E shtune, 21.09.2019, 06:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Në Preshevë, organizohet konferenca shkencore “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”

E enjte, 15.08.2019, 07:22 PM


Pamje nga konferenca shkencore ne Presheve Xhemaledin Salihu

Në Preshevë, organizohet konferenca shkencore “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”

Nga Sevdail Hyseni

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, në tetorin e këtij viti, do të organizoj në Preshevë konferencën shkencore të dhjetë me radhë me tematikë: “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”.

Në këtë konferencë shkencore, bëhet e ditur nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, do të marrin pjesë studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora e tjerë.

Qëllimi kryesor i kësaj konference shkencore, është shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i trashëgimisë kulturore dhe turizmit në përgjithësi, në Luginë të Preshevës dhe në viset tjera shqiptare .

Gjithashtu, synimi i kësaj Konferencës, është që pas përmbylljes së punimeve shkencore, me një publikim të posaçëm në formë vepre, të botohen punimet e lexuara gjatë seancave shkencore në Preshevë.

Lugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare kanë një pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore, në realitet kanë asete, vlera të trashëgimisë kulturore, të cilat ofrojnë turizëm të pasur.

Andaj,  qëllimi kryesor i Konferencës shkencore është që në suaza të mundësisë, kjo temë të hulumtohet, studiohet, trajtohet dhe shqyrtohet nga studiuesit në aspektin edukativ, kulturor, ekonomik, informativ, sportiv, rekreativ. Pastaj, të gjitha prurjet e studiuesve, nëpërmjet kumtesave, punimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe turizmin, do të përmblidhen në një libër, në një publikim për lexuesin dhe studiuesit e ardhshëm.

Në bordin udhëheqës të Konferencës shkencore janë caktuar emra të shquar nga sfera e trashëgimisë kulturore si:  Prof.dr. Drita Statovci-Halimi, etnologe , Dr. Rovena Vata, albanologe, Phd Shpetim Memishi, ekonomist dhe Xhemaledin Salihu, profesor dhe studiues, kumbara i organizimit të konferencës e cila do të mbahet më 20 tetor 2019, ndërsa koha e paraqitjes së temës/abstrakti/ dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri më 16 tetor 2019 dhe se temat e punimit nuk duhet t’i kalojnë 20 faqe e koha e referimit më shumë se 10 minuta.

Vlen të ceket se organizatori i kësaj Konference shkencore në Preshevë, është prof. Xhemaledin Salihu, Laureati i çmimit “Ali Vishko” nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, për vitin 2019.

Që nga vitin 2010, kur u themelua Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në Preshevë dhe u vu në ballë të saj prof. Xhemaledin Salihu, janë organizuar dhe mbajtur me sukses 9 konferenca shkencore, kjo është e  dhjeta me radhë e janë publikuar po aq vepra shkencore. Po ashtu organizator i Konferencës shkencore, prof. Salihu, është dekoruar me Mirënjohje e Certifikata për pjesëmarrje aktive në disa konferenca shkencore të mbajtura në Preshevë, Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë.

Nga albumi i aktiviteteve te Shoqates per trashegimi kulturore ne Presheve, Xhemaledin Saliu



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT