| E hene, 12.08.2019, 08:59 PM |
Erdogan po na teston me provokime neo-otomane; le t’ i përgjigjemi me aksion qytetar shkatërrues
Nga
Kastriot Myftaraj
Memoriali
i dëshmorëve të 15 korrikut turk, i ngritur në Parkun e Madh të Tiranës është
një test dhe një provokim për ne shqiptarët. Çështja nuk është aq e thjeshtë sa
thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se tekefundit po nderohen
disa të vdekur, siç është bërë dhe në pesëdhjetë raste të tjera në Parkun e
Madh.
Në
të vërtetë, edhe parë kështu, vihet re se nderohen të vdekurit e njërës palë,
mbështetësit e Erdoganit, dhe jo kundërshtarët e tij.
Në
15 korrik 2016 në Turqi pati një luftë mes laikëve dhe islamikëve, ku fituan
islamikët. U ndeshën dy modele të shtetit dhe shoqërisë, ai laik me fenë e
ndarë nga shteti, dhe ai islamik, me shtetin që ka Islamin fe zyrtare dhe e
rregullon jetën e vendit sipas normave të Kuranit. Në këtë luftë, Islami
politik fitoi me dhunë.
Memoriali
i ngritur në Tiranë përkujton këtë fitore, përkujton të vrarët e palës islamike
në këtë luftë. Me moriali nuk ka thjesht synim përkujtimin në Shqipëri të kësaj
ngjarjeje dhe të rënëve të saj islamikë, por kërkon të krijojë një lidhje për
zbatimin e këtij modeli shtetëror islamik në Shqipëri.
Memoriali
pra është i llogaritur si armë për të goditur dy shtylla jetike të rendit tonë
kushtetues, të sanksionuara në parime kushtetuese: pavarësinë dhe laicizmin
(shekullarizmin).
Mund
të ketë mendime se pavarësia e Shqipërisë ekziston veç në letër, por kjo ndodh
në raport me partnerët tanë të mëdhenj perëndimorë, SHBA dhe Bashkimin
Europian, të cilët nuk rrezikojnë qënien tonë kombëtare. Turqia islamike
rrezikon drejtpërdrejt qenësinë tonë kombëtare, duke qenë se thyen boshtin e
Shqiptarizmit të ngritur që në kohën e Rilindjes, e cila ishte lëvizje për
pavarësimin nga shteti otoman. Ky bosht ishte laicizmi, moslidhja e identitetit
nacional me fenë.
Memoriali
cënon pavarësinë tonë sepse synon që të krijojë përshtypjen se Shqipëria është
pjesë e hapësirës Neo-Ootomane që po kërkon të krijojë Presidenti turk Erdogan.
Por memoriali është edhe një objekt kulti fetar islamik, pasi dëshmorët e 15
korrikut 2016, u ngritën me thirrjen e imamëve të 85 mijë xhamive të Turqisë
për të mbështetur Erdoganin kundër kafirëve (të pafeve), siç u quajtën
kundërshtarët e Erdoganit. Në të vërtetë, në 15 korrik 2016 në Turqi u ndeshën
dy palë, laikët, të cilët patën si forcë vepruese një pjesë të Ushtrisë dhe
islamikët politikë të prirë nga Erdogani. Turqia e pas 15 korrikut 2016 është
një shtet islamik, në kuptimin që Islami tashmë është praktikisht religjioni
zyrtar atje.
Shumica
laike e shoqërisë shqiptare ka bërë të mundur mbajtjen e rendit kushtetues
laik. Për ata që nuk e kuptojnë fjalën, “laike” ose “shekullare”, do të thotë
që feja dhe shteti janë të ndarë dhe feja i përket pjesës private të jetës së
njeriut. Shteti nuk ka fe zyrtare dhe kjo gjë është e sanksionuar në
Kushtetutë. Kjo është baza e shtetit laik, e rendit kushtetues laik.
Memoriali
i 15 korrikut turk përveç pavarësisë së Shqipërisë, cënon edhe laicizmin, si
shtyllë e rendit kushtetues. Në Shqipëri, rendi kushtetues laik, të cilin
gabimisht e quajnë bashkëjetesë harmonike fetare është bërë i mundur falë
interesit të përbashkët të dy grupimeve: Nga njëra anë pasardhësit e familjeve
të konvertuara dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit osman, të cilët pas
pavarësimit të Shqipërisë nuk e praktikuan më fenë islame, duke ruajtur si
rudimente historike veç mbiemrat me ngjyresë osmano-islamike. Në anën tjetër,
të krishterët e të dy krahëve, katolikë dhe ortodoksë që përbëjnë shumicën e
krishterë në vend. Të dy këto grupime nxorrën mësimin e duhur nga rebelimi
islamik i vitit 1914 në Shqipëri dhe bënë një aleancë për të bërë të mundur
sundimin e rendit kushtetues laik. Kjo aleancë, e ruajtur edhe në kohën e
regjimit komunist, ka vazhduar deri pas rënies së komunizmit. Por pas vitit
1990, gjithmonë e më tepër shteti shqiptar po lëshon në dëm të rendit
kushtetues laik. Kjo ka ndodhur për shkak të trysnisë ose joshjes së
pushtetarëve tanë nga qendrat fetare arabo-turke.
Me
veprime të tilla si ngritja e memorialit, kërkohet që të testohet reagimi i
shoqërisë shqiptare, i shumicës laike të saj. E gjithë kjo bëhet sipas një
agjende të mirëpërgatitur neo-otomane. Pasi shihet reagimi ndërmerret hapi
tjetër. Kështu do të ndodhë edhe tani. Dhe hapi i fundit i kësaj agjende është
zyrtarizimi i fesë islame në Shqipëri, si feja e shtetit, me të gjithë pasojat
që vijnë prej kësaj.
Prandaj
ne shqiptarët e përgjegjshëm aktivë duhet të reagojmë vendosmërisht që tani.
Nuk mjaftojnë fjalët, duhet të organizohemi dhe të veprojmë së bashku ne
shqiptarët e përgjegjshëm aktivë.
Si
fillim, le t’ u japim një afat pushtetarëve tanë, të cilët dhanë leje për
ngritjen e memorialit neo-otoman, që ta prishin vetë atë, pasi memoriali është
një atentat ndaj rendit tonë kushtetues.
Pastaj,
nëse ata nuk veprojnë, le të veprojmë ne shqiptarët e përgjegjshëm aktivë duke
marshuar për të shembur memorialin antikushtetues neo-otoman në Parkun e Madh
të Tiranës.
Le
të caktojmë një ditë dhe ta bëjmë këtë gjë. Do të jetë gjëja më e thjeshtë në
botë, sepse askush nuk do të guxojë ta mbrojë atë, aq më pak policët e Edi
Ramës dhe të Erion Veliajt.