E hene, 19.08.2019, 11:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Mikja Liri një Ditë Vjeshte hudhi ferexhenë në Liqe

E enjte, 08.08.2019, 10:10 PM


MIKJA LIRI NJË DITË VJESHTE

HUDHI FEREXHENË NË LIQE

NGA KALOSH ÇELIKU

(“Turqit” e Shkupit nuk i lënë

vetes varr as për “Vatan”)

“Turqit”, që Dje shpërnguleshin në Turqi

Sot, me thasë plotë para blejnë “Vatanin”:

Çajtoreve, struken nëpër “Çarshi”

Me çaj rusi. Edhe , “ilahi” në xhami.

Edhe, ndërtojnë mure betoni. Xhami

I mbjellin, oborrit pishat përkarshi:

Që, Dita e Nesërme i vjellë në Liri.

“Turqit”, sot e mbysin veten me beton

Varr ditënate, mos i lënë vetes Nesër:

Gjelbërim Natyror. Jetë, edhe “Vatan”...

(Armë lufte në brez

Sot i kam poezitë)

Ende, nuk e kam humbur Luftën

Me deledashët partiak. Xhadinë.

Luftë, sot i shpalla edhe Rrospisë:

Hape gjoksin, kurvë! Dua të pi gji!

Ende, nuk e kam humbur Luftën

Armë në brez, Sot i kam Poezitë...

(Rrunzën e ha qindra

kilometra Larg)

Syri, rrëzohet me sy. Vetulla Kaçaku

Atë ditë të thash: në Takimet poetike.

Nuk besove. Prandaj, të rrëzova me sy

Jo. Ne  Sheshin: “Vëllazerim-bashkimi”!

E, as para “Këmbëve të “Kalit Shemës”

Po, në “Takimet nën Rrap”. Tradicionale.

U dorëzove. Po, Unë të lash në poezi:

Voglushe, Unë jam Ai Ujku Egër Plak

Nuk, të rrëzoj nën hije Rrapi! Çarshi.

Ditën e Nesërme, me mua u zgjove Ti

Edhepse, ta bëra me dije si Xhadi mike:

Përpara Mistikut, i ule sytë përtoke

U dorëzove pa luftë. I shkunde magjitë.

Eja me mua, u lute: Të luahtemi në tra

Tyrben e Babashehut, në Babatomor!

Jo, t’u përgjigja. Vetëm desha të të bind

Voglushe, se: Unë jam Ai Ujku Egër Plak:

Që, rrunzën e ha qindra kilometra Larg...

(Mikja ime Zonja Liri

vetëm Ti nuk ke kufi)

Gjithë shtetet. Gjithë dashuritë e Sotshme

“Vëllazërim-bashkimet”, kanë kufi.

Vetëm Ti Zonja Liri, ende nuk ke kufi!

Përdallim, si Mike: Unë kam kufi. Poet

Edhe, Sot e shkrep si Dje armën në Poezi...

(Dita zhveshi veten lakuriq

më hëngri ferexhja e zezë)

Dita, u zhveshë lakuriq këmbekokë. Brekë

Dhe, para syve m’i përplasi dy shtambaverë.

U zgjova nga Varri me libra. Shkrepa vargun

Dolli Nate, ngrita me fund. Miken me Hënë.

Mikja, më mbuloi me ferexhenë e zezë.

Pasmesnate, Nata zhveshi Ferexhenë

Dita, më doli në pritë. Zonja ime Liri.

Nata më hëngri darkë. Ferexhja e zezë...

(Mikja Liri një Ditë Vjeshte

hudhi ferexhenë në Liqe)

Mikja Liri, një ditë Vjeshte

Erdhi me ferexhenë e zezë.

Edhe, më dalldisi mua si Poet

E hudhi në Liqe, mes dallgëve:

Mik, nxirre nga fundi në Liqe!

Mëkot, u zhyta mes dallgëve

Përpak , mbeta edhe pa frymë.

Dhe, mbytesha në Liqe. Breg:

I lërova arat, bëra ugare me pllug.

Ferexhja e zezë. U mbytë në Liqe.

Zonja Liri, atë ditë vjeshte. Breg

E hudhi në Liqe ferexhenë e zezë.

Edhe, më kungoi Mua si murgeshë...

(Unë e pi tambëlin Tënd

si verën e bardhë)

Shumë poetë e pinë gjakun e Isu Krishtit

Dikushi, lotët e Shën Mërisë virgjër.

E di. Ti, do thuash Az. Isait. Az. Fatimes.

Unë, e pi tambëlin Tënd si verën e bardhë

Arratisem, mes vargjve si Poet rebel.

Edhe, herët zgjohem me mëngjesin:

Luftë bëj me Krajl. Luftë me Mbret.

Unë e pi tambëlin Tënd si verën e bardhë

Edhe, zgjohem herët mes varreve Poet...

(Rrospia ime e Nënës Parti

mos ma merr Zonjën Liri)

Rrospia besnike e Nënës Parti

Leshërat, hedhur pas shpine:

Me dy shami lidhur për brezi

Dy Shtambaverëkuqe në gji.

Mos ma merr Zonjën Liri! Mike

Shkaku, se: Është , Xhadi. Poezi.

Rrospia besnike e Nënës Parti

Mos ma merr, Sonte Zonjën Liri!

Dy shtambat e saj me verëbardhë

Shkaku, se : E di Ti , nuk je Poezi...

(Xhadi Ti moj kurtizane

Unë të grabis edhe Ty)

Xhadi, Ti moj kurtizane. Azgane

Ikë! Mos ma merr Zonjën Liri!

Shkaku, se: çmendem, në poezi.

Xhadi, Ti moj kurtizane. Azgane

Ikë! Mos ma merr Zonjën Liri!

Hakmerrem. Dhe, të grabis Ty!...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT