E enjte, 28.03.2024, 10:26 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Serbisë i mungon guximi të lirohet nga krimi

E marte, 30.07.2019, 07:10 PM


Serbisë i mungon guximi të lirohet nga krimi

Nga Dedë Preqi

Kosova e fitoi vetëqeverisjen e vet me 2008, me çrast shtetësinë e saj e njohën shtetet më të fuqishme të botës në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj miqë, duke besuar se ky vend i ka forcat e veta të zhgjedhura që do të jenë në gjendje ta mundin çdo dogmatizëm që pengon rrugën zhvëllimore të këtij vendi, i cili synon në mënyrë graduale, dhe një ditë të bëhët shoqe e ngushtë e familjes Evropiane.

Tek e fundit Serbia nuk ka rëndësi që ta njoh shtetësinë e Kosovës, por ka rëndësi pengimi i saj dhe lobimi që ajo bënë në çdo skutë dhe në çdo vend kundër Kosovës, që ky vend të mos inguadrohet dhe përfaqësohet në organizatat  ndërkombëtare. Dhe pas shenjave mjaft serioze që jep Serbia lidhur me këtë çështje, vendit tonë i mungon një aktivitet më dinamik dhe unitet serioz i lidershipit të Kosovës, për t’u vënë në kërkim të gjurmëve mbi të cilën mbështetet kjo iniciativë e ç’lobimit të Kosovës.

Kosova nuk do përfitojë aq shumë me njohje formale nga shteti i Serbisë, sepse këtij vendi i mungon guximi, që të lirohet nga krimi, e cila është e zhytur deri në fyt me mëkatet e viktimave të pafajshme dhe përshkak se ky servis politik i udhëheqjes së fundit që e ka sot Serbia, edhe në perudhen e pasluftës është i njëjtë me periudhën millosheviqiane, duke mos e ndryshuar aspak kursin politik ndaj Kosovës.

Dhe për këtë shkak rrjedha e ngjarjeve dhe e mosmarrëveshjeve ndërmjet këtyre dy vendeve po neglizhohet dhe nuk ecën në ritmin e duhur për të krijuar një stabilitet ndërnjerëzor, sepse protaginistët që udheheqin sot politikën e Serbisë, jo që frikësohen të bëjnë gjënë e duhur, por duke qenë lojal edhe jo racional karshi Kosovës, ata në këtë mënyrë divergjenciale i japin kohë dhe jetë pushtetit të tyre.

Kujna do i shkon në mendje se një ditë këta bashkëpunëtor të Millosheviqit, që i gjeneruan  rrugët e krimit dhe gjenocidit në Kosovë dhe në rajon, do të pendohen një ditë dhe do kërkojnë falje popullatës shqiptare dhe të tjerëve, për të hapur mundësinë e një dialogu të sinqertë ndërnjerëzor, ashtu sikur i ka «hije» një shoqërie njerëzore, jo gjithëherë ta kultivojë luftën, por të jetë në gjendje njëherë ta kotrollojë vetëvetën dhe ta kultivojnë paqën në prani të botës.

Pse kjo armiqësi të vazhdoi edhe më tutje deri diku e njëtrajtshme, që nga periudhat e më hershme e deri me sot, dhe kjo plasaritje në mes këtyre dy vendeve e ka një kosto të madhe edhe për rajonin, që do të thotë se, pa prezencën dhe angazhimin e fuqive të mëdha, posaqërisht të SHBA-ve, nuk mund të riparohet lehtë paqa në mes këtij rivaliteti shekullor, por edhe jo me fajin e shqiptarëve.

Në fakt, edhe Evropa si organizatore dhe ndërmjetësuese e parë, vërehët se bënë lëshime me Serbinë, dhe nuk është e qartë se deri në ç’pikë mund të arrihet me qëllimet e tilla, sepse Serbia ka nevojë të disiplinohet dhe të çlirohet nga barra mesjetare dhe të pendohet për krimet e saj, të cilat janë akoma të freskëta, dhe shteti serb duhet të bindet se, rruga drejt Evropës i dikton kushtet e veta, e një ndër ato është edhe marrëveshja me Kosovën, përndryshe nuk ka rrugëdalje tjetër.

Serbisë i mungon guximi i lidershipit të saj që të lirohet nga krimi, të cilët përveq se kjo garniturë politike është prodhim direkt i  Millosheviqit dhe Akademisë së Shkencave të Beogradit, që kjo e fundit  ka punuar gjithmonë kundër shqiptarëve në përgjithsi, ndër të tjera qëndron edhe një kushtëzim tjetër dhe shumë i rrezikshem i grupacioneve çetnike serbe, me të cilët është e lidhur kjo strukturë politike dhe të cilët i kushtëzuan të qëndrojnë në pushtet, por duke u qëndruar mbrapa tyre dhe kontrolluar e përgjuar çdo hap të tyre, për të mos e ndryshuar kahen politike ndaj Kosovës.

Këta njerëz të kësaj politike janë të lidhur ngusht me këto grupe të krimit, edhe kundërshtarët e tyre i nënshtrojnë dhe i largojnë nga skena , ndonjëherë edhe i likuidojnë pa gjurma, sikur që ishte rasti i O.Ivanoviqit, të cilin vet e vranë dhe vet e vajtojnë, vetëm se ai dinte diçka më shumë se të tjerët për historinë e krimeve të kësaj garniture politike në krye me Vuçiqin.

Përveq tjerash, në Kosovë kërkohet domosdo një program pozitiv dhe më energjik, që do ta ndryshonte kahen e politikës me Serbinë dhe e cila në politikën e brendshme, do ti afronte të gjitha partitë politike, dhe së bashku të punohet dhe veprohet për një çëllim të përbashkët, punë të cilën nuk mund ta bëjnë hordhitë e tanishme udhëheqëse të këtij vendi, pa ndryshuar struktura e vjetër politike dhe zavendësimi i saj me një strukturë të re udhëheqëse, përndryshe drama e marrëveshjeve në mes këtyre dy popujve do të zvarritet dhe përseritet me vite të tëra pa ndonjë rrezulltat konkret, apo të frytshëm.

Mandej, për të rrumbullaksuar një marrëveshje politike dhe historike me Serbinë, kjo duhet të kushtëzohet me disa kushte të domosdoshme që do t’ia parashtronte Kosova, me të drejtat e veta sublime që i takojnë, sikur çdo shoqërie njerëzore.

Serbia duhet ti kthejë të gjitha kufomat e mbetura, të cilat i rrëmbeu gjatë luftës në Kosovë. Serbia duhet ti kthejë të gjitha dokumentet kadastrale dhe trashëgimitë tjera kulturore të Kosovës, të cilat i vodhi në kohën e luftës. Serbia duhet kthyer të drejtat e nëpërkëmbura dhe të tjetërsuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Serbia duhet të heq dorë nga politikat e saj luftënxitëse, të cilat po i servon në Veriun e Kosovës. Serbia duhet të heq dorë nga organizimi i saj që lobon kundër Pavarësisë së Kosovës. Dhe Serbia, që të arrinë një marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën, duhet të heq dorë nga logjika e sundimit dhe konfrontimit të përhershëm të nacionaliteteve tjera, që dëshmohet me hendekun e saj gjithnjë e më të thellë ndërnacional në tërë rajonin dhe më gjërë.

Dihet fare mirë se akoma popullin serb e mundon masovikisht miti mbi madhështinë e vet historike, mbi tragjizmin, sikur nuk kanë mësuar asgjë në Luftën e Dytë Botërore, apo ndoshta Hitleri në të vërtetë pasa qenë i çmendur, por NAT-o, duhet të ishte mësimi më i mirë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora