Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Aliaj: Ku po shkon moj Shqipëri!

| E shtune, 10.08.2019, 09:59 AM |


KU PO SHKON MOJ SHQIPËRI!

Nga Petrit Aliaj

Prej kohësh kishim planifikuar si familje,spostimin tonë nga Italia në Shqipëri për disa ditë ,aq sa ishin edhe mundësitë e sejcilit prej nesh për të celebruar e festuar martesën e djalit tonë A.A me A.K .Prej kohësh disa të afërm,miq e shoqëri i kishin prerë biletat e avionit, ndërsa të tjerë udhëtuan me makina e tragete nga Ancona,Bari e bregdeti Dalmat drejt Durrësit.

Ishte një gëzim i pa përshkruar për të gjithë ,e në veçanti për gruan time e cila mbas humbjes së një pas njëshme të vëllezërve të saj do ta grishte trishtimin  me harenë e dasmës .Ajo ,së bashku me të jëmën,një grua e shkërmoqur dhe e dërrmuar nga fati i hidhur që i ka rezervuar jeta,fill mbas humbjes së të shoqit e me rrallë,vëllezërve e dy djemve të saj,do të ishin “pararoja”e jonë.

Sigurisht të realizosh një dasëm sot nuk është e lehtë,por në të tilla raste,gjithçka vlerësohet e kryer kur këto dasma dalin bukur edhe në bazë të përkujdesjes direkte të çiftit. Të ftuarit kënaqen e largohen me mbresa të mira.Falë teknollogjisë së sotme me telefonat,shumë kush arrin të fiksoj edhe çastet më të bukura .                                                  Përpara,e mbas një dasme nuk mungojnë edhe peripecitë të cilat na mbeten në kujtesë .Ndofta mund të ishte një rastësi,por kështu i ndodhi gruas dhe vjehrrës sime me shoqërinë e fluturimeve“Blu Panorama”nga Bergamo për Tiranë.Nisja e pa motivuar e avionit me 8 orë vonesë duke u afruar udhëtarëve si për sarkazëm nga një panine,ishte shumë indiferente e fyese.        Ndërsa në kthim me shoqërinë “Ernesto”më komunikojnë se; nuk duhet të paraqitesha në aeroport në drekë simbas orarit,por në mesnatë…(12 orë vonesë).

Peripecitë e qindra udhëtarëve në këtë stinë pushimesh më kujtuan falimentimet e kompanive “Albatros”në 2007,”Albanian Airline”2011,”StarAirways”e “Malev”2012 e “Belle Air”në vitin 2013,e cila shiti  edhe 50 mijë bileta të pa vlefëshme në përpëlitjen e fundit.Në atë kohë,qytetarë të revoltuar protestuan përpara zyrave të kësaj shoqërie për kthimin e parave,duke e barazuar”Belle Air”me një piramidë të dytë,përfshirë edhe 685 punonjësit e saj të flakur në rrugë. Kush ka udhëtuar asokohe,mund ti kujtohet se në shpinën e çdo karrike të “Belle Air” ishte gjithmonë një revistë me vizitat e fotot S.Berishës.Çuditërisht këtë revistë në maj të viti 2011,ma afroi një specialist i HCE nga Italia (F.I) me të cilin udhëtonim së bashku nga Tirana në Milano.Me këtë rast biseduam edhe për perspektivën e investimeve në ndërtimin dhe shfrytëzimin e energjisë elektrike të HC në Shqipëri. Ndërmjet të tjerave ai shtoi ; “asgjë nuk ka ndryshuar tek ju,përfshirë edhe komisionin e studimeve energjitike,duke veçuar vetëm të nderuarin prof.Fahrudin Hoxhën(1936-2017) si studjues e projektues shumë kompetent,ndërsa të tjerët janë sa për të marrë rrogat “    !!!

Në mbrëmje vonë mbasi lash Rinasin,mbërrij në qytetin tim të lindjes Durrës,me autobuz por pa bileta.Në Durrës ka vite që ky fenomen spekullues është i pa kontrollueshëm nga autoritetet përkatëse. Ndërsa në  rotatoren afër stacionit të trenit,polici i trafikut, bisedonte me një të njohurin e tij pa u merakosur për kaosin e makinave e lëvizjet “bëj si ta thotë truri”. Mu kujtua një episod i vogël me mikun tonë Ndue Shabaku.Ishim duke udhëtuar me makinë për në Chiari. Atje do të shikonim ekspozitën personale të piktores durrsake Elona Marika,e organizuar nga komuna e Chiarit në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali.Ndër kohë me shpejtësi na parakalon një makinë në rotatore duke na lënë paksa pa frymë. Ndue ishte në timon e në të tilla raste, ai me të qeshur,përdor gjithnjë batutën e tij :  Ej !! Por ky nuk e di që edhe ne jemi shqiptar ? Ne jemi shqiptar..                                            Ditën dhe natën,njerëz që përshkojnë rrugët kryesore ku tu teket,pa respektuar vizat e bardha,e jetën e tyre. Trafik që nuk displinohet nga semaforët.Në rotatore kush e ka provuar e din se çfarë ndodh.. Prej vitesh në praktikën e shkollave e emisionet televizive,nuk flitet më për edukatën në rrugë.Në shumicën e rasteve,kafenetë me tavolinat(me leje e pa leje) në trotuare janë pengesa në qarkullimin e kalimtarëve dhe burim aksidentesh e sigurisht edhe doza pluhuri. Furra buke e shitësa që ngrejnë supet kur i pyet se, nga e blejnë miellin ?(Cernobyl,Serbi,Turqi )  Kudo qenër dhe njerëz në ortakëri të cilët rrëmojnë në kazanet e plehrave për të mbijetuar .Bukuria e një qyteti me parqe e lulishte të betonuara,tashmë ka mbetur vetëm në kartolina .Dhe kjo i dedikohet korrupsionit të lartë të pushtetarëve në Durrës,siç edhe deklaroi për zërin e Amerikës sv/sekretari i shtetit Amerikan për çështjet e Europës M.Palmer .Konkretisht “ne kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetin dhe korrupsionin e zotit Dako”(kryetar i komunës Durrës 2007-2019)

Një qytet i rrethuar nga  plazhet e bukura por të qelbura ku ka rrezikon edhe të sëmuresh.Vetëm një episod ndër mijra raste që më dëgjuan veshët,më bëri të besoj në gjithëçka që flitej.  Një ditë mbas ardhjes në Durrës,vajza e jonë me familjen e saj u sistemua në plazhin e Golemit. Gjithçka do të ishte shumë mirë edhe për mbesat tona,të cilat nuk do të bënim më ec e jake nga plashi në Durrës,mëngjes e mbrëmje të lodhura.Mirëpo ishte një gëzim që zgjati vetëm 48 orë,mbasi në mes të natës në gabinën që ata kishin marrë me qera plasën fekalet …kudo biznes që bie erë. Në retrospektivë,dukuritë e sotme më kujtojnë komediodramën e Bertolt Brecht të titulluar “Trusti i Lule Lakrës”,ku gangsterin e Cikagos: Arturo Ui,(interpretuar nga Al Pacino) e ndeshim shpesh në realitetin tepër “simpatik”të efekteve propogandistike e intensive të pushtetarëve kur duan të rrënojnë diçka për hir të fitimeve(pusht & etër).Veprime të tilla për çoroditjen totale të shoqërisë së sotme shqiptare,na krijojnë dilemën :të jesh apo të mos jesh !Dhe si gjithmonë kur lexon nga ish k/ministra (lule lakra)shkrime të ndryshme për ekonominë e vëndit .Jo se bëjnë keq .Por përkundrazi mbushin faqet e gazetave si edhe u kujtojnë pas ardhësve të tyre që nuk duhet të abuzojnë shumë me detyrën.. Mbeta i zhgënjyer nga trasmetimet e rreth 20 stacioneve lokale,së bashku me tre stacione të TVSH të cilat trasmetonin nga mëngjesi deri në darkë,emisione politike.Gjellë për drekë e darkë.Shpjegime e biseda në studio me analistë gomerë e redaktorë cjepër,ku pa kritere e basardojnë edhe fjalorin tonë me fjalë në italisht dhe anglisht,cilat do ti titulloj pa u menduar gjatë si emisisone ”bathë, bathë për një kokërr” !

Por bukuria e bukurive për gratë shtëpiake,ishin trasmetimet e telenovelave turke me subjekte të familjeve mafioze e hakmarrje,patrialkalizmin dhe klanet e tyre. Një invazion kulturor Turk i cili më ngacmon kujtesën me subjektin e filmit Gjeneral Gramafoni(skenari V.Koreshit,muzika A.Peçi dhe regji V.Gjika).                      Filmi trajton temën e (1930) parapregatitjes së pushtimit fashist(1939)me pushtimin e tij kulturor,duke shfrytëzuar varfërinë,krahun e punës,feudoborgjezinë e të lëkundurit,por pa u atakuar me instuticionet…   Konkretisht sot,një prelud i tharjes së resurseve e shterpësisë që ka pllakosur një herë e përgjithmonë ekranet shqiptare.Një boshllëk kulturor si rezultat i politikës kontroverse që po rrënon e shkatërron gjithçka në emër të pasurimit të pa skrupullt po na kthen me kokë poshtë .Mjafton të shikosh sitin e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri për tu bindur se çfarë trajtohet aty..Nuk ka projekte,nuk krijimtari artistike e as plane .Janë vetëm disa aktivitete leshi të shkruajtura në Shqip dhe Italisht(edhe në italisht miq,çfarë gallate) .Lëre pastaj të flasim për filmat,jemi shumë larg. Gjatë ditëve të qëndrimit në Durrës,mbesat e mija 9 dhe 7 vjeçe,me telekomandën në dorë për tre mbrëmje rrjesht,kontrollonin të gjitha stacionet në televizor për të shikuar ndonjë film për fëmijë ……të gjitha me para.                                                                                                                                                                  ”Uf ! gjysh,ky televizori në Shqipëri nuk punon fare”u shprehën ato një zëri.Më erdhi shumë keq. Dhe unë e ndjeva vehten të pa fuqishëm .E vetmja dukuri pozitive,ishte furnizimi i pa ndërprerë i energjisë elektrike.Në krahasim nga vjet,uji ngjitesh në katin tim pa pompë  por me rërë lumi ! .Në qytet “fatmirësisht” pashë edhe policë të bashkisë që vendosnin gjoba për sallatën dhe jo për mjetet që ishin ndaluar jashtë rregullave(Ku po shkojmë ?)Ej ! botë e ndyrë fitimesh !

Është një e dhënë e munguar e kuadrove që drejtojnë policinë bashkiake e atë rrugore,së bashku me strukturat përkatëse të tyre..Ndërsa për policinë financiare as që bëhet fjalë që ajo të merret me vogëlsira.Kjo polici,deri sa ta ndjejë vehten të pa varur nga politika e ndërhyrjeve të shefave…..do të vazhdoj të merret më shumë me “Maliqin”se sa me ligjin. (Përgëzoj kohët e fundit kontrollet financiare që janë ndërmarrë në Tiranë ku janë konsatuar 803 dhunime të ligjit për fallsifikim dokumentash e mos pagim taksash kryesisht në aktivitetet e turizmit dhe hidrokarbureve.)Uroj që Maliqi edhe mësuesve të shkollave private në Durrës të mos u paguaj 25% më pak nga kolegët e tyre në shkollat shtetërore, dhe tre muajt e verës mos t’ja u mbaj rrogat. Sigurisht diversiteti i shkollave private me ato shtetërore janë mangësitë e sistemit i cili lejon spekullimin me kurset publike të mësuesve në shkollat publike për të përfituar para.                 .  Oktapodi me tentakulat e tij po helmon përditë shoqërinë shqiptare e çdo gjë po del jashtë kontrollit. Ai po shkatërron durimin,kohën,paratë,shëndetin e pse jo edhe egzistencën tonë.Mungesa e perspektivës për rininë që po braktis vendin.Pagat e ulta e spekullimet e pronarëve me sigurimet e punonjësve të tyre. Pushimet nga puna në administratën shtetërore sa herë që ndërrohen kuajt në politikë. Sindikata partiake që nuk bëjnë as gjë .Një shtet që ka dhënë me koncensione të gjitha pasuritë natyrore të vendit dhe ato të ndërtuara nga djersa e jonë.Mungesa e një gjygjësori të pavarur.Bluze të bardha që të lënë të dergjesh në spitale po nuk u dhe para edhe për shërbime banale,etj,etj.etj.Eh,po flitet e shkruhet kudo nga paçavuret partiake edhe për përgjimet.Naiviteti i masave,ha nga propoganda çdo gjë që fluturon.Absurditeti i fundit që kemi huazuajtur nga bota në të cilën përgjohet Putin,Merkel.Trump etj, si edhe ne të gjithë ndërmjet telefonave që mbajmë me vehte .Ku do syri i madh përgjon .Një realitet i realitetit të zhvillimit të sotëm tepër të sofistikuar nga i cili nuk shpëton asnjë..Mirë do të jetë që BIRN-Albania si agjensi e zbulimesh dhe monitorimi e gazetarëve të pavarur(?) në Ballkan,me degët e saj në çdo shtet,krahas mbrojtjes së të drejtës për një shtyp pa censurë,mund edhe të informojnë opinionin publik për prapaseknat e lojërave të ndyra që luhen në kurriz të popullit shqiptar.

Alarmi i fenomeneve të “binjakërisë”në Ballkan,ndërmjet drejtuesve të shteteve Shqipëri-Kosovë,BE –Ballkan; Rusi –Serbi; Maqedoni-Greqi ,Francë-Serbi me përkujdesjen e kapidanëve të ideologjisë shfarosëse të Shqiptarëve e zhdukjes së kulturës sonë edhe të liderëve tanë .Shëmbulli i arrestimit të Rr.Haradinaj është një lojë e rrezikëshme për ta hequr nga jeta politike atë,e për ta pasur më të lehtë kontrollin në Kosovë me farsën e tyre të Hagës,Macronit dhe B,E-së.Ishin po autoritetet franceze të cilat e arrestuan z Haradinaj në janar të 2017,bazuar në një urdhër arresti të Serbisë.                                                                                                                                                               Shumë analistë me komentet e tyre,ngjarjet në Kosovë,taksat dhe Hagën dhe në Shqipëri me PD e grupin e L.Bashës dhe atë të E.Ramës për zgjedhjet,e vlerësojnë si çorbën e manjatit miliarder; ebreut,hungaro amerikan Xh.Soros i deklaruar në 1999 kundër çlirimit të Kosovës. Xhorxh Soros një mbështetës regresist  që gjindet kurdoherë në qëndër të çdo komplloti financiar internacional.Në Izrael,Hungari,Austri është deklaruar si person non grata për manipulimet e tij . Është miku i skafistëve për të cilët ka paguar 500 milion dollarë ndërmjet org.jo.qeveritare për mbajtjen e një flote klandestine në mesdhe.                                            Në Bruksel tashmë janë të bindur se,për të ndaluar trafikun ilegal të njerëzve nga organizata të ndryshme kriminale ,merr një rëndësi të parë kundër veprimi i hapur ndaj “bamirësisë”së Xh. Soros (IL. Giornale .It)i cili akuzohet edhe si mbështetës në heshtje i invazionit islamik në Europë e kolonializimit të Europës lindore nga kapitali botëror. Italia e provoi në kurrizin e saj në shtator të 1992 operacionin financiar kundër bankës Italiane e cila humbi rreth 48 miljard dollarë e Soros mori pjesën e tij.                                                                                                                               Sot përçarja e P.D-së  në opozitë rruge dhe jo në parlament ,humbjen e zgjedhjeve ja faturon të tjerëve dhe jo humbjes së besimit nga largimi i demokratëve të vërtetë. Edhe ndërhyrja e presidentit I.Meta për ti shtyrë zgjedhjet më 30 tetor 2019,ishte më shumë një masë për të ruajtur ata që e rrethojnë e aferet e tyre se sa një opsion për zgjidhje.                          Ndërsa po të ndjekim me kujdes bojkotimet e qendrave të votimeve,presionet dhe thirrjet për grusht shteti me popullin në shesh ,Rama-ik,bomba Molotov dhe propozime për një qeveri teknike,dhe jo për zgjedhje të parakohëshme….E përse mos të kërkojnë zgjedhje të parakohëshme,por vetëm qeveri teknike ??. Lind pyetja,kush ka frikë nga zgjedhjet e parakohëshme ?  Sigurisht partitë që kanë humbur elektoratin e tyre dhe pas kësaj humbasin edhe paratë e Xh. Soros.  Në këtë situatë ,PD nuk ka ndërmend të votoj në tetor,mbasi ajo ka vdekur. Tashmë ajo me ndjekjen e një politike anti-amerikane e naive ,dhe e ndërgjegjëshme që pushtetin duhet ta mbaj e majta,simbas paktit, Soros-Rama-Trump,tregon shpartallimin e përgjithshëm të saj prej vetë L.Bashës së bashku me bekimin e  L.S.I. si parti e familjes së madhe Monika Meta dhe Ilir Kryemadhi.                                                                                         Prej kohësh egziston teoria e shpërthimit të kufijve,ndofta në vitin 2023 mbas 110 vitesh do të realizohet copëtimi i Maqedonisë(tashme veriore)mbasi një pjesë e Maqedonisë Jugore është Çamëria,dhe emri i saj fshihet nga B.E. Vritet edhe lideri i saj e B.E-ja hesht ndaj Greqisë dhe ndaj Hungarisë,e cila si anëtare në Nato dhe në BE. thyen embargon kundrejt Rusisë duke e lejuar fshehtazi atë që të furnizoj Serbinë me armë. Një Serbi e fortë dhe një Kosovë e Shqipëri e përçarë, janë pikësynimet më monstruoze të fqinjëve tanë kundër faktorit shqiptar në shkëmbimin e teritoreve,tkurrjes së tyre .Dhe gjithçka duhet të fillojë në Shqipëri ku shteti Amë të vihet në rrugën e duhur për ta pasur më të lehtë bashkimin e tokave në Kosovë,Maqedoni,Mali i Zi ,Çamëri e Serbi. Ka ardhur koha që bashkimi i të gjitha forcave që deklarohen për kombin,duhet të realizojnë krijimin e force të vetme politiko-shoqërore për të marrë pushtetin nesër . Një forcë e cila duhet të vërë në bankën e të akuzuarve politikanët e Kosovës e të Shqipërisë të cilët i dhuruan Malit të zi 8200 Ha. tokë .                          Një forcë politike e cila nuk do të lejonte më Sali Berish ,HashimThaçër,Ramush Haradinër ,Ed Rama,Ilir Meta etj, që  të luajnë me territoret ,bregdetin ,lumejtë e liqenet e Shqipërisë(SHqipëri quhet i gjithë territori i njohur nga fuqitë e mëdha më 1912) .Kështu që;asnjë nga politikanët jashtë Shqipërisë e brënda saj,nuk kanë asnjë të drejtë të luajnë me to.E nesërmja për ta është banka e të akuzuarve për krime të larta kundër kombit . Flitet se në dhjetor 2019,SPAK ( ose prokuroria e posaçme) ku në përbërje të saj është edhe byroja kombëtare e hetimeve si organizma e të pavarura e në kompetencën e saj do të marri në shqyrtim dosjet për të gjykuar veprat penale duke filluar nga presidenti,kryetari i kuvendit,kryeminstri,prokurori i përgjithshëm e të gjithë shkallën e hirarkisë nga lart –poshtë. Urojmë të ndodhi një përmbysje e tillë në drejtësi . Sot o kurrë na duhet të përballemi edhe me  skenarët lobiste antishqiptare, e në veçanti me ato Serbo-Greke për prej dekadash nxisin dëbimin  e shqiptarëve e dominim ekonomik të tyre në trojet tona . Një Shqipëri e fortë ekonomikisht dhe demokratike është një siguri absolute dhe e sigurtë e bashkimit tonë kombëtar.

O,si nuk kam një grusht të fortë të fuqishëm !

Ti bij mu në zemër malit që s’bëzan ,

Malit,që hesht mu në zemër me ja njesh !(Migjeni )

Petrit R Aliaj

Durrës -Korrik 2019.