Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Fundi i iluzioneve për ndryshime në LDK

| E enjte, 08.08.2019, 07:15 PM |


Fundi i iluzioneve për ndryshime në LDK

Shkruan: Florim Zeqa

Në shkrimin autorial "LDK-ja Rugoviane Post-mortum" pas kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së, më 31 maj 2015-të, në epitafin e saj shkrova: "Nga kuvendi i fundit zgjedhor, ashtu sikurse nëntë vite e gjysmë më parë kur iku hyjnori në përjetësi,...kështu edhe amaneti i tij-LDK-ja me 31 maj 2015-të shkoj në përjetësi, për t'u shkruar me shkronja të arta mbi epitafin e saj; "Lavdi LDK-së Rugoviane", (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij; karrierist, linçues, faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane,...matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet, psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale"

Përderisa në kuvendin e VIII-të u varros LDK-ja rugoviane, në kuvendin e IX-të saj u varros edhe fryma rugoviane nga 355 delet  ("posllanikët") e Isës dhe mbështetësit e tij në Kosovë dhe Diasporë.

Pendat e ndryshkura të sistemit komunist

Përveq disa pendave të ndryshkura dhe portaleve mercenare në Kosovë, "isuset" e klanit "Riinvest" i gjetën edhe disa penda të "arta" në Diaspore, i gjetën disa sekser interesgjinjë të zellshëm nga mërgata, për të sharë e fyer themeluesit dhe veprimtarët më të devotshëm të LDK-së rugoviane që  kritikuan zgjedhjen aklamacioniste të puçistit dhe uzurpatorit Isa Mustafa, i cili në LDK hyri përmes "birës së oxhakut" siq e thotë populli, pa qenë fare anetarë i saj!

Këto penda të "arta" i kënduan "isusit", duke e ngritur edhe mbi themeluesin e LDK-së, duke e bërë Isa Mustafën krijuesin gjenial të putinizimit në LDK.

Të këtij mendimi ishin dhe janë 355 delet ("posllanikët") që ngritën njërën nga këmbët e para për mbajtjën në krye të partisë personin më aftësi të kufizuara fizike dhe mendje të sëmurë për pushtet.

Figurativisht u shpreha pikërisht kështu, për faktin se njerëzit me dy këmbë e më një kokë, të lirë dhe me mendje të shëndoshë nuk do ta tradhtonin kaq lehtë besimin e elektoratit rugovian.

Kjo situatë e dëshmon katërçipërisht, se futja e kërcënimeve dhe shantazheve në LDK, e kishte për qëllim futjen e frikës tek aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së.

Me këtë realitet të hidhur u përballa katër vite më parë, pas përfundimit të kuvendit të VIII-të zgjedhor,...gjatë një bisede me një veprimtarë të LDK-së (anëtarë i kresisë në një degë të LDK-së në Kosovë, i cili më tregoi për rizgjedhjen për kryetar të degës sëLDK-së humbësin serik të zgjedhjeve në komunën e tij: "Isa ua ka futë frikën në palcë të gjithëve, nuk e ka askush guximin që të delë hapur kundër tij".

Delet e shitura, "posllanik" besnik të Isës

Pa asnjë dyshim, i gjithë elektorati rugovian do të dëshironte që një ditë pas kuvendit të dilnim me shkrimet post-festum, mbi fitoren historike të frymës rugoviane ndaj puçistëve dhe uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të frymës rugoviane në LDK,...por kjo nuk deshtën që të ndodhë 355 delet ("poslanikët") pjesmarrës të Kuvendit të XI-të zgjedhor të LDK-së!

Ato dele, "posllanik" të Isës, me shpirtin e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 30 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës.

Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane,...brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.

Të tillë janë dhe do mbetën përgjthmonë figurat përverse në LDK, që në njërën anë hiqeshin si mbrojtës të rugovizmit, ndërsa në tjetrën mbështetën rrënuesin e frymës rugoviane në LDK.

Fundi i hipokritëve dhe matrapazëve

Deri më 3 gusht 2019, elektorati besoj vërbërisht në hipokrizinë e tyre, mirëpo pas kësaj date kanë ndryshuar gjërat në LDK. Elektorati i tradhtuar rugovian nuk do të mashtrohet më nga hipokritët, lakmitarët, matrapazët politik, hajdutët, mjeranët dhe servilët e fëlliqur të puçistëve në LDK.

Loja përverse e matrapazëve politik, për ngritjen e imazhit të tyre personal mbi kurrizin e elektoratit ka marrë fund më 3 gusht 2019-të.

Elektorati i LDK-së nuk do t'u besojë më hipokritëve dhe matrapazëve në promovimin e slloganeve mashtruese, si; "Tradita vazhdon, ndryshimi fillon këtë ditë apo atë ditë, kampionët mbesin kampion,...etj".

Për shkak se LDK-ja u bë "kampioni" (mostra) më e keqe e tradhtimit të elektoratit kosovarë, dhe atë disa herë në vazhdimësi.

Përgjatë këtyre ditëve pas kuvendit të turpit të LDK-së, kam marrë me qindra mesazhe të fuqishme mbështetëse nga elektorati regovian për mbrojtjen e frymës rugoviane, bashkë me këtë edhe premtimin se nuk do t'i votojnë më matrapazët dhe mashtruesit ordinerë në LDK.

Rezyme e shumicës së mesazheve është kjo: "Deri më tani në çdo palë zgjedhje familjarisht kam votuar për LDK-në, më kurrë në jetën time,...ne u dhamë besimin, ata na tradhtuan,...na premtuan ndryshimin, na sollën vazhdimësinë,...në vend të shpresës na dhuruan zhgënjimin dhe thyerjen më të madhe shpirtërore pas vdekjes së liderit histotik Ibrahim Rugova".

"Fati në fatkeqësi", e thotë një fjalë e urtë popullore, e mira është se kuvendi i IX-të shënoi fundin e iluzioneve për ndryshime në LDK.