Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/

Gani Mehmetaj: Ulqini i piratëve të mbretëreshës Teutë dhe i princërve Balshaj

| E marte, 06.08.2019, 09:50 PM |

Qytetet e Ilirisë

Ulqini i piratëve të mbretëreshës Teutë dhe i princërve Balshaj

Nga Gani Mehmetaj

Ulqini ishte dikur gati i vetmi qytet bregdetar, ku shqiptarët jashtë Shqipërisë e bënin plazhin dhe i kalonin pushimet e verës. Ulqini ishte deti i shqiptarëve. Dashurinë e parë aty e përjetuam, buzë detit, në freskun e mbrëmjes e në dritën e hënës. Muzika na i mprehte shqisat, shushurima e valëve të detit na përkundte prajshëm, kurse në heshtje lusnim yjet që kjo të zgjaste deri në përjetësi. Dhe ato kujtime na ndoqën shumë vjet nga do që të shkonim, deri në fund të botës. Detin, diellin e rërën në këtë rrip toke i kishim me tepri. Sa s'fluturonim si engjëjt nga Kështjella e Balshajve në Gjirin e Pishave e tutje në horizont.

Ndërkohë ditën merrnim e jepnim me ulqinakët, pasardhësit e piratëve të famshëm, të cilët u zbutën, u kultivuan dhe u bënë nikoqirë që prisnin e përcillnin mysafirë. Edhe sot Rana (Plazhi i vogël) dhe Plazhi i madh janë vendet ku theken në diell shqiptarët e territoreve etnike, boshnjakët e më pak serbët e malazezët. Ka edhe vende tjera pikante buzë detit që të joshin me diellin e fortë për ata që e pëlqejnë diellin, por ka vende edhe për ata që e duan freskun e pishave qindravjeçare. Sot Ulqini nuk e ka monopolin e detit për dardanët, megjithëse krahas Durrësit është pushimorja më e madhe e shqiptarëve të Dardanisë. Nga Velipoja në Ksamil ka qindra pushimore me det, rërë e diell.

Rana, sikurse e quajnë ulqinakët plazhin e vogël, është gji që të mbron nga erërat e të hapë horizontin e detit. Tutje limanit të vogël, rri me paraqitjen e heshtur e madhështore Kështjella e Balshajve në kurrizin e shkëmbit, pingul mbi det, duke i sfiduar valët e shkumëzuara verë e dimër. Gjiri nga hyrja tokësore në portën buzë kështjellës, është struherë- mbrojtje natyrore. Dikur këtu strehoheshin piratët pas sulmeve që u bënin anijeve tregtare. Mbi shkëmb është ngritur qyteti i vjetër, ndërsa në faqen e kodrinës sipëri Ranës jetuan e vepruan ulqinakët (dolqinianët) nga parahistoria, antika, mesjeta e deri në ditët tona.

Ulqinakët janë pasardhësit e piratëve të njohur që nga mbretërimi i Teutës, mbase edhe më parë. Piratërinë e ushtruan edhe gjatë mesjetës. A ishin ulqinakët ata që e cytën luftën ilire-romake, apo pirateria e nxitur nga mbretëresha Teutë ishte vetëm shkas për një sulm të fuqisë më të madhe të botës antike kundër mbretërisë ilire, arkeologët e historianët e kanë thënë fjalën e tyre. Roma e akuzoi mbretëreshën Teutë se po i rrezikonte anijet e tregtinë e lirë në Adriatik e në Mesdhe, kështu që romakët nisën një flotë të madhe për ta ndëshkuar Ilirinë. Më parë ulqinakët me ilirët e tjerë të bregdetit ishin zot të Mesdheut.

Mesjeta ishte jo më pak dinamike në këtë cep të Arbërisë. Nën mbretërimin e Balshajve, Ulqini nxori valutën e vet. Nga viti 1385 deri në vitin 1403, në krye të dinastisë së Balshajve ishte Gjergji II, kurse Ulqini u bë kryeqytet i Pricipatës së Zetës. Pas vdekjes, Gjergjin II e varrosën në Kishën e Shën Katrinës në Ulqin dhe kryeqytet i Zetës u bë Tivari. Kulla e Balshajve në pjesën e epërme të Kështjellës u ndërtua në fundin e shekullit XIV. Kisha e Shën Mërisë u ngrit në vitin 1510.

Ndërkohë piratëria e ulqinakëve vazhdonte nga gjiri i Levantit në ngushticën e Gjibraltarit. Piratët e Ulqinit e kapën Miguel de Servantesin, e mbajtën peng një kohë të gjatë (pesë vjet), ndërsa më vonë kur ai u bë shkrimtar i famshëm thuhet se protagonisten e romanit "Don Kishoti", Dylqinjen e Tobozës e pagëzoi me trajtën Dylqinium (Ulqin).

Ulqini me Tivarin ishin kështjellat e fundit arbërore që u pushtuan nga Perandoria Osmane. Qëndresa ishte e fuqishme e dëshpëruese, sikurse shkruajnë priftërinjtë arbërorë. Por qyteti ra, ashtu sikurse ra kështjella e Balshajve (1571). Atëbotë Ulqini i takonte Arbërisë Venedikase. Pas pushtimit, sipas praktikës turke, kishën katolike e shndërruan në xhami, ajo u bë kishë-xhami.

Kur e trazojmë historinë dhe e thërrasim në ndihmë arkeologjinë na del se këtë qytet bregdetar, margaritar i Adriatikut, e kanë themeluar ilirët rreth shekullit V para Krishtit. Qindra vjet ulqinakët jetuan të pavarur, në kuadër të mbretërisë ilire. Por pas luftërave ilire-romake, në vitin 163 pas Krishtit Ulqinin e bregdetin i pushtoi Perandoria Romake. Shumë shekuj më vonë, në fërkimet në mes të Perandorisë Romake të Perëndimit dhe Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit), Ulqini hyri në kuadër të Bizantit. Balshajt ishin princat më zulmëmëdhenj që e qeverisën këtë qytet dhe Principatën e Zetës.

Në historinë e Ulqinit thuhet se dëshmia e parë në formë të shkruar për emrin e lashtë të Ulqinit është e Plinit Plak, i cili flet për Olciniumin -Ulqinin e lashtë. Arkeologët dëshmojnë se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit ilir të Taulantëve.

Ulqinakët e sotëm jetojnë nga deti, por jo nga pirateria. Thuhet se janë marinarë të shkëlqyeshëm. Burimet kryesore të të ardhurave u vijnë nga turizmi. Kurbeti është plagë që i ndjek në pesëdhjetëvjetëshin e fundit. Amerika është caku më i largët, por Amerika ua shtoi pasurinë në vendlindje me biznese të vogla e shtëpi-pushimore për turistë. Dardanët nuk u sjellin vetëm të ardhura kryesore nga turizmi, Dardania ishte dhe mbetet fanar ndriçues për arsim, kulturë e komunikim. Shkodra është stacioni i parë, por Prishtina është stacioni kryesor.

Ulqinakët kishin krizat e tyre nga presioni i madh malazez e serb, kur një pjesë e tyre me frikë e shpalosnin identitetin. Sot atë problem nuk e kanë sa e kanë problem sulmin e organizatave të ndryshme turke e arabe që përpiqen t'i godasin në identitet, t'ua shprishin strukturën kombëtare me ndihmën e boshnjakëve që i sjellin në qytet me mejtepe e shkolla fetare. Zyrtarët sllavë shohin seri, ua shkelin syrin shoqatave të dyshimta dhe i inkurajojnë boshnjakët e turqit në ndryshimin

e demografisë.

Ulqinakët qëndrojnë më mes të Shilës e Harridbës. Anija e tyre e ndjeshme përplaset nga valët e trazuara...

Ulqinakët janë pasardhësit e piratëve të njohur që nga mbretërimi i Teutës, mbase edhe më parë. Piratërinë e ushtruan edhe gjatë mesjetës. A ishin ulqinakët ata që e cytën luftën ilire-romake, apo pirateria e nxitur nga mbretëresha Teutë ishte vetëm shkas për një sulm të fuqisë më të madhe të botës antike kundër mbretërisë ilire, arkeologët e historianët e kanë thënë fjalën e tyre. Roma e akuzoi mbretëreshën Teutë se po i rrezikonte anijet e tregtinë e lirë në Adriatik e në Mesdhe, kështu që romakët nisën një flotë të madhe për ta ndëshkuar Ilirinë. Më parë ulqinakët me ilirët e tjerë të bregdetit ishin zot të Mesdheut.

Mesjeta ishte jo më pak dinamike në këtë cep të Arbërisë. Nën mbretërimin e Balshajve, Ulqini nxori valutën e vet. Nga viti 1385 deri në vitin 1403, në krye të dinastisë së Balshajve ishte Gjergji II, kurse Ulqini u bë kryeqytet i Pricipatës së Zetës. Pas vdekjes, Gjergjin II e varrosën në Kishën e Shën Katrinës në Ulqin dhe kryeqytet i Zetës u bë Tivari. Kulla e Balshajve në pjesën e epërme të Kështjellës u ndërtua në fundin e shekullit XIV. Kisha e Shën Mërisë u ngrit në vitin 1510.

Ndërkohë piratëria e ulqinakëve vazhdonte nga gjiri i Levantit në ngushticën e Gjibraltarit. Piratët e Ulqinit e kapën Miguel de Servantesin, e mbajtën peng një kohë të gjatë (pesë vjet), ndërsa më vonë kur ai u bë shkrimtar i famshëm thuhet se protagonisten e romanit "Don Kishoti", Dylqinjen e Tobozës e pagëzoi me trajtën Dylqinium (Ulqin).

Ulqini me Tivarin ishin kështjellat e fundit arbërore që u pushtuan nga Perandoria Osmane. Qëndresa ishte e fuqishme e dëshpëruese, sikurse shkruajnë priftërinjtë arbërorë. Por qyteti ra, ashtu sikurse ra kështjella e Balshajve (1571). Atëbotë Ulqini i takonte Arbërisë Venedikase. Pas pushtimit, sipas praktikës turke, kishën katolike e shndërruan në xhami, ajo u bë kishë-xhami.

Kur e trazojmë historinë dhe e thërrasim në ndihmë arkeologjinë na del se këtë qytet bregdetar, margaritar i Adriatikut, e kanë themeluar ilirët rreth shekullit V para Krishtit. Qindra vjet ulqinakët jetuan të pavarur, në kuadër të mbretërisë ilire. Por pas luftërave ilire-romake, në vitin 163 pas Krishtit Ulqinin e bregdetin i pushtoi Perandoria Romake. Shumë shekuj më vonë, në fërkimet në mes të Perandorisë Romake të Perëndimit dhe Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit), Ulqini hyri në kuadër të Bizantit. Balshajt ishin princat më zulmëmëdhenj që e qeverisën këtë qytet dhe Principatën e Zetës.

Në historinë e Ulqinit thuhet se dëshmia e parë në formë të shkruar për emrin e lashtë të Ulqinit është e Plinit Plak, i cili flet për Olciniumin -Ulqinin e lashtë. Arkeologët dëshmojnë se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit ilir të Taulantëve.

Ulqinakët e sotëm jetojnë nga deti, por jo nga pirateria. Thuhet se janë marinarë të shkëlqyeshëm. Burimet kryesore të të ardhurave u vijnë nga turizmi. Kurbeti është plagë që i ndjek në pesëdhjetëvjetëshin e fundit. Amerika është caku më i largët, por Amerika ua shtoi pasurinë në vendlindje me biznese të vogla e shtëpi-pushimore për turistë. Dardanët nuk u sjellin vetëm të ardhura kryesore nga turizmi, Dardania ishte dhe mbetet fanar ndriçues për arsim, kulturë e komunikim. Shkodra është stacioni i parë, por Prishtina është stacioni kryesor.

Ulqinakët kishin krizat e tyre nga presioni i madh malazez e serb, kur një pjesë e tyre me frikë e shpalosnin identitetin. Sot atë problem nuk e kanë sa e kanë problem sulmin e organizatave të ndryshme turke e arabe që përpiqen t'i godasin në identitet, t'ua shprishin strukturën kombëtare me ndihmën e boshnjakëve që i sjellin në qytet me mejtepe e shkolla fetare. Zyrtarët sllavë shohin seri, ua shkelin syrin shoqatave të dyshimta dhe i inkurajojnë boshnjakët e turqit në ndryshimin e demografisë.