E hene, 19.08.2019, 11:12 AM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Dy portrete t’pavdekshëm

E marte, 13.08.2019, 08:52 PM


Nga Fritz RADOVANI:

DY  PORTRETE  T’PAVDEKSHEM

VARë ME 1927 – 5 Mars      1988 – 10 GUSHT

VETEM NË SHQIPNI: MBRETI AHMET ZOGU VARI PRIFTIN  DHE, PRESIDENTI RAMIZ ALIA VARI MËSUESIN E PAFAJ…

Prifti e Mësuesi: Dy Figura të nderueme në të gjithë Boten e kulturueme!

Dom Gjon Gazulli (26 Mars 1893 – 5 Mars 1927) U var nga mbreti Ahmet Zogu, mbasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët për traktatin e ashtuquajtun “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. ishte Ai që hapi shkollën e parë të përzime djelm-vajza, myslimanë e të krishtenë, Don Gjoni ishte deputeti i Opozitës kundër Zogut, u akuzue se kishte organizue kryengritjen dhe kishte shpërnda armë nëpër male e madje, edhe se kishte pre telin e telefonit!? U dënue me varje. Ekzekutimin e tij e përshkruen revista gjermane “Korrespondenz des Priestergebetsve”.

(Këta pak rreshta janë marrë nga shkrimi i Danil Gazullit – 2011.)

Mësuesi Havzi Nela (20 Shkurt 1934 – 10 Gusht 1988) Shkruen pak ditë para varjes një shenim:”Vdekja për liri nuk më tremb aspak. Si e duron robninë zemra e një trimi?” – Sa domethanëse janë këto pak fjalë të dala nga zemra e një Mësuesi trim dhe i pafaj…E mos harroni se vrasësit e Tij, sot nderohen nga faqezijtë e droguem qeveritarë që drejtojnë shtetin.

Havzi Nela për “pushkë” kishte mendimin e Tij prej trimi dhe pena e artë e Tij, njeh vetem lirinë. Poezia e Tij asht zberthim i shkrepave të Maleve!

●Vite perpara pata pyet per foto Shan Picin, si fotografon në ata fshatra se shka i sheh syni? Më thane se:  “Shani shkonte si mysafir tek Prifti ose Mësuesi i katundit, dy personat ma të besueshem të fshatarve tanë…”

Prandej mbreti dhe presidenti ynë vrasës varen “Priftin dhe Mësuesin”…

E po ju dha rasa ata, do të vazhdojnë me trashigue nga gjaku i baballarve!

Melbourne, 11 Gusht 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT