E shtune, 20.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shpirti enverostalinist dhe rrugaqëria e kryekuvendarit të Dardanisë

E premte, 03.10.2008, 10:00 PM


Selim Hasanaj
SHPIRTI ENVEROSTALINIST DHE RRUGAQËRIA E KRYEKUVENDARIT TË DARDANISË

Nga Selim Hasanaj

Të dielen e kalueme gjegjësishtë me daten 28.09.2008 në programin e RTK-së KAFJA E MENGJESIT program ky në të cilin RTK-ja viziton personalitete të politikes kosovare neper shtepitë e tyne dhe gjatë bisedes me ta paraqet per publikun dhe per qytetarin e Dardanisë jeten, familjen dhe personalitetin në fjalë nga nji kand tjeter, pra nga ana e thjeshtë dhe jeta private e atij personaliteti.
Pra me 28.09.2008 reporteret e RTK-së ishin musafir në shtepinë e Kryekuvendarit të Dardanisë ,shokut Jakup Krasniqi. Mua nuk do më interesonte fare ky program dhe as që do shkrueja per te , por u ba shkak nji " RASTËSI"  që kameramani i RTK-së e zuni me synin e kameres së vetë. Në dhomen e ndejes shoku Jakup Krasniqi kishte nji foto portret të mrekullueshem të Gjergj Kastriotit dhe anash dy tri foto tjera të cilat në ekran vështirë dalloheshin të kujt janë. Si duket ishin familjare apo personale të shokut Jakup Krasniqi. Kjo edhe nuk ka randësi. Me randësi dhe teper indikative ishte ajo që kameramani e zuri dhe e publikojë  dhe ato janë fotografi që shoku Jakup Krasniqi i kishte në vitrinen e dhomës së librave që ndoshta ai e quen bibliotekë. Aty shoku Jakup Krasniqi , ish antarë i Kryesisë qendrore të LDK-së, ish zadhanës i UCK-së, ish minister i pushtetit lokal, ish arsimtar dhe aktualisht Kryekuvendar i Dardanisë në rame të mrekullueshme kishte dhe ruente fotografitë portret të satrapit Enver Hoxha, të Qemal Stafës dhe si duket edhe të Mehmet Shehut. " U zu ngusht" shoku Krasniqi dhe u arsyetue se ato foto janë kujtim nga koha e demostratave neper Kosovë gjatë viteve të rinisë së tij.
Mirë po e besojë se asht ashtu, por publikisht e pyes se cka ju desht ti ruej ato, dhe pse i ruen edhe sot e kësaj dite dhe bile mbrenda në vitrinë nga ku ato janë të mbrojtuna nga ndonji demtim i rastësishem por janë edhe të eksponueme që sejcili që futet në atë dhomë ti shef. Janë të eksponueme që vet Jakupi derisa lexon e punon në atë dhomë ti pushon syt dhe ta kënaq shpirtin tue e shikjue ftyren DYLBER të idolit të vetë kryexhelatit të kombit shqiptar Enver Hoxhës dhe bashkpuntorve të tij  të cilet Enver Hoxha i vrau vetë naten ,dhe i bani herojë e i vajtonte diten.
Pra unë me këtë shkrim timin këtu shpreh indinjaten time të thellë dhe ftojë popullin të shef se kand e ka votue, kand e ka në krye të legjislativit të vet , pra Kuvendit që asht organi ma i naltë i shtetit, dhe ftojë popullin që ta ngre zanin e vetë kunder këtyne maskarenjve envero-stalinista që kanë pozitat ma të nalta shtetnore pikrisht dhe fatkeqësishtë me voten e popullit. Sot  derisa percillja lajmet e ores 17.00 në RTK ndegjova sikur se shumë kush që mund ta ketë ndegjue shokun Jakup Krasniqi se si i quen Deputetet e Opozites IDIOTA. Në reagimin e zotit Adem Salihaj ,Jakup Krasniqi (TUKOSOVËS) u zu ngusht dhe me at qeshjen e tij bizare ai kerkojë falje por tue u zgërdhi thoshte se ajo shamje e tij nuk ju asht drejtue DEPUTETVE e aq ma pak atyne të Opozites. Kujt pra ja drejtove at shamje shoku Jakup  Krasniqi-Tukosovës?! Me siguri jo mue( sepse unë nuk isha aty) dhe shumë ma me siguri se jo deputetve të aparatures së partisë së tande, PDK-së dhe koalicionit qeveritar. Por as kjo nuk ka aq shumë randësi se kujt ju ka drejtue. Me randësi asht shprehja prej rrugaqi dhe cinizmi vullgar në arsyetimin e vetë që e bani shoku Jakup Krasniqi. Ja popull i nderuem , i mjeri ti per mendjen e kresë që ke votue dhe perkrah njerz të panjerzishem të tipit të Jakup Krasniqi.
Poashtu sot deputetja e AAK-së, zonja. Gjylnaze Syla i dha verejtje Kryeministrit Hashim Thaqi per ( sipas saj ) neglizhimin e z. Thaqi seancave të Parlamentit dhe e ftojë ate të jetë prezent ma me rregull neper seanca, z.Hashim Thaqi po sikur shoku Jakup Krasniqi me cinizem ju pergjegj zonjes Syla se i vjen mirë që ajo paska deshirë ta shef ma shpesh z. Thaqi në Parlament. Unë kuptojë se sikur të ishin këto fjalë hajgare të z. Thaqi kishin me kjen të mira, por jo këto ishin ironi dhe thumba poshtrues dhe amoral. I tillë asht kryeministri i Dardanisë. Zero respekt per deputetet e opozites. Si duket me këtë parullë kryeministri tue e ba vetem pak ndryshim dul në zgjedhje. Zerro tolerancë per korrupsionin që z. Thaqi e shendrrojë në zerro tolerancë per opoziten.
Mjer ai popull  në Dardani se kush po e sundon.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora