Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Edhe ilirët shkruanin pellazgisht

| E diele, 28.07.2019, 06:15 PM |


Edhe ilirët shkruanin pellazgisht

Shkruan Fahri Xharra

Historia e lashtësisë na tregon shumë gjëra të lavdit por edhe vetë-turpërimit. Fillimi i historisë nga “Nëfillimet” , vazhdimi i historisë deri në fundosjen e Atlantidës, pellazgjia, Iliria, Thrakia,  Dardania të mohuar dhe të harruara  edhe pse me qëllim të bëjnë krenar.

I kam dy epoka historike të para eres sonë të cilat nuk arrij t`i kuptoj aspak, Lindja e Greqisë –shek.  8- të para nesh dhe Lindja Perandorisë së Romes, tre shekuj pas saj të cilat u ndërtuan mbi ne dhe me ne. U ndërtuan në tokat tona nga vet ne- por me një qëllim tjetër, përveç  lakmisë për pasuri, famë dhe  …këtu ndalem , se  ku ishte qëllimi tjetër.

U krijuan dy krijesa reale të cilat sunduan dhe e prapshtuan çdo gjë nga vetevetje- vetëm e vetëm që të largohen nga vetvetja. Ata kriujuan shumë gjëra,Roma sundoi mbi një mijë vjet gati gjysmën e botës,  duke ekrijuar një histori të re e cila ishte vetëm kopje e së kaluarës së popujve të cilët i vrau dhe i shkatëtërroi- e që fundi i fundit ishte vetvetja. Luftat e romakëve ishin luftëra vëllavrasëse. Kush ishin romakët, linden  si feniksi nga hiri i vetvetes dhe u zhduken po ashtu nga vetvetja- por me pasoja të rënda prapë për popuj vëllezër të një rrënje.

Po grekët? Edhe ata lindën nga vetvetja me mohimin turpërues të çdo gjëje nga e kaluara e vetvetës.  Grekët e krijuan një gjuhë teknike të cilën e kuptonin vetëm ata që ishin në fuqi pushtetare dhe fetare, e “ vjedhën”  alfabetin e vet, e cunguan  dhe dolën në skenë se me ata fillonte historia, ose me “ata” kishte “ filluar historia. Një gjë që nuk e kishin menduar ishte se ishin vet ata, me petkun e vjetër por me një lavdi të re.

Sidoqoftë, sot e kam si qëllim me pak fjalë të e them atë që më ka rënduar tërë kohën e pjekurisë sime : pse ilirët nuk e shkruanin gjuhën e vet?  Pa e zgjatur shumë, ata e shkruanin dhe e flisnin, po ç`i bëjnë shkatërruesve të lindur nga vetvtja që asgjësuan çdo gjurmë Ilire ?

Nëse romakët pë 500 vjetë e fillimit të tyre ederi në fillimin e epokës së re shkruanin etrusskisht,        ata edhe kanë folur etruskisht.  “Latinishtja’ për qindra vjet shkruhej, me shkronja ilire- pellazge       (janë provat, të cilat do i spjegoj më gjerë dhe me fakte , pak më vonë). Edhe Latinishtja ishte një gjuhë teknike e cila përhapjen e saj  më të madhe e pat pas epokës së re, se sa në kohën kur sundonte dhe andej ku sundonte  Roma.

Por si “greqishta’ dhe latinishtja si gjuhë të dalura nga qëllimi i caktuar e jo nga dhuntia e zotit për komunikim, vdiçën.  Shqipja nuk vdiç, sepse ishte  nëna e këtyre dy gjuhëve artificilae.                       Ajo jeton edhe sot, dhe me ndihmën e saj i zbërthejmë gjuhët e fabrikuara nga vet ne.

Nëse etruskët, mesapët,  thraksait , popujt e Azisë së Vogël  shkruanin me shkronja  pellazge, ateherë pse ilirët të mos shkruanin në të njejtin alfabet?  Kur mesapishtje, etruskishtje,thrakishtja zbërthehen vetëm me gjuhën shqipe,po Ilirishtja ?

Studjuesi dhe zbërthyesi më i madh i etruskishtes  Mayani :  “Eshtë një shkrim etrusk shumë me rëndësi sipas prof Mayanit , i gjetur ne Shkoder vitet 1930 ate kohe kur hapej rruga e Shkodres,,,nuk di a është akoma pronë e muzeumeve shqipetare ? “ (  e gjetur në internet ,autorin e këtyre rreshtave nuk e di, mirë kishte me qenë sikur të më lajmërohej )

Miq të lashtësisë së kombit tonë, e vërteta është në duart tona. Të vërtetës duhet që t`ia japim edhe krahët që ajo të fluturojë rreth e për rreth globit.”Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i jepet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romës. Sa ka kundërshtarë ndër ne (ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete) ka, po aq edhe ndër të huajt. Interesant, nuk e duan të vërtetën dhe “studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan“ -thotë Mayani.Deri sa lajmëtari BBC  thotë se libri është në gjuhën e harruar etruske (in the lost Etruscan language ) Mayani na shpjegon se gjuha etruske nuk ka humbur se ajo lexohet nëpërmjet të shqipes.

Ky shkrim është pellazg i gjetur në tokat thrrake të Bullgarisë së sotme

Shkrim ilir : ?????? ?????? ??? ?????? ??? ???????? nga Kotsios Kotskas

teuta- (????????, ??? ????)

"?????????" * teutá- (????????, ??? ????), Oscan touta (????), Gaulish teuto- (????????)

ves- (?????, ????) (???? Vesclevesis - ??? ????????? ?????)

* wesu- (????, ????)

Ja edhe një zbulim interesant i shkrimit pellazg dhe  dhe vizatimi i xhubletës tek etruskët dhe tek dardanët

Edhe ilirët shkruanin pellazgisht ! Sikur ilirët mos të shkruanin ilirisht, nuk do ta kishim alfabetin e Elbasanit, shkronjat nga  Dhaskal Todri . Po , pse grekët  e rinj nuk deshën që shqipja të shkruhet me alfabet pellazg

Fahri Xharra,15.07.19

Gjakovë