E hene, 21.10.2019, 09:20 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Dy katolikët radikalë të Shqipërisë janë argatët e Edi Ramës!

E merkure, 14.08.2019, 07:31 PM


Katolikët radikal të Shqipërisë janë argatët e Edi Ramës!

Nga Dedë Preqi

-Sëcila shoqëri i ka të metat dhe meritat e veta edhe shoqëria e jonë brenda është «pis»

Pse katolikët e veriut të Shqipërisë, i urrejnë kosovarët(musliman) edhe të tjerë, sikur janë deklaruar disa kokë tula të tillë, të cilët edhe i kërcënojnë që nuk do i lejojnë të bëjnë pushime verore në viset e tyre bregdetare, duke ua thënë edhe më të keqën, që do t’ua bëjmë sikur ua kanë bërë serbët gjatë luftës.

Dikush do të thoshte se, pse do merresh me broqkulla të tilla të këtyre njerëzve, të cilët nuk e përfaqësojnë ndonjë Instuticion publik dhe as shtetëror, por kurrsesi edhe fetar, të pakten kjo prirje përbënë arrogancën e dy-tre njerëzve, të cilët rrjedhin nga ndonjë rreth që kanë mungesë të edukatës familjare dhe fetare.

Mirëpo, një sjellje e tillë në pasqyrën kombëtare përbënë një objekt shqetësimi, edhe fetar, por edhe më gjerë, nga një përshtypje e keqe, që e prish harmoninë e gjithanshme brenda përbrenda kombit tonë, ku toleranca ndërfetare është prova më reale dhe historike, e cila e dëshmon më mirë rrolin e saj.

Arrogancën e tillë nuk e përkrahin asnjë Institucion fetar dhe politik, dhe qëllimet e tilla janë të fushave primitive, të cilat e humbasin fuqinë e domethënjës së tyre, kur shoqëria e jonë i ka kaluar edhe më herët këto hendeqe e rreziqe ndërfetare dhe brenda kombëtare, të cilat do i quajmë edhe «vegla»  apo elemente të ndonjë grupi përçarës, që nuk kanë ndonjë efekt të arrijnë më shumë se para hundëve të veta.

Nuk mbahen mend fjalë të tilla që janë shkëmbyer deri më tani në mes shqiptarëve të të dyja shtetëve dhe në mes konfesioneve musliman, katolik dhe ortodoks shqiptarë, ku gjithmonë toleranca ndërfetare ka dominuar në këto pjesë kombëtare, madje edhe i kanë ndihmuar njëri-tjetrit të ndërtojnë së bashku kulte dhe objektet fetare, duke jetuar në paqë dhe harmoni në mes vete.

Duhet në rend të parë ta pysim vetën se çka jemi dhe pastaj ti zëjmë pozicionet dhe të luftojmë në mes vete?

PO, cili dreq po ua luan syrin dhe po i ndërsyen këta kokëtula, që bëjnë paragjykime të tilla dhe të pa tolerueshme. Nuk kemi pse të hyjmë në çështje rreth natyrës dhe tiparit të arrogancës së njerëzve të tillë, të cilët japin imazhin më të keq, ku çfaqje të tilla gjejmë vetëm te njerëzit primitiv dhe shpellar.

Rrugën e këtij imazhi e gjejmë edhe te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili Rrugën e Kombit, e bëri me taksë për qytetarët kosovarë, me ç’rast kufinjt e përjetimit të hidhur janë tejkaluar, por prevojës sonë po i arrijnë efekte të palakmueshme në seriozitetin dhe përgjegjësinë që kemi ndaj kombit tonë.

Ky raport mjaft elastik, kjo arrogancë e mundësive dhe përgjegjësive individuale, për fat që nuk e përcaktojnë dhe përfaqësojnë tharmin e kombit tonë, por kjo natyrë e njerëzve të tillë me vrazhdësitë e gjuhës dhe sharjet e turpshme, e formojnë lumin e llumit, që mund të lahen vet në të.

Dhe kosovarët nuk mund të ndërrohen dhe të bëhën të tjerë, ata që janë, janë vëllezërit dhe motrat tuaja, të cilët  nuk do i ndal taksa e Edi Ramës dhe as radikalët katolik, sepse Shqipëria dhe bregdeti nuk është i  tyre, por është i gjithë shqiptarëve.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT