| E enjte, 01.08.2019, 09:33 PM |
Vërtet, kush jeni ju zoti kryeministër?!
Nga
Enver Bytyçi
Nuk
e di nëse Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka pyetur veten ndonjëherë se
kush ai është. Nuk është fjala për një pyetje të thjeshtë, e cila secilit prej
nesh i lind në kokë, por që ngelet pa përgjigje, nëse kjo pyetje nuk buron nga
rrënjët e qenies së njeriut, nga shpirti, nga nevoja për qetësi shpirtërore. E
di se askush për askënd nuk mund të vendosë të dëshmojë se kush është dhe çfarë
përfaqëson tjetri. Por kur bëhet fjalë për njeriun në krye të ekzekutivit të
vendit tënd, atëherë, në mungesë të refleksionit të kryeministrit, çdo qytetari
i lejohet të qëmtojë dhe të dijë se kush është ai që ka në dorë fatet tona. Nuk
besoj se Edi Rama e ka kaluar ndonjëherë në subkoshiencën dhe koshiencën e tij
këtë pyetje. Ndryshe ai do të merrte një përgjigje tmerruese, por që së paku do
ta bënte të reflektonte disi.
Vërtet,
kush jeni ju zoti kryeministër? Nëse ju nuk keni dashur asnjëherë ta mësoni
këtë, atëherë më lejoni ju lutem t’i përafrohem përgjigjes që do të merrnit.
Kam
një parandjenjë se ju jeni saktësisht njeriu, politikani, shtetari që për
nevojat tuaja egoiste si alfan dhe zetën e kërkesave për të plotësuar nevojat
tuaja numëroni vetëm një fuqi, fuqinë e pushtetit. Edhe pse erdhët në pushtet
me premtimin se do të ishit shërbëtor i qytetarëve shqiptarë, (Diner der
Albaner – i thoshit ju gazetës austriake Der Standard dy ditë pas zgjedhjeve të
qershorit 2013) ju jeni shndërruar në këto gjashtë vite në një cikllop të
pushtetit të pamatë e të pakufizuar personal.
Ju,
ndonëse nuk doni ta dini se kush jeni, ilaçi që ju ju shqetëson dhe ju bën
esëll është vetëm fuqia e pushtetit politik dhe të parasë, d.m.th dominimi i të
tjerëve. Kësisoj e perceptuat ju pushtetin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës,
prandaj për të konkurruar Berishën thirrët në ndihmë gjithë kriminelët vrasës,
përdhunues e mafiozë dhe për të konkurruar Metën, me mendimin se ai posedon miliarda,
ju grabitët gjithë Shqipërinë.
Si
i tillë ju u bëtë i vetmi lider politik e shtetëror që njoh unë, i cili gëzohet
nga vuajtjet që u shkakton të tjerëve! Ju flini i qetë kur burgosni mijëra
qytetarë të pafajshëm dhe prishni gjumin e mijëra familjeve! Ju lumturoheni nga
nxjerrja në rrugë të madhe e njerëzve të varfër! Ju gëzoheni kur shkatërroni
shtëpitë e të varfërve ose kur u hidhni gaz lotsjellës në shtëpi fëmijëve,
grave e pleqve natën në gjumë! Ju turfulloni kur artistët nuk ju lënë të prishni
godinën e teatrit! Ju fërkoni duart dhe bëheni në humor të mirë kur ka vrasje
dhe ngjarje tragjike që tërheqin vëmendjen e publikut nga skandalet e shumta
tuajat e të qeverisë suaj! Ju zoti kryeministër ju sjell në humor jo vetëm
kokaina, por edhe fundosja e të tjerëve, sidomos kundërshtarëve politikë e jo
rrallë bashkëpunëtorëve tuaj! Ju kënaqeni me talljen që i bëni atyre t[ cilëve
betoheshit se dë t’u shërbeni, qytetarëve shqiptarë!
Dhe
nëse shkojmë më tej me diagnozën e qenies tuaj, më lejoni të them se ju zoti
Rama jeni njeriu i së shkuarës, kryeministri që asnjë fjalë nuk e thotë për të
ardhmen. Në emër e duke akuzuar të shkuarën ju shkatërroni të sotmen dhe të
ardhmen e Shqipërisë e përtej Shqipërisë, të Kosovës. Kjo ju bën që të merreni
me vogëlsirat dhe të lini mënjanë projektet e zhvillimit të vendit. Për ju ka
shumë më tepër rëndësi, nëse Tao Balla e fitoi p.sh një gjyq me Shkëlzen
Berishën, sesa ndërtimi i një autostrade. Për ju është më shumë domethënëse,
nëse merrni në dorë me metoda mafioze të gjitha pushtetet në këtë vend, sesa
demokracia, prosperiteti i vendit, ose integrimi i Shqipërisë në Bashkimin
Europian.
Ju
zoti kryeministër nuk e njihni masën, nuk e dini as nuk doni ta dini se’ mjaft
është mjaft’. Prandaj dhe sa herë që ziheni në skandale zëri juaj tingëllon
fort në veshët e shqiptarëve. Këta tinguj që nxirrni nga fulçitë tuaja
prodhojnë kundër-akuza monstruoze ndaj atyre që bëjnë publike skandalet tuaja.
Prodhoni babale e antibabale, habilaj e anti-habilaj, shullazë e anti-shullazë.
Të gjithë këta e të tjerë i merrni në mbrojtje, ndërkohë që shpërthen ndaj
kundërshtarëve tuaj, sikur keni përpara armikun shekullor të shqiptarëve. Këtë
sjellje e dikton nevoja për të kënaq etjen për pushtet e për para, zoti Rama.
Ndryshe nuk do silleshit kësisoj me opozitën e vërtetë dhe krejt miqësisht me
kriminelët e madje dhe me ata që rrezikojnë kombin shqiptar, përkatësisht me
Aleksandër Vuçiç. Duket se presidenti i Serbisë nuk bën pjesë në grupin e atyre
që ju rrezikojnë ambicien e pushtetit. Përkundrazi, ai ua nxit këtë ambicie në
stilin e elozheve të tipit ‘lider global’. Po kështu kriminelët që ju merrni në
mbrojtje dhe i nxirrni nga burgu, edhe atëherë kur janë dënuar përjetësisht!
Ju,
zoti Rama nuk doni ta njihni veten, sepse duke mos bërë këtë, e keni më të
lehtë t’u imponoheni të të tjerëve. Shumicës iu imponove me dhunë, me burgje,
me ligje exra, me padrejtësi, me imponim, me sharrim këmbësh, apo prerje gjuhe,
më gjoba, me heqje nga puna, me kontrolle diskriminuese të biznesit, me
përjashtim nga projektet, madje dhe nga e drejta për shkollim, për punë, për
ndihmë sociale dhe në fund këtë shumicë e kualifikove si pakicë.
Kjo
ndodh se ju nuk e doni paqen, ju doni luftën, konfliktin. Përmes konfliktit të
brendshëm ju, jo vetëm shtoni peshën e pushtetit mbi shpatullat tuaja, por edhe
peshën e krimit politik dhe ekonomik. Kontrolli i pushtetit për ju do të thotë
kontroll i pasurisë kombëtare, d.m.th grabitja e pasurisë kombëtare, derisa
bëtë ligj për administrimin e arit e thesarit . Prandaj shpikët PPP-të e
famshme, që po sjellin jo vetëm fundin e pushtetit tuaj, por rezervojnë edhe
një fund të tmerrshëm për Shqipërinë.
Megjithëse
është vonë, shumë vonë, ju duhet të bisedoni me koshiencën dhe subkoshiencën
tuaj zoti kryeministër dhe të vendosni ta njihni veten tuaj. Nëse e bëni këtë,
atëherë do të nisni të reflektoni, të njihni përgjegjësitë tuaja për
katastrofën, së cilës i jemi afruar dhe të shpëtoni çfarë mund të shpëtohet!
Kjo kërkon që ta kontrollosh egocentrizmin tuaj, ta kufizosh atë, për të kuptuar
se jeni njeri prej gjaku, kockash, mishi e uji dhe si i tillë nuk do të jeni i
gjithmonshëm në këtë botë, pra duhet të kujtosh se vdekja do ju rezervohet edhe
ju. E kush është i vetëdijshëm se vdekja nuk kursen askënd, ai bëhet njeri.
Ndryshe tejkalohen edhe limitet e kafshës!
Ndalo
së paku para hundës tuaj zoti Rama, që të ndalojë dhe rrokullisja e
pashmangshme e vendit dhe popullit që ti drejton! Ndryshe ju do të shkoni në
p.s, por do merrni me vete edhe sigurinë dhe paqen e Shqipërisë e të
shqiptarëve!
Tiranë, më 31.07.2019