E enjte, 18.04.2024, 03:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Halimi: Fetah Sheholli - Akull e zjarr

E enjte, 01.08.2019, 08:00 PM


Në kuadër të “Festivalit Kombëtar të Letërsisë dhe Ditët e Diasporës” sot po promovojmë VEPREN POETIKE “AKULL E ZJARR“ TE POETIT E PROFESORIT FETAH SHEHOLLI

Nga Mr. Fatmir Halimi

Përshëndetje t? nderuar t? pranishëm: shkrimtar e poetë nga e gjithë gjeografia shqiptare dhe ju mysafirë të tjerë, adhurues t? fjalës s? bukur artistike shqipe!

Nën udhëheqjen e shoqatës kulturore „Prokult“ nga Podujeva është  hera e tetë që organizohet  “Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“, të përkrahur çdoherë nga Ministria e kulturës, kurse këtyre dy viteve të fundit edhe nga Drejtoria e Kulturës së komunës së Podujevës, për çka edhe u jemi shumë mirënjohës.

T? nderuar të pranishëm, mërgimtarët tanë, çdo herë qëndruan afër trungut kombëtar. Mbajtën gjallë familjet e tyre, ndihmuan skamnorët dhe shkollat shqipe n? Kosovë, ndihmuan U?K-n? dhe luftën e saj t? drejtë e çlirimtare,  ndërkaq sot, janë potencial i pa z?vend?suesh?m ekonomik, politik, kulturor, letrar e intelektual. Andaj edhe meritojnë të bëhen organizime dhe manifestime të ndryshme për nder të tyre.

Në gjitha edicionet e kaluara të festivalit tonë, morën pjesë qindra krijues nga e gjithë gjeografia kombëtare, e ku  dhjetëra krijues morën çmime e  mirënjohje letrare. Çmimet letrare të këtij Festivali tani gjenden në pronësi të krijuesve të ndryshëm anekënd trojeve tona. Po ashtu dhjetëra krijues nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora zgjodhën që në festivalin tonë të letërsisë të bëjnë përurimin e veprave të tyre letrare, sikurse që do të bëjmë edhe sot përurimin e librit poetik “Akull e zjarr” të poetit e profesorit shumëvjeçar llapjan z. Fetah Shehollit me qëndrinm në Zvicër.

Si Redaktor dhe botues i librit poetik “Akull e zjarr”, do të vërej se poezia e Fetah Shehollit ka prurje te reja në vargëzim, në ritëm dhe rimë, në figura stilistike e trope letrare, ku dominon vargu i lirë, gjë që edhe e bëjnë të veçantë në letërsinë tonë, që krijohet këtu në Kosovë, por edhe në gjithë diasporën shqiptare.

Të gjitha poezitë në librin "Akull e zjarr" ndonëse të ndara në pesë cikle, kanë lidhmëri në mes veti dhe si të tilla na japin një tërësi të pashkëputur duke përshkruar realitetin jetësor të viteve të okupimi, por edhe të viteve pas çlirimit dhe pavarësisë së vendit tonë.

Librit poetik “Akull e zjarr” i poetit e profesorit Fetah Sheholli, sot vjen në dorë të lexuesit si një vepër me vlerat të larta artistike, që përçon ndjenjën atdhedashurisë, e cila është e  shprehur pothuajse në çdo poezi të saj.

Dhe për fund edhe një herë në emër të shoqatës kulturore “Prokult” poetit e profesorit tonë,  Fetah Shehollit i dëshirojmë mirëseardhjeje, suksese dhe prurje të reja letrare!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora