kundër armikut, i kam parë ata të luftojnë me taktika të gabuara dhe kurrë nuk kanë qenë pjesë e një strategjie më të madhe dhe të përgjithshme. Kam parë disa duke luftuar vetëm për hir të luftës, pavarësisht nga pasojat për veten e tyre - idealistë të vërtetë të përgatitur të sakrifikojnë veten për njerëzit e tyre, kombin dhe atdheun.

Në nxehtësinë e luftës shpesh harrojmë që qëllimi i përgjithshëm duhet të jetë fitorja. Çdo gjë tjetër duhet të jetë në varësi të kësaj. Strategjia dhe taktikat tona duhet të përshtaten me kushtet e fushëbetejës. Armiku gjithashtu nuk vonohet në shpërndarjen e informacionit të rremë (jo të vërtetë) në lidhje me rrjedhën tonë të mundshme të veprimit.

Në çdo rast, ai do të na pengojë të zbatojmë strategji efektive dhe taktika efektive. Të jesh i sigurt që ai ka agjentët e tij në mesin tonë, "oficerët" që nxisin ushtarët kundër ekipit të gabuar, "ushtarët" që përhapin thashethemet e liga dhe të tjerët që sabotojnë makinerinë luftarake në mënyra të tjera. Metodat janë të shumta - dhe deri më tani të suksesshme. Siç e di çdo oficer, ose duhet ta dijë, pa dyshim nuk ka asnjë ide që të ndalojë një numër të arratisurish me një ton lajkues, dhe pastaj të përpiqet t'i kthejë ata në pozicionet e tyre të mbrojtjes me argumente. Argumentimi racional dhe i civilizuar çon vetëm në shkeljen e njeriut.

***

Të gjithë shqiptarët që kanë qenë subjekt i një propagande përçarëse të armikut për të ndryshuar qëndrimet dhe perceptimet e tyre që nga fëmijëria, konsiderojnë (të thjeshtë dhe të pabesë ashtu siç janë) se e vetmja gjë e arsyeshme është që të tërhiqen sa më larg nga alarmi i luftës. Për shumicën e njerëzve tanë, kjo anë egoiste e personalitetit të tyre fatkeqësisht është mbizotëruese dhe po kontrollon veprimet e tyre. Disa ikin për shkak të frikës, paburrërisë (poshtërisë), të tjerët sepse janë të hutuar, por shumica e njerëzve ndoshta ikin sepse "të gjithë të tjerët e bëjnë këtë". Megjithatë, e vërteta është që shumica e burrave shqiptarë, edhe nëse publikisht do të thoshin diçka tjetër, thellë në zemër e mbështesin kauzën e përbashkët, çështjen tonë madhore kombëtare, të cilën duhet ta mbrojmë bashkarish, kudo që gjendemi, në vendlindje apo diasporë. Ka të bëjë me jetën ose vdekjen e Kombit dhe të Vendit. Thjeshtë, vetëm se ata janë të demoralizuar, ata shohin se u mungon udhëheqja, se armiku posedon të gjithë autoritetin, dhe për këtë arsye u duket e pakuptimtë përballja me keqbërësit që kanë kapur shtetin, e kotë ta fillojnë betejën. Askush nuk i ka formuluar ndjenjat e tyre në fjalë, argumente dhe veprime. Disa qerrata me siguri kanë ndërruar anët dhe po punojnë pak a shumë në mënyrë aktive për armikun. Por këto janë elementët absolutë më të këqij dhe më të paturpshëm të kombit tonë, ata janë minj të ujërave të zeza, të vegjël e të përçmuar, të cilët ose kanë marrë anën e armikut për arsye thjesht egoiste, ose sepse janë ngatërruar rëndë ose thjesht të çmendur. Këta minjtë e kanalizimeve mund të duket se janë edhe më shumë dhe "më të mirë" sesa janë në të vërtetë, pasi armiku në propagandën e tyre vazhdimisht i thekson si "modele shëmbëlltyrë", "udhëheqës" dhe "të famshëm". Të gjithë mund t'i shikojnë çdo ditë në TV-të e tyre, të veshur dhe të përlyer me kozmetikë apo operacione plastike, të drejtuar mirë si kukulla vitrine në një spektakël të shkëlqyeshëm, por të neveritshëm dhe tragjik, pjesë teatrale. Populli jonë është zhytur në një gjendje të gjumit, duke harruar se mundësia për luftë dhe kolonizim ka qenë pothuajse gjithmonë dhe është nxitur nga nevoja për tokë të re dhe burime të reja për një popull apo racë specifike, kur hapësira e tyre origjinale e jetesës nuk po zgjerohet më dhe është e pamjaftueshme për oreksin e tyre, sidomos të vetëshpallurve “Popull qiellor” (Nebeski narod).

***

Paburrëria, përulësia do të kushtojë. Për të përkujtuar me gjithë nder anët më fisnike të ushtarëve, por e vërteta brutale është që ushtarët duhet të shkelmohen përsëri në pozicionet e tyre, njëherësh që ata gjithashtu dëgjojnë se të jesh frikacak është më e keqja që mund të imagjinohet, se lufta për mbijetesën e kombit dhe të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë etnike, fetare etj., është më e rëndësishmja se gjithçka tjetër. Oficerët duhet të zhurmojnë, nxisin dhe apelojnë ushtarët që t'i ndalojnë ata të ikin. Disa prej tyre duhet të udhëheqin rrugën si shembuj të mirë, por vetëm kur ata kanë marrë vëmendjen e ekuipazhit. Disa dezertorë ndëshkohen rëndë, jo sepse është "e duhur", por sepse duhet të vendosen shembuj në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se të jesh frikacak mund të kushtojë njëlloj sa guximi.

***

PS: Disa bashkatdhetarë më kanë pyetur e kujt është kjo foto (ilustrimi) që unë e përdori edhe sot, pasi e kanë parë në shumë faqe të huaja interneti. E imja...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT