E marte, 23.04.2024, 08:25 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Porosi nga frati i maleve

E shtune, 03.08.2019, 07:27 PM


Nga Fritz RADOVANI:

POROSI NGA FRATI I MALEVE

PIKNISJA E SHFOROSJES SË NJË POPULLIT ASHT VLLAVRASJA…

17 JANAR 1945: At Geg’ LUMAJ asht Kleriku i parë që arrestohet në Shqipni nga sllavokomunistët me urdhen të trroristit Enver Hoxha, drejtues i Partisë komuniste…

At Gega asht lé më 15 tetor 1904, në Plan të Dukagjinit të Shkodrës. Mbasi perfundoi studimët e nalta teologjike, ka përfundue Akademinë e Artëve të Bukura për pikturë në Siena. Asht cilësue ndër talentët që kanë mbarue atë shkollë. Ka punue disa vepra mbas këthimit në Atdhe. Një prej tyne per Skenderbeun ruhej në Troshan, por nuk dihet fati i saj. Asht shugurue meshtar më 12 korrik 1931. Nuk kishte ma të voglën kreni për punët e mëdha që kryente në famullinë e tij në Berishë. Në gjyq asht në bankën e të akuzuemve me At Dionizin dhe At Giacomo Gardin S.J., edhe Ata t’arrëstuem në Shkodër ndër ato ditë. At Dionizi më ka tregue aty nga viti 1994, se gjyqi po zhvillohej mjaft i rrebtë.

Nuri Llazanit, agjent i Sigurimit komunist, akuzon At Gegën, se ky i kishte ndjekë me kalë kur ai ishte kenë me një grup partizanësh... At Gega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te, mbasi ishte i sigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Nuriu, jo vetëm, ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkonte nga trupi gjykues që At Gega, me shokët e tij në bankën e të akuzuemve, të marrin dënimin ma të randë. At Gega, aty për aty çohët në kambë dhe, i thotë: “Po më vjen marre mue sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!”.

1967 arrestohet së dyti me “Revolucionin Kultural” prap për “Partinë Demokristjane”. At Gega deklaron në hetuesi dhe në gjyq: “U kam thanë edhe shokëve që kanë mendue se nuk asht keq me pasë në Shqipni një Parti Demokristjane, mbasi mund të lidhemi me vendët e Europës nëpërmjet të kësaj partie. Duhët me pasë shumë kujdes dhe mos me e formue kurrë këtë parti, mbasi barra ka me i ra Klerit Katolik. Ka 20 e sa vjet që vazhdoni me akuzue Klerin, pa kenë kurrkund partia, po ba me pas kenë, shka paskeni dashtë me ba ndër né, ju kështu, edhe po na qitni fare!?” (Dosja 2291 Arkivi M.M.Tiranë). Gjithsejt ka ba 27 vjetë burg të dy herët e asht lirue në 1977, tue mbyllë jeten në Dukagjin 1990.

At Gega deklaronte: “Partitë politike në Shqipni duhen me kenë dy ose tri e, jo me baza fetare, po Demokratike. Ato në Popullin Shqiptar sjellin vetem Vllavrasjen e Shqiptarve!”

Sa parti ka sot Shqipnia?! Të gjitha drejtohen nga ish sigurimcat e shtetit komunist..!!

Melbourne 3 Gusht 2019.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora