E marte, 19.03.2024, 09:42 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Rrahman Hyseni: Gjenerata (1957/ 58-59-60) nga Medvegja

E shtune, 17.08.2019, 12:02 PM


GJENERATA (1957/ 58-59-60)NGA MEDVEGJA

Shkruan: Rrahman Hyseni

Sot na u rikthyen kujtimet nga fëmijëria dhe ne po ndihemi shumë nostalgjikë, në manifestimin IV, të gjeneratës 1957/ 58-59-60, të shkollës fillore në Banjë të Siarinës, Medvegjë. Ky takim gjeneratash ngjalli gjithçka, u ringjallën kujtime nga ditari i jetës. Rruga që i ndau gjithandej nëpër botë për dashurinë, vuajtjet, dhimbjet për historinë tonë, mbetën ngjarje të ngulitura ndër shekuj në kujtesën e kombit tonë, si gjuha, flamuri dhe identiteti, rrënjët, traditat, doket e zakonet e ritualet. Pastaj, këngët, vallet martesat, familja, mësuesi, rrugët, malet, buka e misrit, puna në ara, ruajtja e kafshëve, lojnat me një fjalë për kohën dhe vendin ku balta është më e ëmbël se mjalta, siç janë shprehur mendjet e ndritura të kombit tonë shekuj më parë. Iniciativë kjo e bukur, nga Hamdi Demiri, nga Sfirca dhe Mevlud Arifi! Organizatorët: Hamdi Demiri, Mevlud Arifi, Ramize Rexhepi,Sahit Salihu,Imer Rexhepi, Musa fazliu, Abaz Selimi, Hajdar Mehmeti, Rizah Arifi, Dalip Dalipi, fillimisht gjurmuan dhe i mblodhën emrat e këtyre gjeneratave më pas vendosën për datën 01.08.2019, të mblidhen në restorantin CONTINENTAL me pronare Ramize Rexhepi, në Sofali, që nga aty u nisën ora 8:00 vizitë nëpër Kosovë.

Fillimisht u përshëndetën miqësisht dhe ngrohtësisht. Me këtë rast u përkujtuan shoqet dhe shokët e gjeneratës 1957/58-59-60, që tani kanë ndërruar jetë.

Vizituan varrin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe varrin e Adem Demaçit,

ora 10:35, të Akadamik Idriz Ajetit ora 11:00 dhe vazhduan rrugën për Mitrovicë në Smekovnicë, vendi ku ra dëshmorë dhe u plagos rëndë Izosh, Xhevat Jusufi dhe ku u plagos rëndë Zëvenëskomandanti i brigadës 141”Mehë Uka”të Zosh Zymer Halimi (Besi) tani Gjeneral Major në FSK, në Republikën e Kosovës.

Nga aty me autobus u nisen rrugës për Prekaz dhe bën nderime te kompleksi i varrezave Adem Jashari pasi që aty u ndalën për një orë aty ishte në pritje të ngrohtë baca Rifat Jashari,

vazhduan për në Landovicë në varrezat e dëshmorëve dhe te varri i dëshmorit të Kombit nga Medvegja Florim Rushiti- Kingji, ora 15:00.

Drekën në restorantin ERA. Në ora 19:00 filloi mbrëmja festive në Restorant “CONTINENTAL”, ku nuk mungoi, gëzimi dhe kujtimet që shumë nga ta i kujtonin me lot malli

për kohën dhe vitet që ikën. Në fytyrat e tyre tregonte se jeta nuk ishte e lehtë kaluan në rrugët e botës diku mirë e diku ndryshe çka kishin të gjithë një mendim kujtimet më të lumtura rinore dhe gjithë një zëri treguan se ishte gjenerata e artë. Këta tregonin se si ecnin përroit në livadhe, të etur dhe të uritur të lagur nga shiu dhe dëbora, rrugët me baltë për në shkollë, shumë herë të zhveshur me këpucë opinga të grisura, mirëpo ishin të lumtur dhe kjo i mbanë edhe pas kaq vitesh me një nostalgji të zjarrtë për kohën dhe vendlindjen, për vitet më të bukura rinore, mirëpo edhe vuajtjet. Pra, për Banjën e Siarinës, Sfircën, Tupallën, Medvegjën, Gërbacin, Ramabajën e Gjylekreshtën, Siarinën, Banjën e Vjetër, bisedonin për të gjitha kujtimet në Komunën e Medvegjës e në veçanti respektin e ndërsjelltë që e ruajnë deri më sot dhe kjo tregon se tradita e respektit mirësjelljes, punës dhe veprës që i përcolli për gjithë jetën, mysafirë që e nderuan këtë takim ishin Gjeneral major Zymeri Halimi, ish- drejtor i shkollës në Banjë të Siarinës z. Ruhan Osmani ish-ambasador në Bosnje z. Muharrem T. Zenullahu, me një respekt të veçantë ishin të gjithë e në veçanti znj. Ramize Rexhepi dhe poetit Imer Rexhepi icili punoi pa rreshtur një vit për këtë takim në tubimin e emrave dhe informimit.

Gjenerata e vitit 1957, klasa e Vlll/2

Hamdi Demiri, Hajvaz Dema, Sheqir Islami, Hajvaz Hajrullahu, Ilaz Hajrullahu, Muhamet Bajrami, Zenel Beha, Beqir Beha, Ramiz Dema, Shaban Halimi, Avdil Salihu, Ajet Baftiu, Regje Fazliu, Hajriz Heseti, Regjep Ismajli, Hysen Beha, Qazim Beha, Ibrahim Latifi, Asllan Beha.

Ramush Ibrahimi, Hajdar Mehmeti, Kosum Beqiri, Ramiz Beqiri, Mevlud Arifi Muszafe Aliu, Kadri Osmani, Ramë Osmani, Shahip Rama, Selatin Sadiku, Hafize Jakupi.

Gjenerahta e vitit 1958, klasa Vll/2

Ramize (Bekteshi)Shaqiri, Fatime Islami, Zaha Shaqiri, Abaz Selimi, Mehmet Veseli, Rexha Veseli, Rizah Arifi, Rrahman Beqiri, Rizah Zeqiri, Hamdi Zeqiri, Rrahman Shahini, Bafti Mehmeti, Shaban Ismajli, Ramize Arifi, Selman Beka, Hafiz Zymberi, Hazir Demiri, Maliq Mehmeti, Feti Zymberi, Shaban Ismajli, Fadil Ismajli, Ahmet Aliu, Rrustem Bekteshi (postmortum).Isuf Shahini (postmortum)

Gjenerata e Ill klasa VI/2

Hajdar Mehmeti, Hajdar Shaqiri, Dalip Dalipi, Kadri Rama, Ruhan Bekteshi,Sejdi Ismajli, Demir Uka, Hisen Musliu,Hasan Syla, Sheqir Demiri, Hajvaz Azemi, Sylejman azemi, Ramiz Shaqiri, Rexhep Zeqiri,Milazim Jashari,Zog Jashari, Haki Syla, Azem Hajdari, Fazli Ferati, Musa Fazliu, Isa Syla,Tahir Sylejmani, Isa Islami, Ramadan Zeqiri, Zarife Ferati, Zuka Beka, Selim Zeka, Ramadan Munishi.

Gjenerata e lV, 1959 klasa e V/2

Ramize Rexhepi,Lumnie osmani,Zylfie Latifi-Zymberi,Sokol Halimi,

Rahim Rama, Ramush Rama,Kadri Beha,Imer Beha,Mursel Haziri, Brahim Haziri,Imer Rama, Rrahman Rama,Ramadan Arifi,Feriz Arifi,

Avdil Rama, Hana Aliu,

Mendush Jashari,Fatmir Jashari, Halil Latifi, Muharrem Sadiku, Isa Beha, Bahtir Hajdari, Mihane Zumberi, Sokol Syla, Ismet Fazliu, Rizah Haziri, Shaban Beha, Zog Shaqiri.

Klasa tjetër e V/3

Imer Rexhepi, Abaz Hajrullahu, Sahit Salihu, Kada Salihu, Naile Dema, Halime Halimi,Zaha Uka, Hava uka, Raba Selimi, Hateme Uka, Rrustem Selimi, Sejdi Selimi, Fatime salihu, Minire Demiri, Ziza Dema, Muhamedin Avdyli, Maliq Mehmeti, Osman Hajvazi,Fadil Ismajli, Hamdi Zejnullahu, Ismet Zejnullahu, Gjeladin Murseli, Hajdin Gjeledini, Avdil uka,Ali Baftiu, DemushFejza, Zenel Bislimi, Isa Dema, Muharrem Rama, Rahime Rexhepi, Fetah Rama, Fetah Duli, Naile Emini, Naile Bajrami, Aza Eseti, Shaban Islami, Hatigje Rama, Feride Sadiku, Nazmie Gjeladini, Rabisha Beha, Zaha Beka, Hana Beka.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora