Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Kërmilli në bregdet!

| E shtune, 03.08.2019, 08:11 AM |


Sevdail Hyseni

Humoristike

KËRMILLI

BREGDET!

U mërzit kërmilli,

Në guaskë të vetë,

Vendosi të shkoj,

Një javë në bregdet.

E doli si dalin

Nudistët bythëtrashë,

Lakuriq i zhveshur

Turravrap në plazh!

U çmendën turistët

Desh ngritën padi,

Çdo hap të kërmillit

Ndiqnin me bezdi!

I thanë të largohej

Larg-larg nga Ulqini,

Ose do ta çojnë

N’fabrikë konservimi!

U vërejt keq kërmilli,

Lëshoi jargë nga goja,

Me guaskë më falni

S’mundem të notoja!

Keni ardh’ me nder

Të laheni pa derte,

Po ju pse si morët

Shtëpizat me vete?!