E hene, 18.11.2019, 07:03 AM (GMT)

Kulturë » Libra

Idris Mazreku: Libra të rinj nga Prof. Dr. Resmi osmani

E marte, 06.08.2019, 06:00 PM


TRI LIBRA TË REJA

Nga Idris Mazreku

Romancieri tashmë i njohur nga lexuesi, Prof.dr.Resmi osmani, këto dit vjen para lexuesit me tri libra të reja: dy romane dhe një vëllim me novela, të publikuara nga shtëpia botueso”Enja”Të dy romanet janë vijim i kolanës “Libri i mbretërve”, ku bëjnë pjesë edhe pesë romane të tjerë, botuar vite më parë.

1.ANDREA TOPIA DHE PRINCESHA HELENA. Roman Historik,  mbështetur, në një fakt: dashurinë e Andrea Topisë, djalit të kryezotit të Arbërisë Tanush Topia, me bijën jashtmartese te mbretit Robert d,Anjou(Anzhu)Të Napolit . Ngjarjet zhvillohen ne gjysmën e parë të shekullit  XIV.Veç dashurisë romantike të dy të rinjve, në roman lexuesi do te gjejë pamje dhe ngjarje te principatës së Arbërit dhe principatave te tjera në Arbërinë paraskenderbejane me gjithë zhvillimet komplekse historike dhe social-ekonomike të asaj periudhe.Analizën e plotë të këtij romani historic e ka bërë studjuesi Illo Foto dhe publikuar te “Zemra shqiptare”Romani ka 174 faqe. Kopertina është pumuar nga piktorja Entela Kasëmi Beati.

2.Pas Trojës. Edhe ky një roman historik, që ka trajtuar ngjarjet tragjike të ndodhura pas luftës që rrënoi Trojën dhe fundin e mbretit Agamemnon. Trajtimi është bërë mbi ato fakte dhe shkaqe te cilat lexuesi nuk i gjen në letërsinë për luftën trojane, duke mbajtur qëndrim për hakmarrjen dhe të drejtën zakonore të gjakmarrjes si një dukuri e lashtë. Në roman lëvizin dhe veprojnë personazhe mitikë dhe njerëzorë: Apolloni, Kasandra, Agamemnoni dhe Menelau,Odiseja, Helena dhe Paridi, Klitemnestra dhe Egisti, Oresti dhe Elektra etj.personazhe te tjerë të njohur të letërsisë dhe mitologjisë greke, por të  trajtuar në një aspekt dhe këndvështrim të sotëm për atë luftë dhe fatin e prijësve të saj.

3.TRI NOVELA. Ne ketë vëllim janë përmbledhur tri novela:

- “Udha e dhimbjes”, ku trajtohet kalvari i shpernguljes së dhunshme të familjeve çame, vrasjet, dhunimet, plaçkitjet, tmerri dhe llahtaria nga forcat nacionaliste fashistoide të Napolon Zervës.Është kjo një rikujtesë, për gjithë ata që e ndjejnë çështjen çame si  një çështje kombëtare që kërkon zgjidhje.

-“Kukulla e pallatit të mermertë” Trajton një temë bashkëkohore, fatin e një vajze të re nga një familje e borgjezisë së re shqiptare, që e ndërton mënyrën e jetesës dhe mardhëmiet njerzore mbi bazën e interesave, që bëhen shkak për peripecitë e dhimbshme që kalon ajo në kërkim të lumturisë vetjake.

“Kënga e tokës”Novela ka si leitmotiv te thenen:”Më jepni një copë tokë t’u bëj një mrekulli”. Eshte historia e një djaloshi që e nis nga hiçi punën e kultivuesit të tokës dhe nderton jetën dhe gjen lumturinë në punë. Një robinsionadë modern. Ne novelë, lexuesi do të gjejë atë bukuri dhe poezi qe fal kultivimi i tokës dhe prodhimet e saj, e cila është burim i bazës së jetës.Novela është shkruar me shumë dashuri, mbase edhe ngaqë autori ka formim agronomic.

Të tre librat lexuesi mund ti gjejë në librarinë “Albania “ në Tiranë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT