Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Njeriu i punëve të kota

| E hene, 12.08.2019, 06:20 PM |


Shyqyri Fejzo

Njeriu i punëve të kota

Lipja donte të mbahej mend

Vendosi të bëjë një krua

Zgjodhi për të dhe një vend

Në shelgjishtë në përrua

U tha njerëzve; “ja dhe kroi”

Dhe tani më mbani mend”

Kroi as dy javë nuk rroi

Se vendin mbyti përroi

Krenar afër lumi shkonte

Gjithë valë e plot zhurmë

Plot rrozga e gurë lëshonte

Dingëz me ujë e shkumë

Valë e lumit deri në fyt

E kalon ai thua më thua

Lipja del e nuk u mbyt

Dhe vërtet nuk u harrua

Se u mbyt në përrua