E premte, 29.03.2024, 03:25 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Beshir Roka - Në errësirë rrëzohen shpirtra

E enjte, 08.08.2019, 06:02 PM


“Në errësirë rrëzohen shpirtra” libri  që me peozi kritikon problemet e mëdha sociale

Nga Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist

Libri i fundit me poezi “Në errësirë rrëzohen shpirtra” i autorit Beshir Roka, sjell në poezinë shqipe një frymë të re, frymën e kritikës së fenomeneve negative në përditshmërinë e jetës shqiptare mes vargjesh. Të bësh kritikë dhe opozitën në vargje është një nismë sa e vështirë, po aq e bukur, sa e guximshme po aq dhe delikate. Sot është mëse normale që në opinione, vëzhgime, refleksione, analiza të nxjerrësh në pah problemet e shumta sociale, politike, ekonomike, arsimore por edhe veset e shoqërisë në gjithë diapazonin e saj, por ta sjellësh këtë problematikë nëpërmjet vargjeve poetike është shumë e vështirë. Për ta realizuar qëllimin nëpërmjet vargut, kërkohet kulturë e gjerë, përgjegjësi intelektuale, njohuri mbi shumë aspekte jetësore, por dhe njohuri dhe dije të gjera mbi poezinë. Janë të rrallë poetët sot që mund të realizojnë këtë detyrë apo nismë, pasi vargu poetik më shumë përcillet, thellohet, pranohet në harmonizime jetësore të gëzueshme, relaksuese, gëzimesh dhe hidhërimesh dhe rrallëherë kritikash me nivel që sëmbojnë problematikën që na shqetëson në përditshmëri.Ndaj, duke lexuar këtë libër them me vërtetësi, se autori me përgjegjshmëri dhe me kurajë ka arritur të sjellë kritikën nëpërmjet poezisë. Fenomenet e jetës shqiptare sot si servilizmi, nënshtrimi, hipokrizia, djallëzia, arroganca, tradhtia, nënvleftësimi, injoranca, padituria, nënvleftësimi dijes, etja për para, etja për pushtet, mashtrimi, harbutëria, shitja e interesave të atdheut për interesa meskine, postet e padrejta, stimujt e pamerituar, korrupsioni, varfëria janë tematika e këtij libri. Sikur të jetë një gazetar investigativ, por edhe si një shkrimtar realist, autori nëpërmjet vargjeve ka sjellë të plota, të qarta, reale, pa ngjyrime, pa teprime, me sensin e masës të gjitha këto problematika që ja kanë zënë frymën atdheut. Ai ndihet i shqetësuar, pasi duke qenë ushtarak, është betuar për flamur dhe Atdhe, si gjërat më të shenjta në jetë. Jo më kot ai i cilëson Skënderbegasit njerëzit më patriot, më vital, korrektë, pasi Atdheu dhe flamuri për ta është vetë jeta, piedestali më i lartë jetësor, është Altari i pavdekësisë së përjetshme. Me një ndjeshmëri të sinqertë, autori në poezi herë tregon të vërtetën, herë përcjell mesazhin, herë dialogon me veten, herë çuditet nga doli kjo “farë e së keqes shqiptare” që vjedh, shet, fyen, duke e katandisur atdheun për turpin e botës. Kjo klasë politike, këta politikanë të papërgjegjshëm, kjo drejtësi e korruptuar kanë bërë që Shqipëria dhe pse me një histori të madhe dhe pse me një të kaluar të ndritur të katandisët si “delja e zezë e Evropës”. Nga sa sheh dhe prek, autori ndjen një sëmbim në zemër, një sëmbim shqiptari të vërtetë, një sëmbim labi, një përgjegjësi ushtaraku dhe lotët e dhimbjes i tret nën sy. Poezia e Beshirit është e pastër,  5 pa hipokrizi, është poezi plot ndjenjë, plot metafora, figura letrare, paralelizma dhe mesazhe jetësore. Ai ndihet krenar kur në Venecia shikon një rrugë që i kujton Ilirët, paraardhësit, ndihet krenar në shumë vende kur tregohet për personalitetet shqiptare të artit, pasi tregon tek miqtë e huaj se këta jemi në të vërtetë, paçka se disa saharosh po e shkarravisin trungun e mermertë të Ilirisë-Arbërisë-Shqipërisë! Autori në vargje, ndjen dhimbje, psherëtin, pasi Atdheut të tij nuk i takon kjo situatë. Vargu i tij i lëmuar, lakonik, kurajoz, i balancuar, i peshuar, rëndon dhe qartëson. Qartëson atë që jemi një komb me virtyte, një komb me histori por, që papritur, në lëndinën e bukur shqiptare vegjetojnë disa pseudo-intelektualë që e shohin atdheun vetëm si lopë për ta mjelur. Autori si një bir i vërtetë Shqipërie, vargëzon me dëshirën e madhe që ta shoh Shqipërinë ashtu si e ka njohur historia, si e ideoi Skënderbeu, si e realizoi Ismail Qemali dhe si e skalitën në zemrat tona Rilindësit. Me vargje të tilla, njeriu dhe lexuesi beson dhe lutet që, Shqipëria një ditë të bëhet ashtu, Zonjë, si e ka bekuar Zoti!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora