Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dionis Qirixidhi: Bajroni, aventura e dashurisë me Vajzën e Athinës

| E premte, 03.10.2008, 01:24 PM |


Do të adhurohej nga shqiptarët si Promete i ri, miku më i bukur i lirisë. Nga grekët. do krahasohej me Apolonin dhe heroin më fisnik të Pavarësisë

Bajroni, aventura e dashurisë me Vajzën e Athinës

Nga Dionis Qirixidhi

Bajroni, ka të pathënat e të panjohurat nga lexuesi kureshtar, mistere që e metamorfozuan Poetin në simbol të lirisë. Një kreshtë  dallge e lirë e cila sa vinte e zmadhohej që të përplasjes e thërrmohej shkëmbinjve mesdhetare Një kreshtë  dallge e lirë  e cila udhëtonte viteve atje ku e drejtonin erërat poetike, që u përplas shkëmbinjve të Akroqeravnës të lashtë, buzës Jonit, dhe si në mitet, mes shkumave të detit, të lindte Afërditën bajroniane, Çajld Haroldin. Se poeti shijojë ambrozën që ia ushqyen shpirtin me harpën e Orfeut, në majëmalet blu të Akrokeravnës ku shihte dymbëdhjetë shqiponjat që fluturonin në Parnaso, dallgën lozonjare që i qahet bregut, frymimin e freskët të drurëve buzë Jonit, në të gjitha mendimet fisnike, në të gjitha aktet kalorësiake, bujare. Spirt që u ngjizë  në të gjithë të bëmat vetë-sakrifikonjëse për lirinë
Bajroni, në Olimpin poetik mesdhetar, do të adhurohej nga shqiptarët si Promete i ri, miku më i bukur i lirisë, nga grekët, do të krahasohej me Apolonin dhe heroin më fisnik të Pavarësisë.
 
Mbërritja në Athinë

Bajroni pasi viziton Voshticën, Galicidhën, shkon në Itakë, Delfi, Maraton ku qendon orë të tëra para rrënojave të lashta duke medituar, e hedhur vargje. Mbërrin në Athinë në prag Krishtëlindjeve në vitin 1809, dhe bujtet në shtëpinë e nënkonsulli i Anglisë në Athinë, nga  e veja Thirrza (Theodhora) Makri. Përbri, në një shtëpi tjetër, që komunikonin me oborret, bujti miku i Bajronit, Hobhaus-i. Në Athinën e atëhershme me 1200 – 1300 shtëpi, nga të cilat 400  banonin turq, 300 shqiptarë, dhe të tjerët grek. Ekonomia bazë në Atikë ishin ullinjtë ku prodhohej 300 – 4000 varela me vaj ulliri ( Hotbhaus).
Ecën në tokën e shenjtë të Athinës, shprehje e Bajronit, ku syri zgjedh të bukurën, mendja të mirën, goja të ëmblën. Mediton për Perikliun, Fidian dhe për “Diamantin e  Lindjes”, Aspasinë, që i pozoi  për përmendoren e  perëndeshës Athina. Bënë shaka për Banketet e famshme të sofistëve që  pinin jashtë masës, shaheshin, bërtisnin dhe herë- herë ziheshin të dehur me grushte. Shpreh mirënjohjen për pasionin e Pitagorës, për të cilin thoshin se shpirti i tij kishte qenë i luftëtarit trim trojan Euforbi, e më parë kishte qenë i Apollonit, si dhe  mendimi i çuditshëm i tij se kush ha bathë, është njëlloj si të hajë kokat e stërgjyshërve. Hobhauesi mbante pareshtur shënime, ndërsa Bajroni, në mes kujtesës historike kultivonte ëmbëlsin e hidhërimit të çastit ( the bit tersëeet mood),. Shkruan Lesli Martsad.
Pi çaj me pekmez me komandantin e Kështjellës së Akropolit, Dizdar Agan dhe me një përkrenare antike viziton  Akroplonin që rrinte mbi qytet si një kurorë mirësie, «le plus partfait poeme ecrit en pierre sul la face de la terre” (Lamartin).
Në dhjetë javët e qëndrimit në Athinë ka Baba Homerin si kallauz. Kërkon të rinjohë e përjetojë pamjen e grave shtatzëna të lashtësisë,  të cilat të ulura rreth statujës së një perëndie,  e vështronin ngultas, me qëllim që embrioni brenda tyre të mund të ndikohej nga bukuria dhe bujaria e perëndisë…Sepse, siç shkruan Nikos Kazanxaqi: “...Spartanët e rreptë ishin të vetmit që ngritën një altar perëndisë të së Qeshurës. Rreptësia e skajshme i është lutur së Qeshurës, si të vetmes, që të mund të ndihmojë njeriun e madh të përballojë jetën...”.
I mekur syri që nuk qan kur sheh
Mallkuar ora kur nisën udhën…

VAJZA E ATHINËS
Dien! qu’ it e’tait bean, Maid of Athens! 
Po kush vë re një trëndafil të bukur
E nuk do ta këpusë? Kush të butët
E nurin që ka faqe e bukurisë
E s’ndjen se zemra s’mund t’i mplaket fare?

Pëshpëriti, me ankthin se Tereza Makrinë ishte një gonxhe, aguridhe, që Poeti i skandaleve nuk desh ta vyshkëte para çeljes, e ta flakëte si një trandafil të bukur, por pa jetë.
Për Vajzën e Athinës, biografi grek  Panajoti Kanellopulu, në librin «Lord Bajroni», dhe tek libri i  francezit Andre Morua, saktësojnë qëndrimin e  Bajronit në Athinë,i cili bujti tek shtëpia e të vesë së ish konsullit anglez Prokopi Makri, Thirrza, që  Hobhues-i vështirësohet ta thërras me atë emër dhe e emëron Theodhora. Këtë bënë dhe francezi Morua. Panajoti Kanellopullua, pas gjurmimeve të bëra, saktëson se e veja nënkosullit quhej Thirrza Makri. Babai i saj arvanitasi Prokop Makri ishte djalë i doktorit të Korfuzit Mina Makri (1730-1794) me nënë angleze. Pra, vajzat kishin kulturë angleze. Aristidh Kola, në pesë rrjeshtat që shkruan në librin «Arvanitët» (f. 273) poezinë «Vajza e Athinës”, e ka komentuar sipas synimit të tij, duke mëshuar origjinën arvanitase të Thirrza Makrisë.

Vjershat lirike

 «Bajroni dashuroi dhe i kushtoi vjershat e tija lirike një arvanitase të lagjes Plaka që quhej Thirrza Makri. Babai i saj Prokop Makri ishte djalë i doktorit të Korfuzit Mina Makri dhe i athiniotes Maria Muriku, pra që të dy prindërit e babait të Vajzës së Athinës ishin arvanitas, siç e tregojnë dhe mbiemrat e tyre Makri dhe Mariku. Po dhe nëna e saj ishte arvanitase dhe quhej Tershica Vreto. Prokop Makri dhe Tershica Vreto, bënë martesën e tyre dhe kishin tri vajza, Mariana apo Dudu, Katina apo Katinho dhe Thiresia apo Thirrza, ishte e famshmja e poezisë Vajza e Athinës e Bajronit”.
Në revistën Zosimiadhes që ka kryeredaktor Ini Mesaren, të birin e piktorit, Qenan Mesaren, lexojmë të dhëna më të plota për Vajzën e Athinës.
Vajza e Athinës, Tereza u pikturua nga disa piktorë. Fama e madhe që mori pas botimit të poezisë së Bajronit, sëpari nga arkitekti dhe piktori Charles Robert Cocerrel , që e portretizon në vitin 1813, duke i pozuar në shtëpinë e saj. Ky portret u riprodhua në akuarelin nga A.E. Chalon, në vitin 1832, me dimesione 24 x 17 cm.
  Lord Bajroni  njohu nikoqiren e shtëpisë, një grua e re, që kishte tri vajzat, më të voglën, Thiresia,  që e thirri Tereza, 12 vjeçe dhe dy motrat e saj 14 e 16 vjeçe. Nga salloni i madh i shtëpisë kundronte kopështin me  lule e limona që zonja Makri aromatiste pilafin që gatuante për miqtë anglezë. Në njërin skaj të shtëpisë dallohej  shtiza, që dikur mbante flamurin e Mbretërisë së Britanisë së Madhe. Duket se Tereza  ishte lozanjare, që pa ndrojtje iu afrua Bajronit, që ngjasonte me Apollonin, që me shigjeta  plagoste  vogëlushet si  një drenushe. Poeti që kërkonte çaste frymëzimi, Tereza ishte me feminitetin e virgjiritetin e saj,  një plazmë, që mishëronte gjithë hirin poetik të antikëve, «njeri i bukur dhe i miri» (kalos qe agathos), ishte motivi poetik që “i jepte çastit përjetësi» (Gëte).
Duket iu afrua më shumë, i përkëdheli buklet, që e bëri t’i hapet  kaltërsia e qiellit dhe detit, të gëlojë frymëzimi i kristal i magjisë së poezisë.
Dien! qu’ it e’tait bean, Maid of Athens!
Zot! sa e bukur është, Vashëza e Athinës!- pëshpëriti fjalët në greqisht, që u bënë embrion për poezinë që e hodhi me një frymë në mbrëmje, me pamjen e Akropolit në sfond.
Secila nga motrat visheshin me shije me fustane të gjëra e me një shami të qëndisur shqiptare, që në krye kishte një xhufkë të qëndisur me një gur smeraldi të kaltërt që ngjante si yll. Bajroni në shënimet e tija përshkruan me imtësi veshjen e Terezës me jelekun prej tyli të qëndisur, apo mëndafshi, që zgjatej e binte me një shpërkujdesje të hareshme në ijet e vashës së bukur, e cila mbante çarape të bardha e këpucë të verdha. 
Rikthehet në shtëpinë e zonjës Makri që e prisnin vajzat me nazet e pafajësisë, që ja bënin më të kaltër qiellin mbi Imito.
 I tronditur nga miqësia me tri vajzat, i shkruan mikut të vet Drury, kur ishte larguar nga Athina dhe udhëtonte për në Elinospont, se: Për pak harrova të të them se vdiqa nga dashuria për tri vajzat, tre motra në Athinë. Bujta në shtëpinë e tyre.
Bajronit, në zemër ishte ndezur kujtimi për Terezën me aromë  mandarine.  Tereza  ishte flutur, lulëz që çdo ditë nxitonte që të lidhte kokrra, dhe gjoksi gjallonte  si një limon aguridh, i gjelbër, ashtu si tek  vargjet e Këngës së Këngëve
Të dy sisët e tua si
dy zogj binjak të gazelës...
Nata binte erë pranverë, ndjente së largu regëtimat e krojeve, erën e barit të ri dhe instinktin e papërballueshëm, marramendëse të instinktit të seksit. Pëshpëriti thënien ungjillore për unukët qiellorë...
 Përmes ekstazës që e kaplojë, rravgoi portretin e Terezës dhe hedh vargun lajmotiv: Jeta ime, oh,  sa të dashurojë…
 
Vajza e Athinës

Vashës e ëmbël e Athinës, në çastin e ndarjes
Zemrën time mallëngjyese, oh, të lutem kthema pas
Ose më mirë mbaje ashtu si të ketë ikur nga gjiri yt
Dhe mba ç’ka mbetur, veç dëgjo betimin tim
Që unë po e bëjë në ikje e sipër
Zoi mu, sas agapo!
Me flokët e shpleksura valëzuara nga puhiza
Shkumat e freskëta të Egjeut të kaltër,
Qerpikët pis të zeza që ledhatojnë
Faqet e tua të ëmbla, të njomështa, borëbardha
Sytë e tu lajthi
Zoi mu, sas agapo!
Me buzë të trëndafilta, që llahtarisem dëshirë zjarrtë,
Me belin e holl, që është si unazë,
me lulet që flasin me bukur se çdo gojë,
për gëzimin e dashurisë, që në ikje dehen,
Me hidhërimet e saja dhembshurie.
Zoi mu, sas agapo!
Vashës e ëmbël e Athinës, të lë shëndet, iki,
Mos më harro, në kujtesë mbamë ditë e natë
Dhe po qe se shkoj larg, dhe në se nisem për në Poli
Athina më ka zemrën dhe shpirtin e skllavëruar.
Dashuri e tillë a ka vallë fund?
Zoi mu, sas agapo!
 
Dëfrimi e qejfi arriti kulmin  ditën e karnavaleve, ku Tereza vinë e veshur me kostum sujloti, Bajroni me veshje gruaje. Hobhaus-i shkruan në ditarin e vet se  Tereza hyri fshehtas në dhomë. Ai shkruan:« Terezën 12 vjeçare e sollën, ndoshta këtu që të humbëte lulen, por B, tha: Jo!». Bajroni u  tërhoq nga dashuria trupore me një vajze ëndërruese, vajzë aguridhe, e virgjër e cila do të qante nga se ai nuk do shihte jetën si ajo e të luante me dashurinë si një fëmijë. Dashuria ëndërruese e Terezës përfundonte me martesën.
Një nga variante që tonojnë biografët është se Bajroni kërkoi dorën e Terezës për tu martua me vajzën që e thërriste: Zoi mu, kardhica mu, akrivi mu. Psihi.
Ndërsa Bajroni dëshmon Bajronit, se ishte «e veja e varfër që kërkonte vajzën e bukur, esmere, melakolike me karakteristika tipike greke ta martonte me një Lord».
 Për aventurën e Bajronit flet dhe Xhon Galt, për  vogëlushen që magjepsesh me  çiltërsinë e feminitet që të emociononte. Bajroni shkon e takon, para se sa të ndaheshin me nënën e Terezës dhe i propozon që të shëtiste në mbrëmje me Terezën. Nëna e nevrikosur i përgjigjet, se:  “Tereza mund të bëhet e tija vetëm në se do të kurorëzohej nga prifti në Kishë”.
 Bajroni i shkruante i zëmëruar Hobous-it, që ish rikthyer në Angli, se : ”Plaka, nëna e Terezës, është një budallaqe që fantazon se është e mundur të martohem me të bijën e saj....Por ( në Athinë)  ka dhe dëfrime të tjera të argëtohem”.
Plaka, për të cilën shkruante Bajroni nuk ishte më e madhe se 38 vjeçe.
Para se sa të largohet nga shoqëria me vajzat Makri, më 20 prill, Bajroni i lutet Marianës, Dudusë t’i shkruante vragjet e një kënge vajzërore,  is a great favorite, që Bajroni e kishte dëgjuar, siç shkruan gjatë dimrit 1810- 1811, me një melodi melankolike the ai ris planintive and pretyy, e që këndohej në korr. Poeti që ngaherë vlerësonte këngën e popullit, songs, pretty, pathetic... e përktheu në anglisht: I enter thy garden  of roses/ Beloved and fair Haidee!/ Each moring ëhere Flora reposes, / For surely i see her in The Bjaroni, pas disa viteve, të tri motrat i pasqyron në poemën Don Zhuan, tanimë në haremin e sulltanit. Secilën, nga motrat Makri, i përshkon me sensualizëm: Lula ishte një zeshkane dhe e nxehtë si indianet, Katigua ishte si gjeorgjiane, me lëkurë të bardhë në të trandafiltë, me sy të kaltërdhe me krahë si të skalitura, me trup të bukurë ndërsa Duduja dukej se ishte plazmuar për në krevat, e bëshme dhe moskokëçarëse.
 Portetin e parë e bëri piktori, arkitekti e arkeologu anglez, mik i Bajronit, Robert Cokerrel, qe e takoi Terezën ne vitin 1813.
 
Piktori i akuarelit  quhet A. E. Chalon e pikturoi në vitin 1832, mbi bazën e portreteve te Cokerrell-it, ndodhet sot në Londër, në koleksion privat.

Dërgoi për Zemra Shqiptare z. Albert Zholi