Mendime
Florim Zeqa: Zgjedhjet e parakohshme, sprovë e vetëdijes qytetare!
E merkure, 14.08.2019, 07:50 PM
Zgjedhjet e parakohshme, sprovë e vetëdijes qytetare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Një
fermeri kosovar i cili e kishte bërë kërkesën për subvencione prej 30 mijë
eurove në qeveri, i vjen donacioni prej 300 mijë eurove nga një kompani e
fuqishme ndërkombëtare. Me të shkuar në qeveri për tërheqjen e donacionit,
ministri përkatës e kushtëzon fermerin për firmosjen e një dokumenti,
"nënshkruaje këtë letër, i merrë menjëherë 100 mijë euro, të tjerat mbetën
në qeveri"!
Kjo
ishte një histori e shkurtër në mesin e qindra e mijëra rasteve të abuzimit, që
pushtetarët i vjelin nga donacionet e jashtme. Të mos flasim çfarë bëhet me
investimet milionëshe, tenderët qindra milionësh dhe autostradat miliardëshe
nga të cilat u pasuruan klasa politike e pasluftës.
Bazuar
në praktikat e deritanishme të qeverisjes me vendin, të gjitha partitë politike
po e dëshmojnë se asnjëra prej tyre nuk janë shtetndërtuese, por zhvatëse dhe
shtetrrënuese.
Të
gjitha partitë politike janë bërë të njëjta dhe të inkriminuara thellë me
nëntokën kriminale që po e udhëheq këtë shtet. Si produkt i kësaj, të gjithë
liderët partiakë pa dallim pushtet dhe opozitë janë bërë milionerë.
Pavarësisht
proceseve zgjedhore, po kemi vetëm rrotacion pushteti, gjegjësisht të bërjes
bashk në pushtet të milionerëve, të kundërshtarëve të deridjeshëm politikë.
Përgjatë
këtyre 20 viteve është dëshmuar se partitë politike derisa janë të ndara në
pozitë dhe opozitë e shajnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën, ndërsa në momentin e
bërjes bashk në pushtet i thurin lavde njëjra-tjetrës, duke mos u ditur më cili
është kapësi e cili shkapësi i shtetit.
Përderisa
në secilin shtet demokratik, opozita e mbron shtetin dhe mbanë balancin politik
duke korrektuar njëkohësisht gabimet e partive në pushtet, tek ne ka ndodhur e
kundërta, opozita disa herë e ka rrezikuar shtetin për marrjen e pushtetit.
VETTING-u,
imperativ i ngutshëm kohor
Edhe
përkundër rritjes enorme të korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjegjësisht
aferave të njëpanjëshme korruptive dhe kriminale, të abuzimit të vazhdueshëm me
buxhetin e shtetit nga ana e pushtetarëve, sistemi i kapur i drejtësisë vazhdon
të heshtë përballë zhvatjes së orkestruar të buxhetit të shtetit!
Në
situatën e krijuar të mos funksionimit të sistemit të drejtësisë, shtrohet
nevoja e aplikimit të një VETTING-u
ndërkombëtar
Sa
më shumë të zgjatë aplikimi i procesit të VETTING-ut në Kosovë, aq më e
vështirë dhe e komplikuar do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar.
Në
Kosovën e kapur nga mafia politike dhe oligarkët ekonomik, duhet aplikuar një
sistem i zgjeruar dhe i kombinuar i VETTING-ut. Pasi në Kosovë nuk ka
institucion shtetëror dhe publik që nuk është i korruptuar dhe i kriminalizuar
deri në fyt.
Megjithatë
sistemi politik dhe ai i drejtësisë, janë dy hallkat më rënduara nga krimi i
organizuar, në të cilat kërkohet ndërhyrje urgjente, për t'i hapur rrugë
VETTING-ut në fushat tjera.
VETTING-u
do të jetë i pa mundur pa pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë edhe të qytetarëve në
procesin e pastrimit të skenës politike përmes proceseve zgjedhore.
Vetëdija
qytetare, përcaktuese e rezultatit zgjedhor
Me
zgjuarsinë e qytetarëve në procesin e parakohshëm zgjedhor, mund të bëhet një
hap i madh në pastrimin e skenën politike, si parakusht i domosdoshëm për
pastrimin e sistemin të kalbur të drejtësisë.
Për
shkak të mos interesimit të qytetarëve për ndryshime dhe mungesës së aplikimit
të VETTING-ut, Kosova rrezikon që në legjislaturën e ardhshme të ketë akoma më
shumë deputet të kriminalizuar dhe korruptuar se më parë.
Bandat
partiake në pushtet dhe opozitë, të bindur në votën e klientelave të tyre partiake, në psikologjinë e qytetarëve
të vendit e kanë futë largimin nga vendi si të vetmin shpëtim e jo ndryshimin,
si kusht për ruajtjen e vazhdimësisë në kapjen e shtetit, të bindur se shkapja
e shtetit nuk mund të ndodhë pa angazhimin e të gjithë qytetarëve të vendit,
ndërsa ky ndryshim po bëhet gjithnjë e më i pamundur nga zvogëlimi i popullatës
si rezultat i ikjes masive të qytetarëve jashtë vendit.
Pa
krijimin e një alternative të re e të mirëfillt politike, do të jetë gjithnjë e
më e vështirë të gjenden njerëz që me protesta të përmbysin këta pushtetar dhe
këtë klasë politike që i sollën izolimin më të tmerrshëm qytatarëve të Kosovës.
Nismat
e fundit politike nuk paraqesin asnjë lloj shprese për ndryshim, shkaku i
kapaciteteve të limituara intelektuale, mungesës së vizionit dhe mos transparencës
së veprimeve të tyre.
Zgjedhjet
e parakohshme do të jenë sfidë e radhës e qytetarëve. Pra, në këto zgjedhje do
të kemi përballje të vetëdijes qytetare me injorancën, të djeshmës së
kriminalizuar me të ardhmen.
Zgjedhjet
do të jenë një barometër i emancipimit kulturor dhe pjekurisë politike të
shoqërisë kosovare. Nga zgjedhjet e parakohshme do të shihet qartë se a
dëshirojnë qytetarët ndryshimin apo jo, do të përcaktohet qartë se a e
meritojnë liberalizimin apo izolimin ndërkombëtar.
Këtë
shkrimi dëshirojë ta përmbylli me thënjën italiane: "Ogni paese ha il
governo che si merita", që në shqip i bie: "Secili vend e ka qeverinë
që e meriton"!