E enjte, 24.10.2019, 03:11 AM (GMT+1)

Editorial

Enver Bytyçi: Stop! Sorosi dhe soriosianët jashtë dhe shqiptarët zot të vendit të vet!

E shtune, 10.08.2019, 08:43 PM


Stop! Sorosi dhe soriosianët jashtë dhe shqiptarët zot të vendit të vet!

Nga Enver Bytyçi

Sot isha në tri biznese. Secili prej tyre mendjen e ka te ikja, te shpërngulja, te arratisja nga ky vend. Po i tregoj.

Rrobaqepësi më tha, ‘Profesor, për dhjetë vjet në Shqipëri nuk do të ketë më shqiptarë’! Ky ishte fundi i bisedës dëshpëruese me të.

Pronari i pastrimit kimik, pas një diskutimi të detajuar më tha. ‘U ktheva nga Italia, investova dhe dështova. Tani kam familje, nuk e di si do bëj. Do shisja shtëpi, biznes e gjithçka, vetëm të kthehem edhe njëherë në Itali’.

Ndërsa berberi im i preferuar për të disatën herë më drejtohet me fjalët. ‘Na mbytën. Nuk na lejnë të punojmë. Çfarë po bëhet në këtë vend?! Më mirë të ikim sesa të rrimë këtu’!

Bisedat nuk ishin kaq të shkurtra, tregova vetëm fundin e tyre. Berberin, ku unë qethem e njoh prej 10 vitesh. Ka votuar për Rilindjen më 2013-ën. Nuk e di për 2017-ën. Por sa herë shkoj, e gjej të zhgënjyer e të dëshpëruar.

Pakënaqësia për padrejtësinë, varfërinë, si dhe makutërinë e mafies shqiptare në pushtet e me pushtet po kthehet në arratisje. Shqiptarët ikin masivisht prej tokës së trashëguar. Ikin më shumë prej diskriminimit dhe pasigurisë që krijon qeverisja mafioze, sesa prej të papasunit.

Edhe Çubrilloviçi në memorandumin e tij të 7 Marsit 1037 i rekomandonte qeverisë së Beogradit që të mbillte në Kosovë diskriminim, dhunë, pasiguri, mungesën e shpresës për të ardhmen, si mjete ‘të buta’ për ta realizuar projektin e shpërnguljes së tyre. Nuk e di nëse mungon ndonjë prej këtyre masave të Rilindjes sorosiane në Tiranë, në Prishtinë, Shkup, apo Beograd për shpërnguljen e shqiptarëve. Më bëhet të besoj se Sorosi dhe sorosianët kanë kopjuar fjalë për fjalë Çubrilloviçin, me qëllim që t’i zhbëjnë shqiptarët.

Në gjashtë vite mbi 500 mijë shtetas të Shqipërisë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti numri i tyre shkoi në mbi 40 mijë. Shifra të frikshme këto, sepse ky numër përfshin 20 për qind të popullsisë. Sa mijëra të tjerë nuk janë regjistruar dhe qëndrojnë në të zezë në këto vende. Një ikje pa kthim. Një ikje si prej djallit! Në fakt një ikje prej Rilindjes! Madje të lidhur me litar në shasitë e kamionëve që kalojnë përmes tunelit të Lamanshit drejt Anglisë!

E ndërkaq dyshimi për një projekt të shpërnguljes së shqiptarëve, i hartuar në zyrat e Sorosit, rritet e shtohet, kur shohim se qeveria dhe kryeministri Rama e mohojnë të vërtetën. Duket sikur po e fshehin atë. Duket sikur i gëzohen rezultatit të tyre në këtë projekt tragjik. Rama është në festën e korrjes së suksesit të tij sorosian. Duket se ai ia ka dalë ta rritë bilancin e suksesit të tij të zhbërjes së kombit shqiptar dhe raporton me pasion te padroni i tij, Soros Senjor ose Soros Junior!

Dyshimi për këtë kurth dhe komplot antishqiptar shtohet nëse kemi parasysh se Rama ka krijuar një rrjet ballkanik të Sorosit në rajon. Një rrjet në të cilin janë implikuar ide dhe projekte antishqiptare, si ai i ndryshimit të kufijve me Serbinë dhe ndarjen e Kosovës. Janë implikuar figura politike e shtetërore me ndikim, si Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi, me shërbëtorë mediatikë të tipit Baton Haxhiu. Dyshimi për një komplot të zhbërjes së kombit shqiptar rritet e forcohet kur shohim sesi ligjin në vendet tona e sidomos në Tiranën e Sorosit, e bën mafia, krimi, kriminelët dhe partneriteti me tri PPP-të i shtetit me krimin.

Ajo që deklaroi dje prokurori i Anti-mafies Italiane, se krimi, trafiku i drogës e mafia bën ligjin në shtetin shqiptar është e frikshme. Ajo që deklaroi anëtari amerikan e Komitetit të Helsinkit, Robert Hahn, se kriza në Shqipëri është e gjithanshme dhe i ngjan krizës së viteve 1991-1992 është vërtet tronditëse. Asnjëherë kriza e vitit 1997 nuk ishte krahasuar me krizën e ndërrimit të sistemeve në fillim të viteve 1990. Por e ka marrë këtë nofkë kriza e sotme. Dhe nëse shohim shifrat e eksodit masiv të shqiptarëve nën qeverisjen e Edi Ramës, atëherë kjo na kujton pikërisht kohën e trishtë të ndryshimit të sistemeve.

Që të ndalet kjo hemorragji dhe shqiptarët t’i kthehen tokës së vet, duhet që qytetarëve tanë dikush t’ua rikthejë shpresën. Janë premtuese programet për luftën kundër krimit që shpalos opozita. Por ka mundësi që veç opozitës të ngrihet struktura të një shoqërie civile anti-soros e anti-rilindjes e fuqishme me emrat më të njohur të letrave dhe figurave publike të famshme.

Vendit i duhen më shumë Edmond Budina, më shumë si Artan Fuga, më shumë si Kim Mehmeti, Mehmet Kraja e figura të tjera me fuqi mediatike dhe akademike të papërkulshme. Vendi ka nevojë për një opozitë të fuqishme e të vendosur, edhe pse jo të dhunshme. Vetëm kësisoj mundet që Sorosin ta nxjerrim jashtë dhe shqiptarët t’i rikthejmë në tokën dhe atdheun e tyre!

Tiranë, 08. 08.2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT