E premte, 29.03.2024, 03:31 PM (GMT)

Mendime

Xun Çetta: Kush pro e kush kundër zgjedhjeve 2009?

E enjte, 02.10.2008, 05:00 PM


Xun Çetta
Kush pro e kush kundër zgjedhjeve 2009?

Nga Xun Çetta

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm varen jo pak edhe nga epilogu i krizave të brendshme në LDK-në e mbetur, si krizat më aktuale, të cilat nuk mungojnë edhe në PDK dhe AAK, aty parashihen dy mundësi të vetme, këtu mundësi të tretë nuk ka!!!... Unë nuk i jap vetes të drejtë të paragjykoj epilogun, por e di se njëra nga ato dy mundësi do e dridhte skenën politike edhe në partitë tjera. Pra, duhet ditur sakësisht se kush dhe përse është pro dhe kush kundër zgjedhjeve 2009?
Opozita jo unike në emër të opozitës në tërësi!!... po çirret duke kërkuar zgjedhjet nacionale për vitin që po vjen, e në realitet është plotësisht e papërgatitur për këto zgjedhje! Është brengosëse kjo, më tepër se brengosje, kjo gjendje të krijon edhe dyshim se çfarë po fshihet pas kësaj anomalie politike. AAK-ja, e cila më tepër po bën për mbajtjën e zgjedhjeve në vitin qe po vjen, se sa që merret me organizimin, konsolidimin dhe bashkimin e një force të gjërë opozitare, me të drejtë apo pa të drejtë kjo na shtyn të dyshojmë në seriozitetin e saj për të ndryshuar diçka në politikën e vendit tonë.
Pozita nuk po merret me këtë problem, ajo po bën politikë selektive me opozitën e përçarë dhe individë me ndikim në këto fusha tërësisht të minuara për kohën që po përjetojmë. Kështu pra, pozita tërësisht në heshtje  po punon dhe tërë mundin, paranë, energjitë që i kanë mbetur, po i investon në organizimin e zgjedhjeve, pa e theksuar këtë asnjëherë publikisht.  Madje, edhe para kohës çfarë kërkon AAK-ja, e cila po e ndezë zjarrin e këtyre zgjedhjeve, për ta ngrohur pozitën me rezultatin e po atyre zgjedhjeve.
Shtrohet pyetja: përse pozita, të paktën publikisht, mbetet kaq e heshtur ndaj zgjedhjeve 2009, duke na lënë të kuptojmë nëse vërtet i interesojnë apo jo vetë asaj, zgjedhjet, e që janë obligative sipas pakos së Ahtisarit.  Përgjigja është fare e thjeshtë dhe plotësisht e kuptueshme.
Është fakt se  buxheti i vitit 2007, deficitin, e kishte si pasojë të paaftësisë se ish- Qeverisë së dështuar. Ajo, si duket, ishte në pritje të shpërdorimit të tenderëve. Kjo ka bërë që buxheti i vitit 2008, bashkë me shumë projekte në paketë, të ngritet, për t’u dukur ndryshimet pozitive të kësaj Qeverie, e posaçërisht në dy Ministri, siç janë Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit  dhe ajo e  Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Ky fat i Qeverisë aktuale, rezultat i fatkeqësisë se Qeverisë se dështuar, tani po shoqërohet me aftësitë e kësaj Qeverie që mos të përjetojë deficit, e që buxheti i këtij viti, me çdo kusht të përfundojë në suficit. Dyshohet se kjo Qeveri, në mënyrë të pa dukshme, me ndihmën e këshilltarëve të jashtëm, dhe jo atyre vendorë, ka filluar ta prek edhe buxhetin e vitit 2009, vetëm e vetëm që të vazhdojë ky trend, të pakten në dukje, si kohë e ndryshimeve pozitive. Pra, pa u larguar nga tema, kjo është ajo çështja se përse pozita, komplet në heshtje, madje edhe brenda vetvetes e heshtur, është e interesuar që zgjedhjet e 2009 të mbahen patjetër, duke dashur kështu të fitonte edhe pikët e fundit me qëndrimin pro këtyre zgjedhjeve.
Kjo vetëm sa për kurtoazi politike ndaj elektoratit. Zgjedhjet e vonuara dhe këto forma investimesh, çfarë u tha më lartë, pa dyshim se humbin perspektivën e fitorës se kësaj Qeverie në të ardhmen, aq më shumë kur 10 %  i tenderëve nuk po shfrytëzohet për partinë krejt siç e ka planifikuar ajo. Këtu po perfitojnë klanët e caktuara. Kjo Qeveri tani është e interesuar që ta rrahë hekurin sa është i nxehtë, i cili më vonë, pa dyshim se do t’i ftohët dhe i bëhet akull. Është një dozë frike për vonesën e zgjedhjeve.
Në Ballkan, uniforma e pushtetit, para popullit pa bukë, dhe përplot servilizëm, edhe mund ta trashë atë, por frikën nga kjo na e heq fakti se emërimet e pushtetarëve po bëhen tmerrësisht imorale dhe pa kritere shtetëformuese. Po anashkalohen njerëzit, të cilët pa dyshim e përmbysin qerren e qeverive imorale. Këto dhe shumë çështje tjera kanë bërë që makineria votuese, pra zgjedhjet, të mos japin rezultate të duhura.
Kjo ka bërë që përqindja e daljes në votime, të jetë për herë e më e ultë. Tani vjen deri te dilema që të krijohet ndonjë bojkot total apo në të kundërtën të jemi më të zëshëm para këtyre dobësive dhe shkurtpamësive politike të qeverisë, e të cilat po i kushtojnë shtrenjtë procesit drejt ardhmërisë sonë. 
Njerëzve të ndershëm, pa dallim partish dhe veprimtarëve me përvoja në këto fusha të politikës së dhembshme ballkanike, u ka mbetur: Jo të vrapojnë pas popullit për ta kërkuar votën, ngase këtë e kanë bërë dhe po e bëjnë përfituesit e shpërdoruesit e shumtë, por këta-veprimtarët dhe të ndershmit, serish të bëjnë ashtu si në të kaluarën. Pra, të bëhet krejt çfarë është e mundur që shpërdoruesit e votës së popullit dhe, fitoreve që po i shpërdorojnë, si matrapazë e puthadorë të ndryshëm, të diskriditohen, të zhveshën nga maskat e tyre dhe të luftohen me fakte bindëse para se të imponohet përmbysja e dhembshme, jo demokratike, e cila pa dyshim kompromenton vendin tonë.
A nuk kanë konstatuar këta politikëbërës  se njeriu i ndershëm më lehtë dhe më me guxim merr përgjegjësitë të bëhet kryetar apo kryeministër i ndonjë shteti perëndimor, ta zëmë, i Amerikës, se sa kryetar apo kryeminister i Kosovës! Përse pra, për arsye se atje kanë institucione të qëndrushme dhe nuk ndodh siç ndodh tek ne, kur vjen kjo apo ajo parti, administrata dhe institucionet pastrohen nga paraardhësit e tyre, dhe kështu kurrë nuk bëjmë institucione të qëndrueshme dhe profesionalisht të padështuara, pra, është frikë e njeriut të ndershëm të futet në këto aventura shtetërore?! Zgjedhjet e vitit të ardhshëm varen jo pak edhe nga epilogu i krizave të brendshme në LDK-në e mbetur, si krizat më aktuale, të cilat nuk mungojnë edhe në PDK dhe AAK, aty parashihen dy mundësi të vetme, këtu mundësi të tretë nuk ka!! Unë nuk i jap vetes të drejtë të paragjykoj epilogun, por e di se njëra nga ato dy mundësi do ta dridhte skenën politike edhe në partitë tjera. Pra, duhet ditur sakësisht se kush dhe përse është pro dhe kush kundër zgjedhjeve 2009?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Henri Çili: Nexhmija dhe gazetat, prapë me biografitë! Intervistë me zotin Prof. dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë U arrit bashkepunimi vllazror midis komuniteteve shqiptare ne Kanada! Thanas L. Gjika: Po të isha unë Nexhmie Hoxha Krimet e Nexhmije Hoxhës fillojnë nga vrasja e Qemal Stafës e deri te vizitat e Aldo Bares në burg Reagim i këshilltarit te perkohshem të “Komunitetit shqiptaro-katolik të Torontos” z.Gjergj Nikolla Florent Rrahmani: Akuzat pa fakte, si të mos thuash asgjë, më mirë asgjë, se diq të paqëndrueshme dhe të pabazuar Albert Shabanaj: Letër dikur shokut tim ne migrim, tani zyrtar i Prishtinës! Kadare, e Vetmja Vlerë Shqiptare në Tregun Botëror Selim Hasanaj: Të vetdijsohet ndergjegjëja e shqiptarve, të demaskohen njerzit si Sheradin Berisha Joseph J. DioGuardi: Cila është zgjidhja? Mentor Nazarko: Varrezat dhe shkollat. Kisha ne mes Fatos Lubonja: Rasti “Morava” dhe trafiku i drogës Selim Hasanaj: Drejtësia dhe ligji i shtetit te mvetsishëm të Dardanisë duhet t'i mbrojë Kolosët e Kombit Frashër Demaj: Matoshi shkon më larg se historiografia serbe Selim Hasanaj: Aferim familes Mehaj, Kabashi dhe Maksutaj të fshatrave të Istogut Dardan e Dardane Kabashi: Çka vërtetojnë “më së miri”,”faktet” e Qemajl Morinës?! Ilir Dardani: Nektari i shqiptarizmit: Nora, Shota, Tringa, Pajaziti, Rugova Kryetari i shoqates shqiptare ne Toronto sqaron zotin Tedeschini Edmond Tupja: Nga dashuria për shqiponjën

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora