E marte, 19.11.2019, 04:03 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mandrica fshat shqiptar në Bullgari

E hene, 29.07.2019, 05:19 PM


Mandrica fshat shqiptar në Bullgari

-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Një  këngë t’ bukur e kam marrë –

Do ta këndoj mirë e mbarë !

Për Mandricën – fshat shqiptar ,

Që shtrihet n’ shtetin bullgar !

Me gjithë zemër do t’ këndoj –

Me këtë fshat do t’ ju njoftoj !

I themeluar n’ vitin 1636 –

Që fort zemra ma ka dashtë !

E pa mundur t’ shkosh në ndo ‘i vend  t’ Evropës ,

Madje edhe  nëpër  ndonjë  vend të botës –

Që të kërkosh njerëz për të bërë ndo ‘i  çarë

Dhe t’ mos  gjesh  ndokund  familje  shqiptarë !

Diku  janë  t’ vendosur rishtazi ,

Diku me rrënjë thellë në histori ...

Duke krijuar komunitetin e tyre –

N’ vend t’ përshtatshëm t’ asaj natyre !

I tillë është fshati Mandricë –

I  themeluar  n’ tokë t’ Bullgarisë !

Nga shqiptarët që e kanë dashtë –

N’ vitin 1636 !

Ditët e fundit fshati Mandricë –

Është vizituar nga Ambasadorët e Shqipërisë !

Edhe ata nga  Kosova –

Edon Cana dhe Donika Hoxha .

Kanë takuar zonjat shqipfolëse të fshatit

Dhe kanë biseduar  për rrugët e fatit !

N’ kufirin jugor të  shtetit t’  Bullgarisë –

Është një fshat shqiptar që quhet Mandricë !

Ai është pjesë e rrethit të Ivajlovgradit ,

Që quhet Haskovo , vend ndodhja e fshatit !

N’ Bullgari ,  ky  fshat i rrallë shqiptarë  malësorë –

N’ vitin 2006 , kishte 75 banorë !

Në bregun e djathtë të lumit Bella Reka –

Është vendosë  Mandrica me  shtëpitë  e veta !

Në pikën më lindore të maleve Rodope –

Çdo ditë rritej fshati me njerëzit e kësaj toke !

15 kilometra , në jug t’ Ivajlovgradit –

Seç zhvillohej jeta rrugëve të fatit !

Dhe dy kilometra larg lumit Lluda Reke –

Formon vijën kufitare bullgaro – greke !

Fshati Mandricë u krijua më 1636 –

Nga  barinj ortodoks shqiptarë që shumë e kanë dashtë !

Që e furnizonin ushtrinë otomane –

Me produkte qumështi të kësaj ane !

Ata u lejuan të merrnin një copë tokë

Dhe të mos paguanin taksa asnjëri për kokë !

Punuan pa hile , ndërtuan shtëpi –

Krijuan familje dhe rritën fëmijë !

Pjesa më e madhe e shqiptarëve ,

Erdhën n’ shekullin e XVIII-të –

U vendosën në toka t’ bullgarëve ,

Nga rrethinat e Korçës , ku kanë pas jetë !

Nga rajoni i Sulit , në shekullin e XIX –të ,

Që ndodhet në Greqinë e sotme si vend i vërtetë !

Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote –

Deri në shekullin e 19 – të, si perla të kësaj bote !

Kur fustanella u zëvendësua nga pantollanat thrakiane ,

Ndërsa veshjet e grave u ruajtën autoktone të kësaj ane !

Deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi –

Veshjet kombëtare shqiptare ishin për lakmi !

Në shekullin e 19 – të –

Mandrica ishte një qytet i vërtetë !

I  vogël shqiptarësh në rrethin e kësaj tokës –

Që jetonin t’ lumtur në kazanë e Dimotkës !

Në vitin  1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi ,

Me rreth 1080 banorë shqiptarë , me gra e me fëmijë !

Në 1908 , burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh –

Shumica e të cilëve fliste edhe greqisht , si grekë shqipfolës “!

Profesionet kryesore ishin rritja e mëndafshit ,

Kultivimi i duhanit , në fushat e rrafshit !

Zhvillohej artizanati , po edhe tregtia –

Me vegla të punës dhe nëpër shtëpia !

Fshati kishte tre institucione arsimore greke :

Një shkollë për djem , që mësonin  para  dreke !

Një shkollë për vajza , që mësonin me kërrabëza

Dhe një kopsht fëmijësh , që luanin djem e vajza !...

Gjilan, më 20.07.2019.

Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT