Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fadil Halimi: Stinë e mërzitshme

| E diele, 28.07.2019, 08:00 AM |


FADIL HALIMI

STINË E MËRZITSHME

Çdo stinë e verës

nis me ngjyrën e syve tu

me shpirtin dhe frymën tënde

Nëpër secilën stinë të vitit

përcjell rritën dhe pleqërinë

e të dashurve

Si flutur i kthehesh vendlindjes

me valixhet e mbushura

plot ëndrra e kujtime

Oh sa e shkurtër stina e verës

për të ndjerë aromën e luleve

rrugëve të fëmijërisë e të dashurisë

Në fundin e verës

i mbyll dritaret e shpirtit

e na i njomë faqet me lot

Deri në stinën tjetër të mërzisë

fluturo e dashur

për t’u kthyer sërish si flutur

Unë të pres

në vendin ku më ke lënë

duke e fshehur lotin në sy