E premte, 29.03.2024, 01:02 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Zhurma bahet me harrue!

E diele, 11.08.2019, 02:52 PM


ZHURMA  BAHET  ME  HARRUE !

SIKUR…

Nga Fritz RADOVANI

Në ballin e Kolegjit n’foto asht Stema me Shqipen Dykrenare, dhe e shkrueme “Per Zot, Per Atme e Perparim”.Gjithshka e pershtatun me kulturen dhe qytetnimin Europjan. Aty u zbatuen programet ma të zgjedhuna e metodat ma të perparueme të formimit të brezit të rij në lamin e gjithanshem Perëndimor. Aty zbatohej arsimi dhe kultura ma e plota.

Ajo shkollë i referohej tre drejtimeve themelore: “Punë –  Shkencë – Disiplinë”.

Mësimi zhvillohej në klasa, kabinetet e fizikës, të kimisë dhe biblioteka shumë e pasun e Jezuitëve. Këtu, gjindeshin veprat e autorëve tanë të vjetër: Bardhit, Bogdanit, Budit, dhe ‘Gramatika’ e parë Shqipe e Françeskos prej Leçes (1716), si thonte Don Ndre Mjedja; e para gramatikë në Ballkan; veprat e Hahnit, Mayer, Joklit, Kamardes, Kristoforidhit etj. etj., skedari i famshëm i Atë Zef Valentinit, dorëshkrime e dokumente me rëndësi, të cilat ma vonë do të grabiteshin nga “dr. prof., e Akademisë së Shkencave RPSSh…”

Duhet kujtue Don Luigj Maca, dhurues i 1100 napolonave, si dhe familjet e nderueme të Shkodres që ndihmuene hapjen e kësaj qendre edukative e mësimore të rallë në Ballkan.

Në pullazin e Kolegjit ishte edhe Stacioni Meteorologjik, i vetmi në gjithë Ballkanin...

Në 1906 Prifti anglez Ruter solli një top me disa rregulla futbolli të shkrueme, që u bane loja e dashtun e Vllaznisë mavonshme, ku lulzoi Loro Boriçi e mbarë Rinia Shkodrane!

Volejbollistët e basketbollistët zanafillen e vet e kanë në oborrin e këtij Kolegji. Këtu pat lëshue trup edhe Mark Çuni, i Pari Demokrat i Europës Lindore në Maji të 1945, per të cilin Don Mark Hasi, bashkohës i Tij thonte: “Ai nuk i vjen ma Rinisë Shqiptare !”(1954)

1841, SIKUR... VJOLLCAT  EDHE  SHKODRA !..

Ndertesa në krahun e djathtë, pra ndertesa me harqe, që siper kishte Teatrin e Kolegjit, i Pari në Shqipni.., të fliste nga gurt’ e varrosun n’ atë Tokë të Bekueme, mbas vitit 1960.., dhe të shpjegonte sesi aty u le arti dramatik me vlera të panjohuna edhe sot gati mbas 200 vjetësh, që i dha jetë dhe lavdi kulturore Kryeqytetit Ilirisë, Shkodres... Asaj Bij’ së re, të bukur dhe Burrneshë të Rozafës së Pavdekshme, Heroinë e Nderueme nder shoqet e veta të Ballkanit, Trimneshë e Bujare e Sokolave të Kastriotit, ku sofrat e fitoreve u janë shtrue e çue prej pasuesve të Oso Kukës dhe, deri tek Martirët e paharrueshem t’ Atyne Maleve që nuk njohin mort e marre nga Kullat e Prek Calit, Ded Cokut, Gjelosh Lulit e sa mija të tjerve.., rreth Votres Shkodrane të shemun të Luigj Gurakuqit... E, deri poshtë Drinit nder rranojat e At Gjergj Fishtës, ku Flamuri i Shqipnisë vazhdon me u valvitë nder vargjet e Lahutës së Malcisë!..E shitun dhe e turpnueme perjetë të jetës, nga pasues tradhtarë e “Rilindas” vrastarë, të pjellun nder sarajet sllavo – anadollake të Tiranës...

Melbourne, 8 Gusht 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora