E shtune, 20.04.2024, 02:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Gjakovë, përurim i librit me poezi të Bardhyl Osekut

E diele, 11.08.2019, 03:07 PM


Gjakovë: përurim i librit me poezi të Bardhyl Osekut, “Ngarendje”.

PËRURIM ME RESPEKT TË VEÇANT TË VEPRËS “NGARENDJE” TË BARDHYL OSEKUR.

Nga Tahir Bezhani

Z. Bardhyl Oseku,gjatë përurimit të librit poetik”Ngarendje”.

Sot,me 08.08.2019,në Biblioteken  e qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë,u përuruar libri me poezi  “ Ngarendje” i  poetit gjakovar, Bardhyl Oseku,i cili në mesin dashamirëve të fjalës së shkruar,zgjoi interesim të konsiderueshem me vargun e tij brilant,me tema te larmishme të jetës sonë nëpër kohë. Përurimi i sotëm,ishte edhe një dëshmi se publiku gjakovarë,e do dhe e njeh  poezinë dhe shpirtin poetik të autorëve të vet e kujdo tjetër. Për të qenë pjesë e fjalës së bukur poetike, dashamirët e fjalësa së shkruar nga qyteti e rrethina,nuk i ndaloi as vapa e madhe e gushtit,ku temperaturat kaloni 35 gradë celsius.

Në mungesë të redaktorës,Entela Tabaku,për librin foli poeti e krijuesi me nam nga Peja,zotëri Sejdi Berisha,i cili në shkrimin e tij,të botuar edhe në disa gazeta e portale,vlersoi  lartë  vargun poetik të poetit Shefki Oseku,i cili bartë në shpirt dhimbjen dhe dashurinë,vuajtjet e popullit të tij nëpër kohë e situata të ecjës nëpër errësirë,jetë plot brenga të strukura në shpirtin e lënduar.

Sejdi Berisha

Në fakt, poeti Bardhyl  Oseku,ndonëse  në moshë,në vete ka bartur gjatë, të strukur në shpirtin e tij plot dhimbje, fatin e njeriut tonë, urrejtjen e dashurinë, sakrificat e jetës në virigun e kohëve dhe ,le mesazh-porosi  me brumin e  pjekurisë potike për kahjet e ecjës kah ditë të bardha.....

Për librin me poezi të Bardhyl Osekut foli edhe  Bashkim Canhasi, profesor i filozofisë,tani në pension,i cili në mënyrë karakteristike,veçoi për trajtim disa poezi nga libri “Ngarendje” të Bardhyl Osekut,duke i konsideruar  përmbajtësore dhe me vlera të pasura poetike,siq dinë të shkruajnë poetët  e niveleve të tilla

Pjesëmarrësit në përurimin e librit “Ngarendje! Gjakove.

Prof.i filozofisë në pension,z.Bashkim Canhasi.

Këtë takim kulturo-letrarë  në, në emër të Klubit Letrarë,”Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, e përshëndeti edhe kryetari i ketij asociacioni,duke vlerësuar lartë poezitë cilësore të autorit,meritat e tij të dalluara në jetën kulturore,sa mbante postin e drejtuesit të Arsimit e Kulturës në Gjakovë. Në kët lami të jetës,mbetët një shembull i kohës  vepra e Bardhyl Osekut,i cili për shumë vite, qe përherë krahë i letrarëve gjakovarë dhe i kulturës në tërësi,tha zoti Kurti.

DY FJALË PËR AUTORIN:

Bardhyl Oseku u lind në vitin 1948 në një familje me tradita të pastërta gjakovare në aspektin e  atdhetarisë, ndershmërisë,bujarisë dhe sakrificës për lirinë e popullit. Koha e kaliti,e bëri të zgjuar, për përballje me jetën e shoqërinë. Nga ambicjet  përsonale,arriti të mbaroi fakultin për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë,ku punoi disa vite në edukimin e shëndetshëm të gjeneratave të reja.Punoi si përkëthyese e gazetar te “Dukagjini”,pastaj në KK-ës Gjakovë,drejtues i Kulturës,rinisë e sporteve,ku përfundoi edhe karieren e tij të bujshme e plot lavdata.

Bardhyl Oseku,fjala përshëndetëse për publikun

Gjakovë,8.gusht,2019.

Me shëndet të ruajtur,disponim djaloshar,jeton e shijon frytet e punës së tij,në gjirin e familjës, në qytetin e Gjakovës, kryeqyteti i poezisë shqiptare. Ka një jetë të qetë e të rehatshme,gëzon një rrespekt të qytetarët e Gjakovës  me rrethinë.

Bardhyl Oseku,me shkrime ka filluar që heret,që kur ishte nxënës,me botim libri “vonë”,nisje kjo,e cila nuk ka mbarim....

Tahir Bezhani

Gjakovë,

08.gusht,2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora