Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Rexhep Shahu: Pushtimi i 'butë' agresiv turk ndaj shqiptarëve

| E hene, 12.08.2019, 09:00 PM |


PUSHTIMI I "BUTË" AGRESIV TURK NDAJ SHQIPTARËVE

NGA REXHEP SHAHU

Nga askush, askund, asnjëhere nuk flitet as debatohet për të ardhmen në televizionet dhe gazetat tona, sikur vendi ynë, shoqëria shqiptare nuk ka e nuk do të ketë të ardhme.

Ne çdo ekran e gazetë flitet e shkruhet për kurvëritë e djeshme të Byrosë Politike, për pornobyroizëm, vajtohet nga doktori për diktaturën, për diktatorin e shurrën e tij dhe bëhet çeshtje kombëtare mundësia e pamundesia e diktatorit Hoxha për seks.

Ia nxjerrin sytë me thonj njeri - tjetrit analistat idiotë të vetshpallur gjithologë të gjithdijshëm për të fshehur krimet e nxitur thashethemet për krimet që kanë mbërthyer të sotmen e të ardhmen e vendit.

Analistet paguhen per zhurmim, per te turbulluar e mjegulluar jeten tone, per te na bere te lutemi te kthehemi nen perandori qe ishte shtet, te kthehemi nen diktature, pasi "shqiptaret nuk dine as mundin te bejne shtet", mbllacisin si te tyret theniet e ishkryeministrit serb Vlladan Gjeorgjeviq kunder shqiptareve...

Kjo pasi ne ekranet dhe hapsirat mediatike shqiptare, edhe ne ato te pronareve te krishtere shqiptare, shfaqen pa pushim 24 ne 24 ore telenovela turke, here banale e here speciale, me qellim qe shikuesit shqipfoles te mesojne e te mendojne turqisht, te binden perdite e ngapak qe jane turq, qe jane pjese e Turqise, se Turqia eshte mbrojtesja jone, se Turqia eshte shume e zhvilluar, se ajo eshte e forte se asaj nuk ka çfare i ben as Amerika e as Rusia...

Gazetare te pacipe qe fshehin koken si struci me bythe ne hava i bejne jehone e propagande Turqise si shpetimtares se shqiptareve. Marrin fonde tuke jo vetem per emisionet, qe i quajne legale, por para xhepi qe mendojne se nuk ua di askush dhe vringellijne shpatat e fjaleve ne mbrojtje te Turqise e turqizimit te shqiptareve.

Turqit ngrene xhamia ne Shqiperi e Kosove dhe mediat e televizionet tona me poltikanet tane duatrokasin sikur ato po na zhvillojne dhe emancipojne. Te gjithe marrin para, te gjithe marrin shperblime ne lloje e forma te ndryshme nga segmente turke qe te turqizohen shqiptaret.

Une nuk jam antiturk, e dua shume Turqine por ne vendin e saj jashte Shqiperise e shqiptareve, jashte dy shteteve shqiptare.

Prapambetja qe ka mbjelle nder shqiptare don 500 vjet te rikuperohet pasi Turqia i do shqiptaret skllever e sherbetore te saj, i do ushtare te saj gjenerala te saj por gjithmone mercenare te saj e jo sovrane.

Deren krah e krah Turqise ia kane cele per tek shqiptaret dy kryeministrat me pa indentitet te shqiptareve, Edi Rama dhe Hashim Thaci, vellezerit e vegjel te Erdoganit.

Edi Rama, i cili eshte fatkeqesi historike per shqiptaret pasi nuk u be dot kurre kryeminister, kujdeset gjithe kohen per bythet e breket e veta, aty e ka mendjen te breket e bythet qe ti dalin sa me mire e bukur bythet. Per kete here vesh citjane, here brekushe, here qillota, por gjithmone ne funksion te bytheve qe t'ia shese bythet publikut shqiptar. Kjo eshte e vetmja merite e tij, e vetmja arritjen e tij politike ne gjithe vitet e tij ne karrigen e kryeministrit.

Hashim Thaci eshte faqja e zeze pasi duket se ndjehet me shume turk se shqiptar kur vjen puna tek Turqia dhe Erdogani.

Memoriali turk ne Tirane, fyerja me e rende ndaj shqiptareve qe ende nuk e shemben, dhe kjo po me cudite pafund, sa po them, a ka shqiptare te vertete ne Tirane, a ka proshqiptare, a ka shoqata shqiptare, a ka shoqata barazie, a ka te krishtere qe te reagojne per perdhunim te shtetit shqiptar, a ka njerez te lire, politikane te lire te papaguar nga te huajt ky vend, memoriali i turpit pra eshte telenovela e re e radhes turke per shqiptaret qe shfaqet ne televizionet e te krishtereve krenare shqiptare.

Ate telenovele me skenar te Edi Rames duhet ta shohin perdite shetitesit shqiptare qe shkojne nga lulishtja...

Mungojnë në Tiranë: Meshari, Bogdani, Buda, Fishta... dhe janë viktimat turke...

Në kohën e çadrës së Partisë Demokratike kam artikuluar me të madhe në miting se në Tiranë mungojnë bustet apo monumentet e Mesharit, te Buzukut, te Budes, Bardhit, Bogdanit, Fishtes, Gjeqovit, Formula e Pagezimit... etj.

Tirana e Shqiperia kurre nuk ka me pase paqe pa u vu Fishta ne Tirane krah per krah Naim Frasherit. Po ta pyesni Naimin ai do te jepte bronx nga bronxi i tij per Fishten.

Vejeni Fishten dhe shihni pastaj se ku do e kene vendin viktimat e luftes se brendshme ne Turqi.

Asnjehere nuk eshte marre seriozisht nga asnje qeveri vendosja e Fishtes ne Tirane as nga ata qe e duan Fishten as nga ata qe e urrejne ende.

Te gjithe qe rreken ta bejne te vogel problemin e memorialit turk, jane te vegjel. Te gjithe qe rreken ta bejne problem bashkiak, problem lagje, problem OJF, jane mashtrues pasi ai eshte problem vetem i kryeministrit Rama, ai memorial eshte spiranca qe ai ka ngule per te qendruar ne pushtet me ndihmen e Erdoganit. Rames ia jane mbylle dyert e Fuqive te Medha te perendimit dhe ai kercenon me vellain e madh Erdogan.

Te gjithe capaculat qe i bejne avokati memorialit turk, politikane periferike shetites qe jane ankoruar aksidentalisht ne PD e PS, artiste a sportiste a striptiste, ta dine se jane te paguar per ti bere avokati memorialit turk sikur nuk eshte ndonje hata, nuk eshte ndonje cudi, nuk eshte bere gjema, nuk eshte bere nami.

Po, eshte bere gjema e nami eshte bere se pushtuesi ngre herojte e tij ne token qe e mbajti ne erresire 500 vjet.

Te gjithe mbrojtesit e memorialit turk ne nje menyre jane shperblyer "o me pare o me drithe..." vec Rames qe eshte shperblyer me qendrim ne pushtet si sfide ndaj fuqive perendimore.

Një shëmti fyese në Tiranë

Une nuk jam i zoti me shkue me e hedhe ne ere kete memorial turk ne lulishten e Tiranes ndertuar nga turqit ne kete vend te pushtuar nga turqit, me imza te Edi Rames te emeruarit te Erdoganit ne kete cep te perandosise turke kushtuar viktimave te grushtit te shtetit te 15 korrikut 2016 ne Turqi. Pse, a thua nuk ka vende per miliona memoriale Turqia qe ka gjete me felliqe Tiranen, me shemtue Tiranen...

Keto jane themelet e pushtetit te Edi Rames, ai keshtu e blen qendrimin ne pushtet me ane te Turqise, me shitje te tilla te dinjitetit kombetar.

Nuk jam i zoti me u ba hero i clirimit prej Turqise, nuk jam i zoti as me hy ne burg e as me u vra.

Por mundem me bertite dhimbjen qe ndjej prej pushtimit te ndyre turk dhe mundem me lype ndihme shteteve mike kunder filialit te qeverise turke me ne krye Edi Ramen.

Por edhe shtetet mike kane me shume interes te kene miqesi me Erdoganin dhe hyzmeqarin e tij te bindur Edi Ramen se sa me mua qe therras deri te zoti per te shpetuar prej pushtimit 600 vjecar turko-sllav.

Me leje te Edi Kerkushit, diku shtohen varre gjasme ushtaresh greke me eshtra qe mblidhen lart e poshte, diku mbijne memoriale herojsh te huaj.

Se ky vend nuk duhet te kete heroj, por vec memoriale pushtuesish qe ngrihen nga sherbetoret e pushtuesve te tipit Edi Kerkushi, me qese paresh droge...

Une nuk jam i zoti as me e ndertue ne forme katrore kete memorial qe t'u sherbeje atyre qe vuajne nga prostata.