E enjte, 21.11.2019, 06:33 AM (GMT)

Komente

Aurel Dasareti: Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan lartë në qiell

E hene, 29.07.2019, 06:13 PM


Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan lartë në qiell

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Kushdo që është bërë i dehur nga fuqia (pushteti) dhe ka përfituar prej saj, nëse vetëm për një vit, kurrë nuk do të heq dorë prej saj vullnetarisht. Horrat janë shumë frikacak, por pasi në ju shikojnë do burra të pavendosur, nuk u trembet syri. Dhe, do ta çojnë në vend amanetin e armiqve me të cilët kufizohemi por jo vetëm, që Vendi dhe emri jonë të vdes përgjithmonë.

Ju nuk mbyteni duke rënë në ujë, por duke qëndruar shumë gjatë nën sipërfaqe.

***

Jemi të vetmit në botë që e kemi bërë kozmopolitizmin një identitet kombëtar.

Të vetmit në botë që i lutim pushtuesit t`ia dhurojmë edhe pjesën tjetër të tokës.

Guximi, besnikëria dhe trimëria prej kohësh nuk është më një virtyt që është vendosur lartë në ideologjinë e shtetit amë, Kosovës, trojeve tjera jashtë kufirit të imponuar dhe mentalitetin e shqiptarëve.

Është Tradhti Kombëtare të lejohet në Shqipëri (dhe Kosovë) biznesi i pushtuesve dhe shteteve tjera armiqësore si Rusia, Kina etj që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kriminalitet dhe Tradhti Kombëtare t`u shesësh apartamente në bregdet të huajve që me kohën do të shtohen shumë dhe do të na kolonizojnë; do t`i blejë Rusia të gjitha.

Kriminalitet dhe Tradhti Kombëtare alarmante privatizimi i zonave bregdetare (plazheve publike-shoqërore) në të cilat lahen, shëtitin dhe i rrezitin vithet të huajt, ndërkaq shqiptarët (95% të varfër) as që mund t`u afrohen. Plazhet më përpara janë të të gjithë shqiptarëve, dhe ata do të lahen dhe rreziten aty pa pagesë, ore kriminelë të fëlliqtë!

Tradhti Kombëtare të përdorësh policinë të prish Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe terrorizon popullatën me gaz helmues  dhe shkopinj, e të mos kontrollosh kufirin shtetëror, ku hyjnë lirisht “refugjatët” fals afrikan, arabik e aziatik pa pyet fare të zotin e shtëpisë, dhe që do të mbeten e trashëgojnë atë që u takon pasardhësve tanë. Shtetet e BE-së që Shqipërinë nuk e marrin aspak seriozisht, e kontrollojnë kufirin e vet.

Tradhti Kombëtare, katastrofë alarmante që për shkak se shteti i horrave nuk siguron mirëqenien e popullatës, të rinjtë ikin. Vendi boshatiset, kanë mbetur thuajse vetëm pleqtë.

Shqipëria është në errësirë morale-shpirtërore. Pasoja e kësaj është se Shqipëria (e gjithë shqiptaria) shpejt shpërbëhet, nëse nuk zgjohemi menjëherë.

Në gjithë botën Tradhtia ndaj Vendit sjell ndëshkimin më të rëndë për keqbërësin; ndryshe nga dy shtetet tona të dështuara, për shkak se janë kapur nga minjtë e ujërave të zeza, ku asgjë nuk funksionon normalisht.

***

Zyrtarë të kompanive të huaja në shtetin tënd. Të gjitha vendet që kanë miratuar një model të tillë të drejtimit (menaxhimit), në një ritëm të shpejtë, e kanë sjellë ndarjen e shoqërisë në: disa njerëz të pasur dhe shumë njerëz të varfër.

***

Trashëgiminë pellazge/ilire që shqiptarët nuk e duan.

Vetëmohimi shqiptar, sakrifikimi i interesave kombëtare për të mirën e armiqve. Armiku e urren atë trashëgimi të lavdishme më shumë se sa shqiptarët e duan. Dhe sa më pak që shqiptarët e duan atë, nuk duhet të ketë kaq shumë armiq për ta fshirë nga historia jonë dhe t`ia përfshijë (shtoj) historisë së tyre false, duke e përvetësuar tonën.

Kështu që, bota do të na konsiderojë si ardhacak nga Azia (saktësisht siç lehin barbarët e ardhur nga Karpatet etj) e jo si i vetmi popull autokton i Gadishullit Ilirik (Ballkanik), që gjatë gjithë historisë jeton në trojet e veta etnike, pjesa më e madhe e së cilës është pushtuar nga fqinjët ardhacak që na rrethojnë. Si ardhacak pushtues, ti nuk mund të kesh aq të drejta sa fqinjët “autokton”, dhe BE “demokratike” na neglizhon (injoron).

Po si të kujdeset për ne kur vet plehrat shqipfolës duan ta bindin që Dardanisë (Kosovës) antike t`i bëhet copëtimi i radhës për t`ia dhuruar Serbisë?

***

Kur një i çmendur udhëheq shtetin.

Shqipëria dhe Kosova të kapura kryesisht nga tre horra (kryesorin prej tyre e vranë serbët në 1998-99 dhe pas luftës e ngjallën, Halleluja), kalojnë nëpër një nga periudhat më të këqija në historinë e saj (tyre) në të gjitha frontet.

Armiqtë e mi të vërtetë janë ata që morën kontrollin e këtij vendi dhe e konsideruan atë si pronën e tyre personale për 30 vjet. Ata plaçkitën çdo centimetër katror dhe mendonin se po i bënin popullit një favor. Ata shfrytëzuan varfërinë, urinë  dhe mungesën e arsimimit kur rekrutuan të rinjtë në forcat e rendit dhe i bënë ata të sulmonin këdo që kundërshtonte. Më besoni, fundi është afër këtyre njerëzve. Dhe unë ju lutem për të marrë pjesë aktive në ndryshimet pozitive, largimin e mafiozëve aktual (në bashkëpunim me disa oligark) që e kanë kapur shtetin, sepse Shqipëria (dhe Kosova) nuk do të ndryshojë nëse thirrjet tona të betejës shkruhen  vetëm në Facebook.

Arsyetimi i disa pseudo-intelektualëve se edhe paraardhësit e këtij regjimi ishin të këqij, prandaj edhe ti nuk lëvizësh nga kauçi, nuk e falën indiferencën tënde. Indiferenca është më seriozja nga sëmundjet e shpirtit.

Nëse edhe më përpara ka sunduar një psikopat, nuk do të thotë se ne do ta lejojmë të sundoje psikopatin e radhës. Nëse edhe më përpara ka pas shumë vrasës, nuk do të thotë që ne t`i tolerojmë dhe falim vrasjet e vrasësit të tashëm. Kjo sepse ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por vetëm të marrim mend prej saj, dhe të mos lejojmë rreziqet e tanishme.

***

Çdo shantazh (politik apo ushtarak) nga armiqtë e huaj, patjetër të kundërshtohet menjëherë, qysh në fillim. Nëse zmbrapseni përpara atij që të kërcënon dhe frikëson që të veprosh kundër dëshirës tënde (t`ia japësh Trepçën, Liqenin e Ujmanit), ai nuk do të ndalet, por do të keni gjithnjë e më shumë kërkesa.

Shkundni kombin dhe zgjoni popullin. Ne nuk e japim më asnjë milimetër të atdheut tonë.

***

Shqipëria lindi burra të fortë, që rrezatuan lartë në qiell. Ata gjithmonë ishin besnikë ndaj vendit të tyre. Dhe luftuan kundër të gjitha frikave të brendshme. Duhet që ne të gjithë të bashkëpunojmë për të ndryshuar Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare. Ata nuk mund ta bëjnë këtë vetëm.

***

Fitorja do të jetë e jona, sepse ne luajmë me kartela të hapura. Sepse ne nuk i kuptojmë politikat, kompromiset, negociatat dhe mashtrimet e lira. Fitorja do të jetë e jona, sepse lotët tanë vijnë nga zemra. Sepse ëndrrat tona janë të drejta. Sepse ne kemi një aftësi të natyrshme për të dashur atdheun. Sepse shpresa tani ka ndërtuar një kështjellë brenda nesh. Fitorja do të jetë e jona, sepse ne më tepër zgjedhim të vdesim me nder se sa të jetojmë pa dinjitet. Fitorja do të jetë e jona, sepse Shqipëria (dhe Kosova) vjen më parë dhe është më e madhe se çdo gjë.

Le të lejojmë zgjimin e shpirtit luftarak. Portat e lirisë janë të hapura.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT